Për "llumin" që shkojnë në Kuvend me makina 100 mijë euro-she

7 Mars 2020, 09:42Blog TEMA

Nga Mustafa Nano

-Ligji mbi dekriminalizimin e politikës erdhi pas një nisme të opozitës dhe suksesi ishte i padiskutueshëm. Menjëherë u evidentuan një numër politikanësh lokalë e qëndrorë që kishin probleme me biografinë e tyre penale. Ishin dënuar, apo ishin paditur, për krime të kryera në të shkuarën, shpesh 20 vjet më parë.

Akuzat ishin: vjedhje, kontroll prostitucioni, përdhunime, apo ku di unë çfarë tjetër. Këta janë larguar tanimë nga politika. Të gjithë, pothuajse të gjithë, ishin të lidhur me maxhorancën.

-Ky ligj ishte ok. Shumë mirë që u bë. E duhet të mbetet gjithë kohën në mënyrë që t’u bëhet pengesë gangove apo ish-gangove të kenë një zë, apo fuqi të plotë, në procesin e vendimmarrjes. Por….. ka një “por” që mua më duket e rëndësishme.

-Ky ligj është bërë nga njerëz që janë, me shumë gjasë, më të inkriminuar sesa ata që ligji synon të godasë. Autorët e ligjit, e në përgjithësi miratuesit e ligjit, në fakt një pjesë e mirë e tyre, jo të tërë, do duhej të ishin dënuar për faje më të rënda.

Ata kanë abuzuar me pushtetin, kanë shpërdoruar fondet publike, janë pasuruar vetë. Një pjesë e tyre kanë pasurira të pallogaritshme sot, shkojnë në Kuvend me makina që kushtojnë mbi 100 mijë euro dhe të mendosh se ata nuk kanë qenë biznesmenë asnjë ditë.

Sikur të mos mjaftonte ky krim, ata kanë kryer edhe krime të tjera që për mua janë edhe më të rënda: kanë provokuar herë pas here trazira sociale, kanë provokuar kriza politike, ja, si kjo e këtyre ditëve, na kanë penguar neve të mbajmë zgjedhje normale, na kanë vjedhur votat, kanë penguar ndërtimin e një administrate publike të qëndrueshme, na kanë bërë gazin e botës me sherret e tyre, etj, etj.

-Por ata nuk janë dënuar sepse kanë pasur imunitet, e sidomos impunitet. Dhe impunitetin ua jep edhe shoqëria shqiptare që në një mënyrë a në një tjetër u ka dalë në mbrojtje, por edhe pushteti, të cilin e përdorin pikërisht për të mbrojtur vetveten.

E keni pyetur ndonjëherë veten se pse kudo politikanët vjen një ditë që ikin, e veç këta tanët nuk ikin kurrë? Përgjigja është: kanë bërë aq shumë të pabëra e paudhësira sa vetëm imuniteti e impuniteti politik mund t’i mbrojë. Dhe këtë imunitet a impunitet nuk mund ta kenë, nëse ikin nga politika.

-Si përfundim, ligji i dekriminalizimit është ok, e duhet të mbetet e duhet të funksionojë, por ky ligj nuk bën dekriminalizimin e vërtetë.

Ligji i dekriminalizimit na ka pastruar fushën prej një pisllëku të lehtë, por llumi i madh ka mbetur brenda. Sepse vetëm një budalla mund të mendojë se Elvis Rroshi apo Valdrin Pjetri janë për vendin një e keqe më e madhe, e janë me bëma kriminale më të forta, sesa do politikanë shqiptarë që përveçse janë milionerë në euro pa bërë kurrë një biznes, kanë bërë edhe një dëm shumë më të madh: kanë mbjellë varfëri e padrejtësi, e kanë vrarë dashurinë për këtë vend te shumica e shqiptarëve.

20 komente në “Për “llumin” që shkojnë në Kuvend me makina 100 mijë euro-she”

  1. mik says:

    Futja kot Mustafa. Na kena nevoje per zgjidhje, jo per konstatime. Ke ide per zgjidhje, shtroje, nqs jo, mos fol broçkulla.
    Inlektuali gjithmone flet ate qe duhet, e nuk flet me mbush rreshtat vetem per hir e te qenit ne fokus.

  2. pilafi says:

    Po a munesh me gjet nja te dyte qe te jet me llum se ky M.Nano?

  3. Kapterri says:

    Nxirr emra po qe se ke b….

    1. Ce says:

      O Nano e more vesh qe kryegangsteri i pd leshelis , komandanti i naziskineve te Mamurrasit Flamur Herman Geringu kishte vile ne Lalez, ne Tirane dhe disa hyrje ne Sarande qe i beri kur ishte drejtor i entit te banesave,.Ky horr erdhi me corape te grisura nga Shishtaceci dhe u be presidenti i Republikes se Lazaratit dhe mori ne kabinet dhe nje kengetare seksi nga rruga dhe e beri drejtoreshe per ti bere fresk ne pushimin e drekes. Ky horr, ky bandit qe theu deren e drejtorise policise Tirane per te penguar arrestimin e horrave te tij qe dogjen deren e kryeministrise shetit sot me makine 100 mije euro. Kjo eshte fundi i botes,, ngehu o Enver dhe fute kete monster 100 pash nen dhe.

  4. qytetari says:

    Pirdh,nano si gjithmone se vetem pordh me ere fshati leshon!
    Ndoshta me pare dhe mund te drogoje ndonje me to nga turma,por tani te kane mbetur vetem ty,per ti marre ere.
    Kurre nuk foli ky mavria nga Skrapari,me fakte dhe shifra,por vec lehje te verbra mbas gardhit.
    Dhe si skuth katundare e di qe duhet share si majtas dhe djathtas,qe te jesh i ´´paanshem´´dhe ,qe te mos mbetesh kur pa llokme te pamerituar,nga ai qe ti leh per momentin.

  5. muco qulli says:

    Si puna e Sali shpellarit dhe lIKE FLORIRIT p.sh. por ti nuk ke bythe t’ua zeshe emrat me goje.

  6. Dee says:

    O mik, je vertet per te pasur mik.

  7. TaulantS says:

    Pershendetje,
    Ju falenderoj per shkrimin. Eshte nje vleresim mëse i saktë. Vazhdon të qërohen majat e sytheve që dalin në sipërfaqe. Rrënjet mbeten aty e ky është problemi.
    Për sa kohë do lejojmë të qeverisemi nga bajraktarë ky do jetë rezultati.

    1. 07032020 says:

      O mut nano ti nuk jep emra kurr! Pse? Vetem me ju ba presion me ju marr ndoj lek mos me ju a nxjerre emrin ne drrase te zeze.

  8. Salbeu says:

    LLumi i gazetarisë është më i madh muço. Të paktën ata i votojnë 10 njerëz , kurse ju plera nuk ju votojnë as plakat tuaja.

  9. pjetermustakuqi says:

    per te marre nje shembull konkret, elvis roshi “problematik”, ishte shume me efikas si kb i kavajes se paraardhesit e tij te panjolle. perse ata para tij, qe me gjase i kane shperdoru fondet publike duke i vjedhur, qenkan me te paster se ky qe ka pas probleme me ligjin ?!

  10. Llanua says:

    Flet ky qe beri thirrje: qelbesira te te gjitha llojeve mblidhuni e te rrezojme Berishen. Ha mut tani o Muç, sic ke ngrene gjithe jeten

  11. pensionisja says:

    mire e ke zoti muci ,i pari njeri per mua por edhe per shume te tjere ,perfshi besoj edhe tyja aty ku je eshte cifti meta.mund te me thuash mua e kujdo si puna ime ,popull qe skuptojme gjoja shume nga politika ,keshtu thoni e besoni ju ,por e keni shume gabim,si do behet halli me kete cift qe eshte ne maje te piramides se shtetit e na qajne hallin neve ,njerzve ,se ata per vete jane ne ,jane aliene ,jane zotat e ketij vendi ,e te vazhdoj me tutje zoti muci si ky cift ka me qindra ne vendin tone qe kane lulezuarme biznesin qe quhet politik .kete presim ne zoti muci ,ndeshkimin e ketij llumi……….

  12. Labi says:

    VETEM LISTAT E HAPURA PER CDO PARTI ESHTE ZGJIDHJA??TE MOS VENDOSEN NGA KRYETARET E PARTIVE,,,ATEHERE POPULLI DI KE ZGJETHE…

  13. On says:

    Po pse …tha nje te vertete qe e dine te gjithe….po ju qe komentoni ngjyeni doren nga pak per vete e sju vjen mire…..I ke majtas dhe dhathtas….veting per zyrtaree drejtore e deputete e lart nga viti 96 e sot. Jane 5000….do shpetoje Shqiperia pastaj….

  14. Merati says:

    Ne qofte se Ervis Roshit PD e kapi se kishte shkelur ligjin kjo eshte shume pozitive po te jete PD ne nivele evropiane si Ervisi eshte dhe Sala edhe Iliri edhe Basha edhe Flamuri dhe shume e shume nga PD por ka nje ndryshim te vogel se Ervisi ka gabuar diku ndersa keta te tjeret na jane shitur si te pa gabuahem e kane shkelur ligjin njeqind here po e kane mbrojtur bythen e tyre ndersa ne vjedhjen e pasurise nuk quhet se kane shkelur ndonje ligj sepse vjedhje squhet shkelje ligji turp turp ju duhet te ishit prapa hekurave

  15. Per LLumin says:

    Ej, O Tifozet e Edit ,
    mos e shani Nanon se osht me Edin ai, apo e harruat ?!!!!!

  16. Per LLumin says:

    Ej, O Tifozet e Edit ,
    mos e shani Nanon se osht me Edin ai, apo e harruat ?!!!!!
    Se po vazhduat keshtu do ju ngeli vetem ai i GJATI ne dore.

  17. Goni says:

    Edhe une si ty mendoj Mustafa, por si do e zgjidhim problemin.
    Kemi nje thes me miell, miell i vjeter dhe i ri, gjithmone i perzjere, por a vjen brumi me maja te skaduar.
    Maja-ja eshte si ndergjegja e kombit.

  18. zoga e vodices says:

    Mustafa me konkretisht me emra se prandaj je dhe gazetar mos u beje frikacak dhe dhe flet gjera te pergjithshme prandaj per mua si lexues ky artikull do te ishte me i plote po te vihej pika mbi i.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje