Pro Albinit “anti-amerikan”

6 Mars 2020, 13:52Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Që kur ankthi i ftohjes së Kosovës me Amerikën po përhapet me një shpejtësi më të madhe sesa frika nga koronavirusi, në establishmentin mediatiko politik të Prishtinës po gjallojnë dy rrëfime të kundërta.

I pari po artikulohet kryesisht nga kundërshtarët e Albin Kurtit, por dhe nga një pjesë e atyre që janë bërë, krejt pa zemër, pjesë e koalicionit me të. Sipas këtij grupimi përplasjet e kryeministrit të ri, me një diplomat kaubojs të tipit Grenell, janë parathënie e katastrofës së ardhshme për Kosovën.

Ata përcjellin me shqetësim çdo Twitter të të dërguarit të Trump për dialogun, ata vënë alarmin pas çdo telefonate të munguar me shefat e lartë të administratës amerikane, ata parathonë skenarët më katastrofikë, duke predikuar se, nëse Kurti nuk gjunjëzohet shpejt dhe pa kundërshtime për heqjen e taksës, Shba do të largojë ushtrinë nga baza e Bonstillit dhe do të ndërpresë ndihmën ekonomike.

Nisur nga ky skenar apokaliptik edhe anëtarë të qeverisë Kurti nga LDK-ja, që kanë veshur kostumin e kafazit të selisë diplomatike në Dragodan, po kërcënojnë me prishjen e koalicionit dhe rrëzimin e qeverisë, nëse deviza e Grenellit: ‘Tani, shpejt, pa kushte dhe pa kompromis”, nuk zbatohet pikë për pikë.

Ndaj kësaj qasjeje alarmiste, ku përplajsja është e fryrë, ku rreziku është i ekzagjeruar dhe skenarët apokaliptikë të shumfishuar, grupimi i dytë, ai i mbështetësve të Albinit, po përgjigjet në mënyrë hipokrite, të kompleksuar dhe me një qetësi të shtirur.

Nëse të parët predikojnë prishjen përfundimtare të Albinit me të dërguarin e Trump-it, të dytët mohojnë gati çdo fërkim mes tyre, nëse alarmistët paralajmërojnë rrufetë që do godasin përmes cicërimave të Grenellit, të tjerët sillen sikur gjithçka është nën kontroll, nëse “pro –amerikanët” profetizojnë apokalipsin, idhtarët e Vetvendosjes mohojnë deri edhe ekzistencën e problemit.

Në fakt, kjo qasje e pushtetit të ri, të pamësuar gjatë kohës së opozitës me gjuhën e dyfishtë dhe qëndrimet e drunjta, nuk është më e mira e mundshme. Në vend që të fshihen pas gishtit, ata duhet ti thonë njerëzve të vërtetën. Dhe ajo është se “PO”, ka një problem real dhe serioz mes Rik Grenellit, njeri shumë pranë presidentit Trump, i veshur pothuajse me gjithpushtetshmëri për dialogun shqiptaro- serb, dhe Albin Kurtit. Ata duhet të pranojnë gjithashtu se ky hendek, përbën një vështirësi si për Kosovën, që qoftë përkohësisht nuk e ka luksin e ftohjes me një aleat të madh, po ashtu edhe për koalicionin qeveritar, çka mund të shpjerë në një krisje të parikuperueshme e deri dhe rrëzim të qeverisë.

Por, duke pranuar këtë të vërtetë jo fort të këndshme, ata duhet të shpjegojnë pastaj edhe se përse është mbërritur deri këtu. Çfarë i kërkohet konkretisht Albin Kurtit dhe se sa absurd është presioni para të cilit është vënë ai nga Grenell dhe sidomos nga servilët e këtij të fundit në Prishtinë.

Sepse këtu qëndron realisht thelbi i problemit. Së pari, kryeministrit të ri të Kosovës po i kërkohet që të gënjejë ata të cilëve i ka marrë votat me parimin do të heqim taksën 100% duke e zëvendësuar gradualisht me parimin e reciprocitetit. Ai po vendoset me shpatulla për muri për të mos zbatuar programin e qeverisë që drejton. Pra, në thelb, ai po ftohet të jetë i ngjashëm me të gjithë politikanët e tjerë të 20 viteve të fundit, të cilët grabisin, abuzojnë, keqeverisin dhe e garantojnë karrigen e tyre të pushtetit përmes servilizmit ndaj ndërkombëtarëve.

Së dyti, Albin Kurtit po i kërkohet të shkelë mbi dinjitetin zyrtar të përfaqësuesist të një shteti. Nëse ai bëri një propozim gradual për heqjen e taksës, nëse ai e lidhi këtë sinjal të vullnetit të mirë edhe me adaptimin e së njëjtës sjellje nga Beogradi, atij po i thuhet: Jo ti lësho gjithçka edhe pse serbët nuk lëshojnë asgjë. Dhe askush nuk ka pyetur nëse shqiptarët e Kosovës janë dakord me një përdhosje të tillë?

Së treti, Albin Kurtit, po i kërkohet që të shndërrojë votën transformuese të 6 tetorit, në një fasadë të reme për të përmbyllur planet që Hashim Thaçi dhe Vuçiçi po thurin prej më shumë se dy vjetësh. Sinjalet që ka dhënë Grenell janë të qarta. Ai e firmosi marëveshjen për transportet në Mynih, në prani të dy presidentëve, duke rekrutuar si mercenarë dy nënpunës të qeverisë tashmë të rrëzuar dhe duke nëpërkëmbur brutalisht kabinetin e porsa ngritur. Edhe së fundi, Thaçi dhe Vuçiç u ftuan së bashku në shtëpine e bardhë për të folur për marëveshjen e ardhshme.

Pra, vetëm ai që nuk ka sy në ballë, nuk e kupton se ai do që të mbylli një ‘deal” të shpejtë, për ti’a dhuruar Trumpit si trofe para zgjedhjeve, dëshiron si përfaqësues të Kosovës në dialog, Hashim Thaçin.

Ku ka më mirë sesa një njeri që ka gjetur edhe më parë gjuhën me presidentin serb, që ka dëshmuar në të shkuarën se mund të bëjë koncesione të mëdha për të zgjatur karrierrën e tij politike, të cilit i qëndron mbi krye si shpata e Damokleut thirrja e Gjykatës speciale, për të firmosur një “pakt blitz”, qoftë edhe në dëm të Kosovës. Askush nuk ka dyshime se, për hallet e tij, ndryshe nga Albini, Hashim Thaçi, ashtu sikurse e ka treguar me fakte, do të pranonte një copëtim të Kosovës apo krijimin e një enklave autonome serbe brenda trupit të saj.

Ky pra është thelbi i problemit, kryeministri aktual që sot po pikturohet me ngjyrat apokaliptike të anti-amerikanit, që po vë në rrezik prishjen me SHBA dhe të ardhmen e Kosovës, është në fakt garancia e saj.

Historiku betejave të tij në favor të temave të mundshme që do të diskutohen, si dhe fakti i të qenit i pashantazhueshëm nga drejtësia ndërkombëtare, e bëjnë atë më të sigurtë në mbrojte të interesit kombëtar, si përballë Beogradit, ashtu dhe përballë arbitarve të dialogut.

Pra, Albin Kurti nuk është ai që po vë në lojë të ardhmen, por garancia që pas negociatave ajo të jetë më e mira e mundshme.

Pikërisht kjo është qasja që duhet të mbajnë njerëzit e Vetvendosjes dhe mbrojtësit e tij publikë. Ata nuk mund të fshihen pas faktit se nuk ekziston një problem me Grenellin, ata duhet të shpjegojnë se cila është rruga më e mirë për tu përballur me të.

Natyirisht edhe duke e bërë këtë, ata nuk do ta ndalin dot, as alarmizmin e kundërshtarëve të tyre politikë, as kurizthyerit nga servilizmi, që janë të gatshëm të lëpihen para ndërkombëtarit të parë që u del përpara.

Ata nuk do të mund ta ndalin dot histerinë e etiketimit “anti- amerikan”.

Por, ama në rastin më të mirë, do të arrijnë të dëshmojnë se për një grup sharlatanësh, të qenit “pro- amerikan” barazohet me mashtrimin e votuesve, me mungesën e çdo dinjiteti përballë Beogradit dhe me gadishmërinë për të shitur teritore për të vazhduar karierën politike. Deri më tani Albin Kurti nuk ka dhënë prova të tilla.

11 komente në “Pro Albinit “anti-amerikan””

  1. zana says:

    A u merzite per gjyshen Andi?
    a mori pjese saliu
    se si shume ju ka peshuar shurren
    Andi te betohem qe nuk te lexoj
    asnjhere
    ty dhe lubonjes eshte mire tua shtypesh koken

  2. USA says:

    Vesi I te genjyerit eshte problem i madh,kush eshte ai qe bisedon me Kurtin tani ne Washington mbas genjeshtres ne lidhje me biseden me Granellin?! Askush!

  3. Na myten says:

    Islami politik s’mund te jete tjeter vecse antiamerikan. Mos e ki fare merak. Po ti ke ndenjur shume ne preherin e Saliut prandaj s’i ndan dot.
    S’e kupton as se kush eshte financuesi dhe nxitesi i kesaj rryme.

  4. Xeni pa qime says:

    ANDI GJYSHIT I VOGLI GJYSHIT HYSNI KAPO BLLOKMEN I VOGEL I GJYSHIT ALBINI ESHTE THJESHTE NUMER NUK KA ASNJE TE DREJTE NE VENDIM- MARJET E KOSOVES ESHTE KOT PASI JANE TE TJERE QE VENDOSIN .
    SI DO VEJE FATI KOSOVES ? NJE ZOTE DI PO NUK BESOJE SE KOSOVA DO FITOJE PASI HISTORIKISHT NE SHQIPTARVE NE MARVESHJE NA I KANE FUTUR DHE ESHTE E PA IMAGJINUSHME QE AMERIKA ESHTE NE ANEN TONE MEGJITHATE KOHA ESHTE DESHMITARE E SE VERTETES DUHET TE PRESIM .

  5. Kerma says:

    ishte europa negociatore midis Serbise dhe Kosoves dhe deshtoi. Tani negociator eshte afruar Amerika. Ajo i thote Kosoves qe te fillojne negociatat hiqni budallallekun e 100%. Pyetja shtrohet: a duhet negociuar me Serbine ne menyre qe perfundimisht Kosova te shpallet nje shtet sovran nderkombetar? Nese po, atehere hiqni 100% dhe filloni bisedimet. Nese nuk doni qe te figuroni si te gjithe shtetet e tjera, rrini keshtu sic jeni dhe hani dhjamin tuaj, nese keni ndopak!

  6. Bllokmeni says:

    Tani po thote te verteten qe e ndjen ne deje, ate qe i ka mesuar edhe gjyshi, lufte pa kompromis ndaj imperializmit amerikan. Kushtrimi i te pareve po e thret ne fushe te betejes. Si duket edhe humbja e ofiqeve te gjyshit mund ti kete sjell kete traume , qe e ben te dali ne fis.

  7. Jo per gje... says:

    Ska nevoj te lexohesh je shume i parashikueshem… Hej po si the diten e protestes se qe e forte… The ‘te vjen per te vjelle kur sheh flamujt amerikan’ he? I madh je per zotin si duket te kishte kap keq euforia ate dite. Shko ore mbushu pleh!
    Ja dhe nje rrofte amerika super te sinqerte nga Mua. God bless America ????long live our democracies ?

  8. Kudreti says:

    Ti zoti gazetar ben disa gabime ne analizen tende.
    1- Ti mundohesh te diskreditosh “nje fare Grenel” ta paraqiesh ate tip fshatari( kauboj) dhe ta ndash nga Trampi dhe Amerika. Keto gabon rende. Cdo njeri e kupton se kjo eshte tendence e jotja per te minimizuar rrezikun antiamerikan…Kjo qasje ndaj problemit eshte e njohur ne Shqiperi, sidomos kur faktore te caktuar ndajne Ambasaden apo ambasadorin amerikan nga Amerika.
    Une do ta quaja kete mashtrim i nivelit fshataresk…
    2-ketu nuk behet fjale se Kurtit i kerkohet te mashtroje elektoratin e vet. Dipllomacia eshte shkenca qe arrin te pamunduren. Ne rastin e premtimit populist te Kurtit se do e zevendesoje taksen me reciprocitetin, Kurtit i shtrohen disa alternativa. Llogjikisht nuk mund te kete reciprocitet pa bisedime. Pra shume bukur Kurti mund ta mbante fjalen para elektoratit duke thene qe do heqi taksen qe te vere reciprocitetin. Reciprociteti presupozon marreveshje me palen tjeter. Kurti nuk ndoqi rrugen llogjike, por si gjithmone rrugen pa llogjike. Do e heq por gradualisht. Jo cic por mic. Kesaj i thone e qi..por e virgjer…
    3- qe te mos zgjatem shume ne budallalleqet qe shtron, po te them shkurt se Kurti njelloj si Haradini po i sherbejne politikes Serbe. Haradini si gomar dhe Kurti si anarshist.
    4- Kurti kerkon qe te marre ne dore bisedimet dhe te largoje Thacin nga skena.Kjo bje ere tradhetie…Kurti e kupton se me 25 perqint te elektoratit, i ka pozitat e lekundura. Amerika me nje levizje te thjeshte, e rrezon qeverine. Pyetja shtrohet: pse Kurti ben kakerdhi? Kush e detyron ate qe ti sherbeje politikes Serbe per deshtimin e bisedimeve? Ceshte kjo force me e madhe se forca e Amerikes? …ka dhe shume pyetje dhe pikepyetje te tera, por qe nuk eshte vendi.
    Duke njohur Kurtin si person une besoj se po te mos ishin probleme te pa spjegueshme ne rrugen e tij drej fronit mbreteror, Albini per hir te popullit dhe Kosoves, do e hiqte taksen, qofte edhe duke thyer premtimin ndaj elektoratit te vet(sic shprehet gazetari dhe qe seshte e vertete). Albini seshte budalla si Haradini. Ai do kerkonte te teren dhe jo elektoratin e vet. Kjo qe ben ai eshte kunder dhe vet Albinit si njeri. Duket e pa kuptueshme????!!!!

  9. pjeter says:

    Albini antiamerikan? Ik ore kelysh djalli

  10. Arber iliri says:

    Sai ngjan gjyshit Hysni mor Bushat.Qendresa jote si e Hysniut ndaj imperializmit e revizionizmit.

  11. Koba says:

    Po si e lini kete antiamerikan te prallise dokrate Bllokut te hershem.Nuk shqitet dot nga mesimet e xhaxhit Enver ,eshte i mbrujtur me urrejtjen ndaj Perendimit.Pleh Blloku i Pavlere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje