Shpëtoni kryetarin Basha!

7 Mars 2020, 11:24Blog TEMA

Nga Roland Qafoku

Vetëm 48 orë nga manifestimi i 2 marsit, në një status në faqen e tij në “Facebook”, Presidenti Ilir Meta tregoi se me aksionin e tij politik ka trazuar jo vetëm mazhorancën, por edhe opozitën. Shkroi Meta:

“Mos u lodhni kot me konspiracione! Jam Presidenti i Republikës dhe lider i sovranitetit dhe unitetit kombëtar, në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë! Ky është projekti im i vetëm deri në 24 korrik 2022! Nuk synoj, as për Kryeministër dhe as për kryetar opozite deri atëherë”.

Nuk kërkon të kesh trurin e Leonardo da Vinçit për të kuptuar qartë se 2 orët e pasdites së 2 marsit në bulevard kanë ngritur pikëpyetje të mëdha për Lulzim Bashën: A po ia merrte Meta Bashës drejtimin e opozitës? Nëse një ditë Meta do të largohej nga Presidenca, a do të kishte opozita një lider të ri? Vërtet Basha tregoi se e mbështeste Presidentin.

Vërtet udhëzoi strukturat e PD-së të merrnin pjesë në manifestim. Vërtet doli edhe vetë në manifestim, por ama mungesa e protagonizmit, duke ia lënë të gjithë skenën Metës, tregoi qartë se diçka jo e vogël nuk shkoi me opozitën. Shtoji këtu edhe përvojën dhe stekën e lartë politike që mban përherë Meta, vërtet që Basha duhet të jetë ndier i mënjanuari i madh në ato dy orë në bulevard.

Kur të gjithë e dinë se kauza për mbrojtjen e Kushtetutës dhe i gjithë ai manifestim u bë kundër Edi Ramës dhe mazhorancës së tij, atëherë përse Presidenti gjeti kohën dhe mënyrën të sqarojë edhe liderin e opozitës se nuk e aspiron vendin e tij? Përse duhej ky sqarim kur protesta ishte kundër “kryepuçisit Kryeministër” dhe jo se kush do të ishte kryetar i opozitës?

Duket se Meta ose ka marrë ankesë të drejtpërdrejtë nga lideri i opozitës, ose me intuitën e tij ka kuptuar se në rastin më të mirë Basha ndihet i mënjanuar dhe në rastin më të keq i zëvendësuar. Në fakt, intuita e Metës nuk ka gabuar si në rastin më të mirë dhe në rastin më të keq. Dhe për dy ditë, kjo gjë është diskutuar jo pak nëpër studio televizive, në gazeta dhe portale. Vetëm mesditën e së enjtes Lulzim Basha u duk i qetësuar gjatë një takimi në Shkodër. Tha Basha:

“Manifestimi i 2 marsit ka filluar aksionin e shporrjes së tiranisë, duke mos përjashtuar pasimin e tyre me protesta opozitare”.

Këto fjalë tregojnë se Lulzim Basha është duke bërë lëvizje boshe, duke bërë protagonistin e madh edhe kur tashmë këtë rol e ka marrë Ilir Meta. Ndonëse me fjalë deklaron hapur mbështetje të aksionit të Metës, duket po aq hapur se ai ka dëshirë të jetë ai lideri, gjë që në fakt nuk e bëri.

Pas katër muajsh Lulzim Basha mbush 7 vjet në krye të Partisë Demokratike dhe bilanci i tij është më negativi në krahasim me çdo lider politik në këta 30 vjet te të dyja formacionet politike më të rëndësishme në Shqipëri. Që nga 23 korriku 2013, kur u zgjodh në krye të PD-së, e deri më sot kanë ndodhur:

1.PD humbi zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015.

2.PD humbi thellë zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017 pas një marrëveshjeje aspak transparente me Kryeministrin Rama më 18 maj pas protestave të çadrës.

3.PD dogji mandatet parlamentare dhe deri në 2021, për dy vjet e gjysmë, do të jetë jashtë sistemit.

4.PD bojkotoi zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, duke u vetëpërjashtua nga pushteti lokal.

5.PD organizoi gjatë pjesës së parë të vitit 2019 protestat më të dhunshme në historikun e saj, pas asaj të 14 shtatorit 1998 dhe disa episodeve përgjatë viteve 2001-2002, duke përmbysur imazhin e liderit paqësor të Lulzim Bashës, në një imazh molotovi.

5.PD largoi figura të rëndësishme historike të lidershipit të saj që nisin nga Jozefina Topalli, Arben Imami, Astrit Patozi etj., por edhe ata që e mbështetën Bashën si Arben Ristani, Edvin Kulluri, Arben Skënderi etj.

6.PD ka humbur besimin në masën e njerëzve dhe nuk ka krijuar një shtrat optimizmi në bazën e saj.

7.PD ka humbur besimin e ndërkombëtarëve dhe ka marrë shuplaka të rënda për disa vendime të saj ku më kryesori është bojkoti i zgjedhjeve.

8.PD zgjodhi dy herë Lulzim Bashën kryetar të saj në një proces të dyshimtë dhe të shoqëruar me shumë kritika nga konkurrentët dhe kundërshtarët.

9.PD ka humbur besimin dhe mbështetjen e shumë mediave dhe të shumë gazetarëve, që ndonëse janë shumë kritikë ndaj qeverisë, nuk mbështesin Lulzim Bashën, një rast unikal ky në këta 30 vjet.

Në këta 7 vjet, PD dhe lideri i saj premton shumë dhe nuk i mban këto premtime duke qëndruar gjithnjë e më larg zonës gri që çdo opozitë synon ta afrojë te vetja. Situata aktuale është akoma edhe më e rëndë për PD-në: lajmëron protesta ndaj tiranisë dhe ndërkohë është e ulur në tryezën për reformën zgjedhore.

Pas 7 protestave kombëtare që vijuan deri në qershor, në gusht të 2019-ës kryetari Basha tha se për demokratët nuk do të ketë pushime. Në shtator tha se do të rinisë uragani blu. Në vjeshtë uragani premtoi se do ta largonte Ramën. Pastaj uragani u zhvendos në dhjetor dhe më pas akoma në janar. Por, që nga korriku, PD ka 8 muaj që nuk organizon asnjë aksion të fortë politik, përveçse lajmërimeve se do të ketë protestë.

Ndodhur në këtë situatë, Lulzim Basha duket se nuk ka asnjë alternativë tjetër përveçse të vijojë të gabojë. Dalja në skenë e aksionit politik të Presidentit Meta solli rastin e parë në historinë e tranzicionit shqiptar që një president zëvendëson opozitën, duke treguar se sa hapësira ka krijuar kjo opozitë.

Atëherë, në këtë situatë, ç’mund dhe ç’do të ndodhë me Lulzim Bashën? Ilir Meta u kujdes ta qetësojë duke shkruar se nuk aspiron të bëhet kryetar i opozitës. Është e vërtetë që Meta punon kundër Ramës për të gjitha arsyet që i dimë, por nuk ka inteligjencë në botë që të kundërshtojë se në këtë betejë ai kujdeset dhe i vjen keq se mos Lulzim Basha të mos humbasë kuota si lider i PD-së.

Ndonëse me pikatore, lideri historik Sali Berisha është shprehur për gabimet e Bashës. Berisha ka folur për “këshilltarët e tij mizerabël” që edhe kur i zëvendëson, i gjen edhe më mizerabël se të parët. Berisha vazhdon të thotë për Bashën se po e pyeti i jep këshilla, nëse nuk e pyet, jo. Berisha më shumë duket i interesuar për të larguar Ramën nga pushteti, sesa të merret me problemet që ka krijuar Basha në PD.

Është një enigmë që as ata që e njohin mirë Berishën dhe as ata që e njohin mirë Bashën nuk e shpjegojnë dot. Është diletante të besosh disa që thonë që Berisha e vuri aty se vetëm ai mund ta mbrojë nga e kaluara. Si mund të besohet kjo?!

Nga ana tjetër, nuk janë të paktë ata në PD që mendojnë se një ditë Basha do të bëhet Kryeministër. Se do t’i vijë radha dhe se ai e ka zënë këtë radhë si shishja bosh e qumështit në dyqanin e bulmetit që ndodhte dikur në komunizëm.

Por, nëse do të ndodhë kështu, në Shqipërinë politike të postkomunizmit, do të funksionojë për herë të parë fenomeni i ardhjes në pushtet të një lideri pa fituar asnjë betejë politike, pa ndërtuar demokraci brenda partisë që drejton, pa e hapur e partinë dhe pa krijuar një alternativë përballë qeverisë. Por a mund të ndodhë në të vërtetë kjo?

Për ata që vegjetojnë në PD dhe që i lëpihen Bashës mëngjes, drekë dhe darkë, ëndrra të tilla bëhen realitet patjetër. Por, nëse e krahason me karrierën politike të Sali Berishës, Fatos Nanos dhe Edi Ramës, të cilët kanë bërë beteja të forta, deri në sakrifica personale, për të arritur në pushtet, i bie që Lulzim Basha do të jetë si “rasti i veçantë i barazimit të trekëndëshave”.

Ndodhur në këtë situatë, kryetari i PD-së ka nevojë për t’u shkundur, për ndryshim total të mënyrës se si po e drejton partinë, për ta hapur partinë, angazhimin e intelektualëve dhe mbështetjen e medias. Thjesht: Duhet të kryejë një revolucion gjeneral. Dhe këtë ta bëjë me sinqeritet dhe me dëshirë, e jo për t’i mbushur mendjen izraelitëve të PR.

