Nga Ben Andoni
Ka mjaftuar përballja e kryeministrit të ri kosovar Albin Kurti me taksën ndaj mallrave serbe dhe imponimin disi jashtë kornizave të detyruara të SHBA-së për dialogun me Serbinë, që të shpalosen qëndrime të ndryshme sa i përket mbështetjes pro-amerikane në Shqipëri dhe në Kosovë. Debatet u ashpërsuan ditët e fundit në Shqipëri, kur veç akuzave ndaj presidentit Meta me gabimin foshnjarak të shfrytëzimit të imazhit të flamurit amerikan, e ndoqën politikanët e tjerë në garë për të treguar valencën e afrimit me SHBA dhe kuptohet shumica me justifikimin e borxhit të madh që Kosova dhe Shqipëria ka ndaj administratës amerikane në stade të ndryshme të arritjeve demokratike të dy shteteve shqiptare.
Në fakt, argumentit tonë i mungon një e dhënë thelbësore dhe ajo ka të bëjë me një studim të thelluar për anti-amerikanizmin në vend. Kuptohet se janë bërë matje për mbështetjen, por jo studime të thelluara për argumentin tonë. E, kjo, jo se rrjetit të ndryshëm të OJQ-ve në vend nuk i ka shkuar ndërmend apo se nuk do ta bëjë, por përgjigjet pothuaj dihen: Mbase të dhënat nuk janë ato të viteve të para ’90, kur shqiptarët pritën emisarët e parë të mëdhenj dhe sidomos pas investimit të SHBA në luftën e Kosovës, por shqiptarët janë në përqindje të madhe një komb pro-amerikan.
Perceptimit i mungon dhe një e dhënë shumë e madhe: Përcaktimi real se çfarë është anti-amerikanizmi në vitin 2020?! Në këtë qerthull, dy studiues Colin W. Lawson dhe John Hudson në artikullin e tyre Who is Anti-American in the European Union?-realisht treguan se pse termi anti-amerikanizëm është kaq shumë i zakonshëm në debatin publik dhe akademik në dekadën e fundit. Në fakt studimi është i vitit 2015 dhe si bazë ishin marrë të dhënat e Eurobarometrit 2003, 2005 dhe 2006, ku pothuajse 20% e të anketuarve të Bashkimit Evropian (BE), nuk pranonin politikën e SHBA në të pesë çështjet e shtruara prej anketave. Çështja kryesore që shtruan ata në metodologjinë e tyre dhe sfida e vërtetë ishte përcaktimi real se çfarë është koncepti i anti-amerikanizmit në ditët tona! Dhe, mes shumë referencave, që zgjodhën ata, ne kemi zgjedhur disa syresh: ajo që e përkufizon anti-amerikanizmin si “një model të vazhdueshëm të kritikës së rëndë të vlerave kryesore të Kushtetutës së SHBA” (Spiro.1988). Gati dy dekada më vonë, studiuesi i njohur Krastev (2004) e përkufizon anti-amerikanizmin si “kundërshtim të çdo politike thjesht sepse është miratuar nga qeveria amerikane”. Pak a shumë një mendim realist për këtë argument për të ardhur tek një studiues tjetër, i cili e sqaron ndryshe atë që e bashkon të gjithë këtë frymë. Studiuesi Fabbrini (2002) vëren se “. . . në Evropën (kontinentale), anti-amerikanizmi duket se është një nga ato pak filozofitë publike që mund të bashkojnë pjesë të mëdha të së Majtës, të Djathtës dhe të kishës katolike”.
Për t’u futur më në thellësi e për ta kuptuar më mirë anti-amerikanizmin duhet të kuptojmë sjelljen e Francës ku gjendet, sipas matjeve evropiane, një masë e madhe anti-amerikane në vend. Megjithëse me një lidhje historike të spikatur mes vete dhe shumë të vjetër Shtetet e Bashkuara nuk ia falën Francës borxhet e saj të Luftës së Parë Botërore. Nga ana tjetër, Presidenti Ruzvelt fillimisht e favorizoi Republikën e Vichy, ndërsa kërkonte një qeveri realisht ushtarake të pas luftës. Ndërkohë, studiuesit, të cilëve edhe iu jemi referuar në këtë artikull thonë se komentatorët francezë shohin një përplasje midis idealeve të civilizimit francez dhe avokimit amerikan për pikëpamjen e tyre ndaj demokracinë. Për Francën sot, demokracia amerikane ka çuar dhe përfshin një formë të papranueshme gati hakmarrëse dhe disi të paqartë të kapitalizmit (Grunberg, 2005; Todd, 2003).
Dhe, vimë në rastin tonë. Armiku më i madh i Shqipërisë socialiste nga 1946-1989 ishin SHBA-të. I gjithë narracioni dhe epika vendase kishte një metaforë, kalaja e fortë dhe e vogël, kundër gjigandit imperialist amerikan, burimit të gjithë të këqijave. Kuptohet se prej dekadash e kemi braktisur këtë narracion, por aman në koshiencë ka mbetur fuqia e errët amerikane dhe jo pak herë nën perceptimin ideologjik të Majtë dhe të Djathtë ka pakënaqësi sa i përket qëndrimit amerikan ndaj demokracive të vendeve të ndryshme. E jo krejt rastësisht, të gjithë zyrtarët e lartë shqiptarë i kanë sjellë probleme SHBA-së. Berisha me embargon, Nano me paqartësinë e tij me Millosheviçin, Meta me problemet e tij jo të pakta dhe Rama në fund me kritikat e tepruara ndaj presidentit Trump në momentin e kandidimit. Pra, edhe pse i detyrohemi absolutisht SHBA-së nuk mund të harrohet se jo pak herë fërkimet tona kanë qenë jo të vogla. Disa nga votimet e Shqipërisë në OKB, disa qëndrime të saj specifike me probleme që nuk shkonin me Amerikën realisht kanë treguar probleme jo thjesht moskuptimi në palën shqiptare. Nuk është rasti ynë të flasim për Kosovën, krijesën e SHBA në Ballkan, por një gjë nuk duhet harruar: Disa herë administrata amerikane ka folur përtej vijave për zyrtarët kosovarë që ajo ka mbështetur. Kuptohet se përballja shqiptare është pothuaj e padukshme në SHBA, që nëse nuk do kishte ato struktura në Departament me përgjegjësi të mëdha dhe specifike për rajonet në botë, atëherë shumica e zyrtarëve të saj as nuk do e dinin fare se ku binte Shqipëria.
Por, tashmë na mbetet të perceptojmë realisht SHBA-në, qëndrimin tonë dhe realisht pse e duam ende atë në këtë masë, që ta kemi dhe mbi të gjitha pse jo pak herë dalin zëra debutues, që po sjellin një si frymë anti-amerikanizmi? A po ravijëzohet një frymë evropiane mbi atë amerikane për hir të procesit të integrimit? Apo SHBA e ka mbaruar misionin, që e artikuloi dikur Presidenti Bill Klinton në Asamblenë e Përgjithshme të OKB në Shtator 1993: “Lufta e Ftohtë ka mbaruar. Bota nuk është më e ndarë në dy kampe të armatosur dhe të mllefosur. Kanë lindur dhjetëra demokraci të reja. Është një moment mrekullish”.
A duket se jemi në një stad, që po duam ta braktisim mrekullinë e demokracisë, që identifikohet me SHBA-të, për t’u zhytur si gjithnjë në atë batakun tonë? Ndoshta, por klasa e re e politikanëve shqiptarë po e kërkon identitetin më shumë në kontinent dhe me narracione të tjera. Për këtë na duhet një studim, në mënyrë që Albin Kurti dhe Edi Rama të shohin realisht sesa duhet t’i llogarisim SHBA-të edhe në të ardhmen si aleatin krysor. Por detyra më e vështirë për të gjithë duket se është dilema jo fare e thjeshtë: a po vjen anti-amerikanizmi në vend?! (Homo Albanicus)
-Referencat janë shfrytëzuar nga artikulli Who is Anti-American in the European Union i Colin W. Lawson dhe John Hudson.
Nese….gjithmone nese vjen antiamerikanizmi ne Shqiperi ,atehere ky do ishte fundi i Kosoves dhe fillimi i copetimit te Shqiperise !
Si mund tja lejojme vetes te jemi ne te njejtin front me antiamerikanizmin grek dhe ate serb ,dy armiqte tane historik ??
Antiamerikanizmin foshnjerak e kemi peshqesh nga mbeturinat sllavo – komuniste – hoxhiste !!
plehre turke,antiamerikoni[dhe anasjelltas] ka vec nje identitet: MUSLIMON BROTHERS!
Ylli – Amerika apo cilido shtet tjeter i fuqishem, nuk ndan apo bashkon shtete ne baze te ‘ pro ‘ apo ‘ kunder ‘ .
Mund te jesh pro Amerikan apo anti Amerikan dhe te kesh perfundimin e njejte.
Asht gjeo-politika ajo qe leviz kufijt, nuk asht deshira apo inati .
Nese kerkohet ndarja e Kosoves, antiA eshte pak
A do vije?! Pyetje idiote. Klasa politike e krijuar nga Ramiz Alia ne gjenezë eshte antiamerikane. Ketu ka qene per 30 vjet.
Klasa Politiker ne Shqiperi me veprimet,mosveprimet, vjedhjet dhe servilizmin e saj po punon nen rrogoz tashme per nje kohe te gjate per ti bere te gjithe Shqiptaret anti Amerikan dhe anti njerzor.
E nuk behen antiameriks shqiptart or jo.
Edhe n koh t Enver Dulls keng amerikane ngjonin.
Aqsa behet bythqimi kundra kar jaranit
Po aq mund t behet shqiptari kundra amerikanit.
Esht kjo nje thenije e filozifit socjolog Noc Rrok Qinani.
o legena …..asnjehere amerika nuk ben dicka per shqiptaret…..e ben per innteres te vet…per kete te jenite sigurte….edhe ai kurva qe i bertet albin kurtit nje funderine eshte…..shqiptareve injorante keto u duken perralla……….nuk dua te flas sespse nuk ka shans ti gjendet fundi…..ALBIN KURTI ….ME MIRE PRANO DOREHEQJENE DHUNUAR NGA AMERIKANET SESA TE POSHTEREOSH SHQIPTARET…AMERIKA KOSOVEN-SHQIPERINE I PERDOR SI VEGLA PER INTERES TE SAJ
DO VIJ SI SDO VIJ….
NUK VJE ANTIAMERIKANIZMI NE SHQIPERI KURRE…PER TE VETMEN ARSYE SEPSE JU JENI TE GJITHE KURVA PERVEC ALBIN KURTIT…TE GJITHE POLITIKANET SHQIPAR JANE KURVA PA PERJASHTIM
TE THEM EDHE NJE GJE TJETER UNE..NUK VJEN KURRE SE SHQIPTARET JANE LEGENA…EDHE TI GAZETAR KURV SOCIALIST MOS I LIDH TE GJITHA ME ILIR METEN
Amerika ka 70 vjet qe ben genocid kunder Shqiperise edhe Shqiptareve.
Genocidi I tyre fillon me masakren e Shqiptareve ne Çameri,deri me masakren e Gerdecit edhe 4 te vrareve ne mes te sheshit ne 21 Janar e deri tek protesta e fundit e loksave ne 2 Mars.
Ne jemi Evropiane.Evropa eshte shtepia jone naturale.
Pse nuk ne lene te qete amerikane por kane pushtuar Shqiperine edhe Kosovon?
40 vjet genocidi Amerikan ne keto Troje!!!!
Komenti im vlen per ata shqiptare qe kane dinjitet akoma.E jo per te paftyre malokeri merceneriste.
Nuk behet fjale per anti-amerikanizem apo pro-amerikanizem . Behet fjale gjithmone per interesa strategjike politko-ekonomike, qe ne momente te caktuara kane rritjet dhe uljet e tyre .
Nga te gjithe eshte pare dhe vertetuar afeksioni i vecante i shqiptareve si komb per Ameriken . Po ashtu , ne jo pak raste , nderhyrjet dhe veprimet e forta te SHBA-se kane qene percaktuese e te fuqishme , dukshem ne mbrojtje te kombit dhe shtetit tone . Kjo ka qene nje strategji permanente e politikes se jashtme te SHBA-ve e sanksionuar gjate shekujve e dekadave , por qe ka gjetur te njejtin qendrim e mirenjohje perhere konstante ne kahen e kundert nga kombi yne ndaj Amerikes dhe kombit amerikan .
Ne gjithe kete afere miqesie politike Amerike- Shqiperi dhe komb shqiptar , nuk eshte se nuk ka patur momente jo te mira dhe influenca nga brenda e nga jashte per ta minuar e demtuar per qellime nga me te ndryshmet, por ma se shumti ato kane konverguar gjithmone nga sulme dhe qellimet grabitqare te fqinjeve tane shoviniste , Greqise e Serbise . Dhe dihet boterisht, se ne keto sulme , keto dy shtete me lidhjen fetare te ortodoksise , jane mbeshtetur e perkrahur gjithmone nga Rusia .
Edhe kur ishim nden zgjedhen osmane , Turqia na ka perdorur ne dhe trojet shqiptare si placke tregu sa here qe humbte beteja ndaj Rusise ne rajonet jugore te perandorise ruse .
Edhe sot , duhet me u ruajt nga afrimi dhe konfliktualiteti ruso-turk .
Por nuk duhet te habitemi dhe mos e marrim ne konsiderate ne momentet aktuale dhe afrimin e konfliktualitetin Putin-Tramp si dhe faktin e te qenit , njeri despot e i gjithepushtetshem i rrezikshem e me fuqi te madhe ushtarake nden urdherat e tij , e tjetri biznesmen qe ka ne gjak interesin e fitimin , por edhe qe ndodhet ne prag zgjedhjesh ku ai pretendon nje mandat te dyte . Ka disa kohe , qe per kete mandat te dyte po perpiqet te japi pershtypjen e nje lideri boteror ne skakieren politike duke u perfshire gjoja ne marreveshje te ndryshme me qellim arritjen e paqes , por qe ne fakt deri me tani kane bere dhe dhene efektet e kunderta . Edhe ne mardheniet me partneret strategjike , tek Trumpi mbizoteron nje politike interesash dhe konjukturale se sa strategjike . Serbia dhe serbet vrane e prene gjysmen e Ballkanit dhe jo vetem si hyri gjemb ne kembe , jo vetem nuk kerkoi asnje falje , jo vetem qe ka mbetur po ajo Serbi nacional shoviniste e provokatore e perhershme ( Kudo ne ish Rebublikat – Bosnje, Mal te Zi , Maqedoni , Kroaci e me Kosoven ) , por po paraqitet kudo si e viktimizuar duke vazhduar lidhjen shekullore me te gjitha format e forcat me Rusine .
Kur keto gjera i dijne pa perjashtim te gjithe aktoret kryesore e ndihmesit e tyre te politikes amerikane dhe europiane , dalja ne krah ndaj Serbise kunder interesave dhe te drejtave shteterore te Shqiperise , Kosoves , Kroacise , Malit te Zi , Bosnjes e Maqedonise , bien ere xhambazlliqesh . Kete e pohoi me te madhe dhe vete presidenti i Serbise Vucic kur deklaroi , se duhet te fitojme dicka edhe ne
, pra, jo vetem Amerika , Rusia , etj , por dhe ata . Me kete rast nuk jep llogari me per asgje , si te genocidit , dhunes, vrasjeve dhe plackitjeve shekullore, por edhe per ato te fresketat, te cilat don me i mbyll duke grabit deri ne fund . Serbia eshte mashtruesja me e madhe politike ne Ballkan . Trampi do me i shit arme amerikane , dhe Serbia i nxjerr perpara taksen e Kosoves , qe jo e demtoka , por po ja rrenon fare te ardhurat , dhe nderkohe blen arme e shume gjera te tjera nga Rusia . Trampi ben sikur nxehet ama pazaret jane
bo . Nga vendet e NATO-s ma shume nga te gjithe duhet te jete SHBA-ja, qe duhet t’i dali ne mbrojtje shqiptareve , sepse dihen historikisht dhe konkretisht lidhjet dhe pazaret e vjetra te kancelarive te Europes me Perandorine Ruse , por dhe lidhjet e ndryshme te interesave ekonomike te te gjithe ketyre shteteve me Rusine .
E keqja jone qendron ne faktin se, me gjithe se krahina shqiptare e Kosoves u clirua dhe u shpetua nga dhuna , genocidi , plackitja dhe strategjia shperngulese e Serbise , shpalli e fitoi pavaresine nga Serbia , nuk u perkrah nga shteti ame per njehsimin e shume gjerave e problematikave , por mbi te gjitha , ate te konkretizimit te nje politike te vetme kombetare ne perballje me gjith boten e jashtme , miqesore e armiqesore .
Percarjet , sabotimet , ndoshta elementet e tradhetise por dhe UNI i disa krereve na ka bere te dobet karshi botes e vecanerisht karshi armiqve te perhershem , fqinjeve shoviniste .
Une s’kam mend per vehte , e jo ti jap te tjereve , ama dicka e kam shprehur si per qeverine e Kosoves dhe per kete te Shqiperise ne lidhje me qendrimet e njehsuara ne politiken e jashtme kombetare .
Merrni ne konsiderate dhe mbani si keshilltare per politikat e jashtme sidomos ato Ballkanike e Europiane disa nga korifejt e diplomacise shqiptare nga Shqiperia , pa perjashtuar edhe ndnje nga Kosiova , por qe nuk i njoh e dij .
Behet fjale per Shaban MURATIN , Bashkim ZENELIN , Dashnor DERVISHIN dhe Prof. e te Drejtes Nderkombetare , pjesmarresin ne Rambuje z. Ksenofon KRISAFI .
Mbi dhjetra here e kam sugjeruar kete per qeverine e Kosoves dhe tonen . Te tjeret jane duke bere politike te rende karshi nesh si shtete e si komb , madje , me krahmarrje , po na konfliktojne edhe me miq strategjike , prandaj s’duhet me ndejte e me vepru si fillestare karshi kesaj zhurme dhe nderhyrje agresive kundra nesh .
Ben Andoni
Po te isha prokuror,ti tani do ishe nen arrest per tradheti kombetare.
Kosova eshte shpikje amerikane?!?!?!
E padegjuar nga nje shqiptar kjo qe shkrove.
O i ndyre…po kroacia,maqedonia,bosnja,etj,jane “shikje” amerikane?!
#####
Mero,si lejohen keto “ide” te shfaqen ne gazeten tende?!
I gjith myslimanizmi eshte Kunder amerikes!
Arabia saudite e ka Zen e keqja e parave qe Jan depozituar ne USA se Po ti kish ne bankat e saja e Para ish qe te luftonte USA-ne!
Kush punon e i sjell te ardhura amerikanve je i Mire per ta,Kur te ardhurat ikin diku tjeter,te futen zjarin ne mes te shtepise e Pa e kuptuar se nga te erdhi flaka!
Amerikanet Tallin bythen me islamin shqiptar e Thon se ku i gjetem kta karra qe Marosenn mbas nesh!!!!!
Anti amerikan jane vetem te koruptuarit dhe hajdutet e parave publike e jo populli liridashes shqipetar .
Mos e vrisni mendjen me fillozofi. Klasa politike Shqiptare ka shkuar gjithmone me me te fortin simbas thenjes Ruse: “kush ka shkopin ne dore eshte tetar”.
I ke ngateruar komplet gjerat cfare ndihme ka mare shqiperia nga amerika ( te kuptohemi nuk jam anti- amerikane )
Me ndarjen e kufijve fuqite e medha fute brenda ameriken e coptuan shqiperine .
Ne luften e dyte boterore i vetmi vende qe i clirua pa ndihmen e amerikes ishte shqiperia ( i referohem canali 5 francais )
U largua enver hoxha nga traitait varshaves nuk i beri ftese amerika per te hyre na nato
Per rrezimin e dictatures komuniste asnje ndihme .
Na premtuan nje cek i bardhe qe gramoz pashko i ndjere berrtiste votoni per ne ja ceku i bardhe shifren vendoseni vete dhe moren gishtin e mezit .
Kjo me bene te dyshoje te kosova se thone te njejten gje firmosni se do keni ndihma te medha po per ndihme nuk besoje.
shqiptaret nuk jane asnjehere anti amerikan po duhet kujdes nuk duhen perdorur termat si ne kosove amerika miku jone , aleati jone , partneri jone
Amerika nuk eshte as mik as aleat dhe as partnere i kosoves kush e besone eshte naive amerika ka interesat e saje une nuk jam capable ti kuptoje nese jane ne interesin ton apo kundra nesh.