Nga Altin Ketro
Nëpërmjet televizionit TCH u njohëm me një letër të formatit “sqarues” që Lulzim Basha i ka drejtuar ambasadores amerikane në Shqipëri, zonjës Yuri Kim. Ajo letër, kishte një objekt të caktuar; sqarimin e ambasadores Kim në lidhje me gjyqin dhe dënimin e ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji, i cili për Bashën ishte një gjyq politik.
Fillimisht po bëj një kronologji të ngjarjeve.
Më datë 18 dhjetor 2019, gjykata dënon me burg Ervin Salianjin. Më datë 22 janar 2020 mbërrin në Shqipëri ambasadorja Kim për nisjen e misionit të saj diplomatik. Më datë 4 shkurt 2020 Lulzim Basha pret në një takim mirëseardhjeje ambasadoren Kim. Më datë 11 shkurt 2020 Lulzim Basha i dërgon letrën “sqaruese” të cilës i bashkëlidh edhe “faktet” e tija. Në fund del me dy konkluzione: gjykatësi është njeri i Partisë Socialiste dhe, dënimi i Salianjit është politik.
Siç duket, Lulzim Basha mezi paska pritur për të gjetur “kishë” ku të falet. Ardhja e ambasadorës Kim, për Lulzim Bashën, është trajtuar si një mundësi ku ai të gjejë një “aleat” për të adresuar çështje penale të bashkëpunëtoreve të tij me synim që të marrë prej saj një mbështetje, qoftë edhe morale, për të delegjitimuar kështu vendimet e drejtësisë.
Nuk di të them nëse Lulzim Basha e ka bërë me kokë të vetë atë letër, apo ia kanë sugjeruar. Por cilido që të jetë autori ideator, Lulzim Basha, si nënshkrues i letrës, ka bërë gafë politike dhe diplomatike.
Në aspektin politik ai ka gabuar sepse ka dhënë mesazhin në publik se nuk e lë drejtësinë të marrë vendime për politikanët, por përpiqet t’u gjejë atyre alibi siç bënte me vetveten kur “sëmurej” sa herë drejtësia e thërriste për të dëshmuar. Konkluzioni: kur Lulzim Basha sot që është në opozitë nuk e lë drejtësinë të bëjë punën e saj, paramendoni pastaj se ç’do të ndodhë po të vijë në pushtet se sa pengesë do të bëhet kur vjen puna tek dënimi i njerëzve të vet.
Në aspektin diplomatik sërish ai ka gabuar, sepse e ka trajtuar ambasadën amerikane si të ishte gjykata e Apelit.
Unë nuk i vë faj Lulzim Bashës që i del në krahë Ervin Salianjit. Sepse ky i fundit nuk është fajtori i vetëm. Videon e Albert Veliut, alias “Babale”, na e moderoi dora vetë, Lulzim Basha, shoqëruar nga Salianji, Bardhi dhe Alibeaj.
Treshja Basha- Bardhi- Alibeaj, duhet të jenë të lumtur që ia hodhën paq duke mos u bërë pjesë e dosjes “Babale”. Lulzim Basha natyrisht që ndjehet i shqetësuar për dënimin e Salianjit, sepse e di shumë mirë që ai nuk ishte i vetmi i implikuar në atë çështje.
Nuk ka kuptim të mendohet që Ervin Salianji i ka hedhur hi syve liderit të vetë që e promovoi në politikë, duke ia mbushur mendjen se kemi të bëjmë me ngjarje të vërtetë. Vetëm nëse Salianji ka pasur ndërmend për ta dëmtuar politikisht dhe penalisht Lulzim Bashën, mund të merrte kuptim ky arsyetim. Kjo do të thotë që Lulzim Basha ka qenë në dijeni të gjithçkaje që po gatuhej nën rrogoz në dëm të ministrit Fatmir Xhafaj në veçanti dhe të mazhorancës socialiste në përgjithësi.
Vetë Salianji ndjehet i tradhëtuar sepse ndërmarrja e një aventure të tillë të formatit “komplot kundër shtetit”, bëhet vetëm kur ke garanci të fortë politike se nuk të gjen gjë.
Kur Lulzim Basha shfaqi intervistën me Babalen në një ekran tek selia e SHQUP-it, ai drejtoi gishtin tregues nga Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama. Ndonëse ajo intervistë dhe ato çka Babalja tha, mund të bindnin vetëm kolopuçët e kopshteve, ai njëkohësisht mori mbi vete edhe garancinë për Salianjin se ai do të ishte i paprekshëm. Dhe garancinë e përforcoi me numrin dy të partisë dhe me bashkëjetuesin e gjykatëses kushtetuese, që i mbante si figurantë në krahë.
Letra e Lulzim Bashës drejtuar ambasadores Kim, në këto rrethana, për më tepër kur ende nuk është shprehur gjykata e Apelit, është fyese për ambasadoren. Ajo nuk kishte qëllime sqaruese, po as më pak e as më shumë, qëllime ndikuese.
Pra, meqë vetting-u monitorohet nga amerikanët, i kërkohej indirekt ambasadores së sapoardhur që të investohej me autoritetin e saj që çështja në apel të mbyllet sa më në favor të Salianjit. Për Lulzim Bashën, qoftë edhe një prononcim publik i ambasadores Kim për këtë çështje, do të konsiderohej një ndihmë shumë e madhe.
Sepse një “pafajësi” për Salianjin, do të thotë që të gjithë broçkullat e Babales, që fyejnë edhe inteligjencën më ordinere të mundshme, të konsiderohen të vërteta; rrjedhimisht të pranohet se ka pasur takime të Babales me Agron Xhafën, ndonëse qelizat telefonike i nxirrnin disa qindra kilometra larg njëri tjetrit; që zëri i Alizotit është i Agronit; që bisedat e përgjuara telefonike Babale- Alizoti për mospërfitimin e premtim-shpërblimit prej 200 mijë euro të mos kenë ekzistuar, e kështu me radhë.
Ervin Salianji nuk është zyrtar i lartë në hierarkinë e PD-së që duhet të marrë, në rastin më të mirë, vëmendjen e një ambasadori. Prandaj, duhet të kesh guxim prej budallai, ose një hall shumë të madh që të lë pa gjumë, që vetëm një javë pasi e ke takuar për herë të parë ambasadoren amerikane, t’i drejtohesh asaj me një letër aq provokuese.
Unë kam bindjen se në këtë rast kemi të bëjmë me një hall shumë të madh. Hallin e një bashkëautori në krim që sheh se si bashkëpunëtori po i shkon drejt qelisë dhe rrezikon të marrë edhe atë me vete. Kjo pastaj zgjidhet me ligjin mafioz “Omerta”. Në këtë lëmë është ekspert Berisha që ka dalë i palagur këto tri dekada dhe duket se në gjurmët e tij është edhe pasardhësi që me aq dashuri e katapultoi në krye të Partisë Demokratike.
POPULLI THOTE : NUK LAHET M….. ME SH……..MUTI YT NUK LAHET , PROVAT I KE DHENE , KE VJEDHUR , KE SHITUR TROJE SHQIPTARE , KE VRARE KATER VETA TE PAFAJSHEM , ETJ ETJ ETJ ………PRANDAJ MOS U JUSTIFIKO , MOS SHPRESO , MOS E MBAJ MENDJEN TE POSTI I KRYEMINISTRIT , POPULLI ASNJEHERE NUK KA PER TE TA DHENE , TE NJEH SHBA , BE DHE ,,,,,,,,,,,,,,AFRIKA.
Basha mund te kete presion nga Salianji qe ta shpetoje, perndryshe ai mund te flase dhe nxjerre Bashen si pjesmarres ne te gjithe procesin, si POROSITES. Plus Bardhin dhe Alibeaj. Ky eshte halli i Bashes. Jo se Basha e can shume per Salianjin. Por ky veprim tregon edhe mendesine e kesaj tufe vagabondesh qe mendojne se krimet mund te zgjidhen permes nderhyrjeve te tilla ne Drejtesi permes ambasadoreve. Salianji eshte kapur me presh ne duar dhe ky thote qe gjithcka eshte politike. Nje Minister i Brendeshem dha doreheqjen, vellai i tij perfundoj ne burg ne Itali dhe ky vazhdon te thote qe gjithcka eshte politike. Ky ngriti te gjithe BE-ne kunder Shqiperise, sidomos Francen dhe Hollanden dhe thote qe ky maskarallek ishte politik. Kjo eshte ajo qe kane bere keta trafikante dhe kriminele e vagabonde kur kane qene ne pushtet. Ju nuk keni per te ardhur me ne pushtet more pushta. Ja u garantojme ne Populli i thjeshte.
Shume sakte.
Kjo eshte shume e rende.
Ndoshta mund ti vlenin keto analiza Zonjes Ambasadore Kim.
Zonje e nderuar Kim.
Me keqardhje mund te themi se DASh nuk i ka informaciuonet e duhura rreth njeriut me te demshem ne politiken shqiptare sic eshte Lulzim Basha.
Do bindeni pak me vone se kjo leter, qe Lulzim Basha u der1gon Ju, eshte pjese e nje kurthi qe Lulzim Basha ka ngritur ndaj jush, per te neutralizuar veprimtarine e ndershme tuajen, per te goditur reputacionin tuaj.
Te gjith ambasadoret e ShBA jane larguar nga Shqiperia me te gjitha mallkimet qe mban fjalori i gjuhes shqipe, dhe me shpifje te ndyra nga ana e lidereve te PD-se. Kjo eshte nje linje konstante.
Qe kur eshte angazhuar ne PD e sidomos qe kur e vune ne karrigen e kryetarit te PD Lulzim Basha e vazhdon me egersisht kete linje, demaskimin e diplomateve perendimore e ne menyre te vecante ndaj ambasadoreve te ShBA e diplomateve te tjere te saj.
Treguesi me sinjifikativ eshte lobimi i fuqishem qe beri Lulzim Basha per te penguar zonjen ambasadore , paraardhsen tuaj, nepermjet sajimeve e shpifjeve monstruoze arriti te kepuste ne mes karrieren e saj. Dhe e dini cili ka qene qellimi i Bashes? Qellimi i tij ishte qe te publikohej biles lajmi qe PD ka aq mbeshtetje ne DASh sa arrine te ndikoje te heqe ambasadore, te anulloje ardhjen e tyre ne Shqiperi, ne menyre qe ju ambasadoret e rinj te ShBA te trembeni, te beni kujdes sipas tyre se ata, pra Basha e PD, ju largojne. Pra nje shantazh i paster kriminal.
Nje i tille shantazh u organizua nga Basha, me urdher te Ustait te tij Berisha, se bashku me Gazzmend Bardhin, Alibeajn dhe Salianjin per te goditur Fatmir Xhafen, PS dhe mbi te gjitha reformen ne drejtesi.
Sot Basha drejton nje strukture te jashteligjshme sekrete qe merret me survejimin e politikaneve shqiptare, qeveritareve, deputeteve, te gjithe diplomateve te akredituar ne Tirane, por kryesisht diplomateve amerikane, atyre te BE e vedeve te tjera perendimore, qe me anen e fotove, videove dhe kurtheve qe u organizojne deri edhe me femra seksi, ti perdorin ato ne momentet qe u duhen atyre.
Zonja Kim.
Mos i besoni buzeqeshjeve te Bashes. Do bindeni ne hipokrizine e buzeqeshjeve te tij. Shqiptaret e dijne` cfar ka mbas buzeqeshjeve te tij.
Mos ju duket gjoja si nje politikan i bute, i qete etj. Ai eshte nje nder piolitikanet me te rrezikshem kriminel ka njohur Shqiperia. Ai eshte nje vrases gjakftohte qe per para dhe pushtet, bashke me gruan e tij, eshte i gatshem ti veri flaken Shqiperise e gjith Europes.
Beni kujdes Zonja Kim. Kurre mos e takoni vetem sepse mund te ndodheni para te papriturave. Kujtoni rastin BABALE. Ose merrni masa qe ne cdo rast te jeni ne gjendje ti dilni zot vehtes per bisedat qe beni me te.
O Lulash, o idiot, maskara dhe genjeshtar. C’pune ka ambasadorja amerikane me drejtesine qe ka denuar nje kricc gomari si Salianji. Ne ate leter ti o gomar duhej t’i kishe treguar ambasadores pozicionin tend ne ceshtjen babale, more hale.
Luleshtrydhja e Sali kermes eshte nje teveqel ordiner qe nuk zhgenjen askend.
Ne dore kishin nje fakt dhe instrument politik te jashtezakonshem dhe si teveqele ordinere qe Jane e bastarduan. Thjeshte jashteqitje tribale te berishizmit qe po jep shpirt duke u perlyer me mutin e vet.
Duhet te nxjerrim edhe nje mesim te madh, njerez me te tille precedente familiare, si ministri Xhafa edhe pse vete eshte njeri i rregullt, nuk mund te perfaqsojne shqiptaret si funksionare shteti. Mendoni se cfare thonin nen ze italianet kur duhet te komunikonin sekrete me nje minister “antidroge” qe ne shtepi fsheh nje vella te kerkuar nga drejtesia italiane per trafik droge?!
Eshte ? I pazvencushem.. Kush e keshillton kte koqe gomari mor aman.. Se do merret Ambasadorja Amerikane me nje kopil politik me peshk ne dore para Parlamentit.. Dhe ate peshk e beri te ironizonte pasardhesin e saj Donald Lu me urdher po nga Lulzim Basha. Ja kush jane keta te pafytyre.. O opozite, me Majlinda Bregun, merrni pushtetin me vote.. Me Lulin do merrni krrunde.. Ju betohem..
O balo te ngrente tenja po ti tenjen e ke brenda,,,,,,e kuptoni njeres sna ka faj europa ne tradhetaret i kemi brenda keta jan ata qe ky popull po vuan prandaj o popull dilni be metingje sa here ta kerkoj luli likja sala mona
Po i shkruan aman dhe per vilat tuaja o hajdute
Edhe keto komentet mero i ka ber apo laperat e mero bashk me te gruas bilalit