Është thjesht dhe vetëm një dëshirë që vlen për gjendjen në të cilën ndodhi vendi. Që ka një qeveri, e cila duhet të ikë, por nuk ka një opozitë që mund të vijë. Një dëshirë dhe një thirrje që mund të përmblidhet vetëm në tri fjalë: Shpëtoni kryetarin Basha!

15 komente në “Shpëtoni kryetarin Basha!”

  1. juristi says:

    O Zot,Luli kryeminister.Edhe 300 vjet mbrapa shkojme ne me Lulin kryeminister.Luli,nuk di te beje asgje,vetem te fleje gjume maksimalisht.E cuditeshme qe edhe analistet albanistanas,politikanet,gazetaret e vene ne tave Bashen qe te behet kryeminister.Nuk e paragjykoj nivelin mendor te ketyre analisteve etj,por Basha e ka te shkruajtur ne balle qe nuk mund ta beje detyre,nuk ka aftesi,eshte idiot complet.Me mire te behet nard Ndoka,se Luli,te pakten e dime qe eshte budalla i certifikuar.

  2. Atdhetar says:

    O zot po perse duhet te shpetojme bashen dhe jo opozitarizmin. Ne te semes te veje dhe basha me te gjithe hajdutet e tjere. kemi nevoje per fytyra te reja dhe te pastra e mbi te gjitha te djathte te vertete gjenuin dhe kompetente. mjaft me aktore dhe aktore te dobet qe skane as ze e as vesh muzike per te kenduar hymnin e as aftesi per te bere arithmetike. nga basha vetem nje gje duam te hapi listat dhe partine.

  3. xhemal says:

    enderrmadh eshte qafoku .mos ki shprese qafok nuk eshte vetem ceshtje partie iliri ,saliu, luli e monike.problemi eshte shume i koklavitur per ata qe enderron ti po me kryesorja eshte se keta idhujt e tu nuk kane cfare i japin shqiperise pervecse i kane marre ckane dashur,e dyta i kane sjelle tragjedi kombetare qe nuk ikin nga kujtesa 94 kur u tentua per nje republik autoritare 96 kur vodhi lirine e njerezeve per te zgjedhuur ,pastaj gjema e madhe 97 me vdekje, humbje pasurie ,dinjiiteti,sigurie ku u shkerrmoq cdo gje e u desh qe shqipetaret te sakrifikuan e po sakrifikojjne akoma,armet akoma neper duar qe do duhen 50 vjjet lufte per tu normalizuar,thjjesht nje simbol i salizmit qe ti akoma e mban ne zemer eshte nje turp,nuk mjaftonte kjo erdhi 98 nje tjeter vuajtje po prape autori i njejte ,pastaj 2008 gerdeci prape viktima,autoret e njejte te pa gjykuar si gjithmone.nuk ndaluan ketu po vazhduan 2011 vrane e vodhen apo sju kujtohet 2019 tentuan prape te ketheheshim prapa per fat e per vendosmerine e rezistencen demokratike te shummices se shqipetareve nuk ndodhi gje e besoj se cdo tentative e grupit te vogel zhvates per te krijuar rremuje do deshtoje .shqiperia ka nevoje per paqe e istitucione demokratike te forta ,me kryesorja eshte drejtesia e cila duhet tu japi pergjigje gjithe tragjedive qe numerova me lart per te nisur nje periudhe e re e unitetit progresit e mireqenies per te gjithe,e dyta rindertimi e kethimi ne jeten normale te njerezeve qe u demtuan nga fatekeqesia e termetit e treta ruajta e shendetit te njerezeve forcimi i sherbimit shendetesor dhe e fundit po shume e rendesishmme vetedizifektimi i mjeteve te informimit e pastrimmi i gojes e trurit e gojes te nje pjese te gazetareve,fjala e keqe eshte shume me e rrezikeshme se njje viruuus apo arme e demtimit ne mmase

  4. xhoxhi says:

    Ore shokë po ne e duam në burg Ilirkën dhe jo kryetar të opozitës çpo na bëni kështë.?

  5. dika edhe me i mbajt durt ne xhepa
    Struci KokUturaku partis se halese publike

    o zot nji Shkerdhate si ky eshte i padurushem me e pa

  6. Koba says:

    Lul Basha ose LUL -Sumkapuçi ka nje merite ,qe do te mbahet mend GJATE: Ka vene ne gjume Virusin Corona.Pra hani Pini e kendoni sa te marre Ajer Lul Pakpuni

  7. Labi says:

    Luli e gjeti pd me 70 deputet e coje me 40 pastaj me 0 deputet ngaqe dorzoj mandatet,dorzoj pushtetin lokal pa kushte ndersa tani dorzoj dhe opoziten tek ilir meta dhe ne funde duartroket si qytetar i thjeshte ne bulevart,,,,?

  8. meli says:

    Per Lulezim Bashen qe ka dale nga menget e Berishes sikunder dolen fletet e votimit nga menget e pseudodiplomatit kur u vu per prove ne krye te Bashkise se Tiranes nese mund te premtonte diçka,ka vetem nje menyre ringritje qe te formoje ndonje levizje te majte duke bere te mundur drejtimin e ndonje partie te re pasi te djathten e ka ozurpuar politikani dhe qytetari Edi Rama,qysh ne koh te heres!Ndaj edhe lideri qe sot mendon se po drejton PD çdo tite po shuhet si flaka e qiriut!Nje nga aresyet se perse kjo parti(PD,partia e dallkaukeve) qe vetem e djathte nuk mund te pretendosh se eshte ,ka nje inpotence politike eshte sepse Rama ka ditur jo vetem ta demaskoje kete force levizje,por edhe ta shkermoqe ne syte e elektoratit!
    Ndaj ore Qafok shikoje me drejte ,kete proble jo nga strofulla e Atit shpirteror Berishe qe ju shkateroi deri ne kete fare feje sa kerkoni te nxirrni nga varri te vdekurin per te na dhene shprese ne te gjalleve!

  9. uskania says:

    Likja ka leshprotestues. Ata i solli Lulushi.

  10. niki says:

    Kur diskutohet per liderin e opozites Basha,se do te jete nje dite kryeminister nga cilido qe ka arsye ( si edhe artikullshkruesi i mesiperm) , do te thote qe akoma s’kane kuptuar asgje.Basha per nje te kaluar te piset plot me hije nuk e meriton aspak te kete pozicionin qe mbulon ,Nese nuk rinovohet partia demokratike nuk do te ishte e denje ti mendoje per te drejtuar ne te ardhmen Shqiperine.

  11. anatomia says:

    Edhe sikur Basha te ngrihet e edhe sikur te kaloje ylberin e te behet kryemister ,Ti or Qafok ,Qafok ke per te mbetur e vdekur,keshtu qe nuk ndryshon gje ne qenien tende!Bisht qeni ke qene per 28 vite ,bisht qeni do ngordhesh,pasi je nje gazetaruc kazani ,je sinonim i Berat Buzhales andej kufirit qe kujtoni se bishtin iua ka hequr Saliu e jo evolucioni!

  12. Agim kanada says:

    Nuk e kuptoj pse me shqipetaret vleresojme te nje udheheqes sa I afte eshte ai te degjenerojne dhune dhe anarki. Demokracije ka rregulla dhe nje lider I afte duhet te vleresohet per idete e tij per nje qeverisje me te mire e per nje program zhvillimi e Jo sa molotove do hedhi drejt ndertesave qeveritare. Pushteti duhet te merret me zgjedhje e bindje te popullit per programing tend e jo me dhune. Nuk mjaftuan ato qindra nderrmarrje e uzina qe u shkaterruan me themel me parullen te prishet cdo gje e ndertiar nga komunistet. Kemi 30 vjet anarshi e lufte. Kemi 30 vjet mashtrimet e hajduteri, krime e vrasje e me kryesorja humbjen e besimit qe kjo shqiperi te krijoje siguri, Pune e mireqenie per popullin e vet, per brezin e ri qe merr rruget e emigracionit dhe largohen te deshperuar nga vendi I tyre.

  13. Lyl "perendimori "i Rusise dhe i UDB-se says:

    Sekreti i vendosjes se Bashovicit ne krye te bandes se madhe te ketij vendi eshte shume i thjeshte.Sipas meje,me sa duket “Ate” nuk ka fuqi ta levize askush,as ai qe e vendosi atje dhe qe e ka mbeshtetur fuqimisht si asnje tjeter sepse…..? …sepse ate e kane vendosur atje vete ata qe firmosen per te vene Berishen ne krye te PD-se dikur(pervec CIA-s amerikane…) dhe qe ky u sherbeu me mire se dhe nje qen,pra UDB-ja jugosllave.Kjo te le te dyshosh se sherbimet e tij si perkthyes i UNMIKUT kane qene tejet shembullore.Ne te kundert nuk ka se si te spjegohet qe nje njeri me aresim te mesem,qe shitet si jurist (pa diplome,sepse pas gjithe akuzave qe i jane bere do e kishte treguar te shkreten diplome po te kishte nje te tille),megjithese u katapultua ne majat e partise si nje “yll ne RENIE” dhe qe e realizoi misionin e tij duke mos bere as dhe nje “fitore” qofte simbolike qysh nga koha qe u shfaq ne skenen politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje