“Coronavirusi nuk është votë për ju, o të marrët e opozitës”

10 Mars 2020, 14:07Blog TEMA

Nga Bedri Islami

Ka patur një gëzim të lig dhe një qetësi të shtirur rreth ardhjes së Coronavirusit në Shqipëri.

Opozita, ashtu krejt budallshëm, ka patur gëzimin e saj të lig dhe padurimin për shfaqjet e para të kësaj epidemie në vendin tonë, dhe kaq e ngutshme ishte dëshira e saj, sa që vështirë është të besohet se mes tyre ka edhe figura politike që dikur ishin mjekë të njohur. Për kaq shumë ditë radhazi, edhe kur asgjë nuk ishte e qartë, Kasandrat opozitare ndillnin të keqen, për të shkuar në delir pas shfaqjes së saj.

Qeveria, tejet shkujdesur, me qetësi të shtirur dhe si të ishte duke ndjekur një rast studimor, diku larg Shqipërisë, gjithçka që po ndodhte e kishte tejshkuar larg vendit tonë, si një kuriozitet që mund të ndodhë diku dhe vetëm pas shfaqjes së saj e gjeti me vend të bënte mbledhjen e parë të qeverisë. Shpatullat e zonjës ministre të shendetsisë, sado të fuqishme të jenë, do e kishin të vështirë të mbanin nga njëra anë gëzimin e lig dhe paralajmërimet mizore të opozitës dhe heshtjen e ndrydhur qeveritare.

Tani, si duket, gjithçka u shfaq më qartë. Nuk mund të ishim një ishull i vetmuar në këtë botë të lëvizjeve të mëdha dhe ku kozmopolitizmi është bërë tipari i jetës së përditshme. Gëzimi i lig mori një formë dhe qetësia e shtirur mori fund.

Problemi tani nuk është më thjeshtë i tyre. Opozita do të vazhdojë të ndërtojë strategjitë e saj politike për të ndjellë një anim të njerëzve drejt saj, ndërsa qeveria, si në rastin e tërmetit, do të mendojë që këtë epidemi përplasëse, që nuk ndodh për faj të vendit tonë dhe së cilës nuk do mund t’i shpëtonim, ta kthejë në një atu politik, përmes së cilit të ndjellë një rrjedhë votash drejt saj.

Coronavirusi nuk është votë për ju, o të marrë!

Ka disa kohë, që kur u dhanë shenjat e para të shfaqjes së kësaj epidemie, që tashmë është pandemi, që klane mediale, politike, struktura të ndryshme që asnjë lidhje nuk kanë me politikën, ndjellin një panik të padëgjuar, sikur, ja, edhe pak, punë ditësh dhe minutash dhe, në këtë vend do të ndodhë një kataklizëm e paparë, përmbytje e gjithçkaje dhe katastrofa të  padëgjuara.

Figura të larta të politikës, që nuk marrin vesh as për një grip të zakonshëm, u shfaqën ekspertë të një sëmundjeje, të cilës nuk po i gjejnë fillin mendje të ndritura; ish mjekë që kanë tridhjetë vite që nuk kapin një stetoskop në duar u bënë zëdhënës të panikut, ndërsa duhet të ishin e kundërta; figura të ardhura rishtas në politikë, duke e ditur se vetëm tërbimi i bën ata të dukshëm, u shfaqën, po ashtu, vrullshëm, në përhapjen e një klime tmerri, ndërsa media, kjo botë mediale që duhet të ngjallë besim, bëri të kundërtën. Liderë të opozitës, çuditërisht jo mjekë, bënë thirrje edhe për rebelim qytetesh, duke e ndërtuar gjithë skemën sipas një politike të vjetër: zemërimi i një bastioni politik, mund të sjellë zemërimin e gjithë vendit.

Duke e ndarë Shqipërinë në copra besnikërie, sekretari i përgjithshëm i opozitës, që vetëm mjek nuk është, i bëri thirrje Kavajës, qytetit ku mendon se është në bastionin e tij, të ngrihet, pasi , sipas mendjes së tij, në atë qytet do të ngrihej spitali i karantinës infektive dhe ky do të ishte ndëshkimi i një qyteti demokrat. Marrëzia nuk ka brirë, por, edhe nëse i ka, i duhen prerë.

E nëse kjo qendër karantine do të ngrihej në një qytet tjetër, çfarë do të ndodhte? Histeria e ndarjes së Shqipërisë në bastione politike është aq e mjerueshme dhe zvarranike, sa që po shkon si epidemi fanatikësh nga një brez politikanësh tek tjetri, pavarësisht moshave dhe ardhjes në politikë.

Lideri i opozitës, ndërsa në qëndrimin e tij ishte më i përmbajtur dhe vazhdoi turin e tij të takimeve politike e qytetare, nuk i futi dot në vathë ujqërit e rinj të politikës, të cilët, edhe pse i ka thirrur vetë pranë vetes, një ditë do të ujkëzojnë kundër tij.

Qeveritarët qëndruan si në Olimpin e vjetër, të paprekur, shpotitës, heshtarë, duke llogaritur votat. E mjerë dhe e padëgjuar. Shpërfillja nuk ishte tek disa zonja të afta që morën përsipër përballimin e një gjendjeje që po vinte dhe do të vinte, apo tek figura të shquara të kësaj fushe, si profesor Tritan Kalo, por tek “kostumllarët” e dikastereve dhe tek vetë i pari i tyre. Ndërsa epidemia trokiste gjithnjë e më afër, heshtja qeveritare bëhej gjithnjë e më e madhe. Një ndjenjë pakujdesie qeveritare dhe shkujdesje e njohur qeveritare do të priste shkëndijimin e parë të sëmundjes për të bërë lëvizjet e para, të cilat, edhe tani, nuk e kanë të afishuar vazhdimin e tyre.

Politika, njëjtë në rastin e tërmetit, sheh kudo qershorin e vitit të ardhshëm apo tetorin e këtij viti. Sheh votat!

Ndërsa gjendja mund të rëndohet përherë e më shumë, si ndodh me çdo epidemi në përshfaqjen e saj, njerëzit e politikës fillojnë e bëjnë llogaritë e votave të ardhshme.

Nëse qeveria do e përballojë me sukses, dhe këtë presin të gjithë, struktura e propogandës së saj llogarit në sa vota do të mund të përkthehej.

Nëse përballimi do të jetë i mangët, do të ketë pasoja apo gjendja do të rëndohet, opozita bën po ashtu llogaritë e saj politike për votat e ardhshme.

Janë dy tema që do të hidhen në fushëbetejën e ardhshme politike, tërmeti dhe coronavirusi. Ndërkohë do të heshtet për dyndjen e sirianëve, pasi ata do të llogariten në një kohë tjetër.

Përse ndodh kështu?

Përse kemi një klasë politike kaq mediokre, e gatshme për të ngjallur panikun e jashtëzakonshëm ose qetësinë e shtirur vetëm për një grusht votash më shumë?

A është e rastit që bota mediale synoi në kaq ditë të ngjallte frikën e pafund dhe tani duartroket se zbuloi nga kishte ardhur coronavirusi në Shqipëri?

A trazohen këta njerëz të politikës apo të botës mediale se çfarë do të ndodhë më tej, si mund të ketë një përballim të gjendjes pa ngjallur panik, pa e kërkuar vatrën e së keqes me çdo kusht në vendin tënd, kur dihet se nga erdhi kjo sëmundje e rrallë, por jo më e kobshme se të tjerat. Nga gripi stinor kanë vdekur rreth 500 mijë njerëz, por asgjë nuk i ngjan panikut të krijuar nga coronavirusi. Nga malarja, në çdo minutë humb një jetë fëmije, por coronavirusi ka pushtuar mendimin tonë. 8 milionë individë kanë vdekur në një vit nga duhani, por coronavirusi duket se ishte i mirëseardhur nga politika shqiptare…

Më shkruante një mik i imi i vjetër lidhur me sjelljen e politikës ndaj një pandemie, se, ndoshta, më e mira e të gjithave, do të kishte qenë sikur kjo klasë politike të vihej në karantinë dhe të lihej vendi i lirë për ata që do të përballen me këtë sëmundje, ata, të heshturit, mjekët, infermierët, sanitaret, specialistët, të heqim sado pak ankthin e familjeve të tyre, të të afërmve, të ndihim sa të mundemi për një qytet e lagje të pastër, e kështu, ndoshta edhe pastrohet sado pak politika jonë.

Një politikë që lan duart si ai Pons Pilati i lashtësisë dhe fillon e bën llogaritë nga një e keqe që mund të përballohet.

Coronavirusi ra edhe në Shqipëri. Kush ka menduar ndryshe, ai është naiv deri në marrëzi.

E pritshme ka qenë ardhja e rënia e tij, në mos nga një papjekuri e moshës, nga një udhëtim rutinë.

E habitshme është klasa jonë politike që, nga njëra anë ka gëzimin e lig dhe nga ana tjetër qetësinë e shtirur, ndërsa bëjnë llogari në sa vota do të përkthehet e gjithë kjo.

 

15 komente në ““Coronavirusi nuk është votë për ju, o të marrët e opozitës””

  1. Tonini says:

    Me fal per shprehjen,po i detyruar ti pergjigjesh ketyre plehrave,qe akoma mendojne qe e ardhmja e tyre varet nga ftkeqesite e popullit,keta mostra te detyrojne qe ti pergjigjesh shqip dhe me te madhe,kush e can K…,per ju ,kush ju ka ne refene juve,ju jeni neveri per shumicen e ketij populli,te besh politike me keto lloj situatash dhe te pretendosh se do perfitosh nga kjo politike,vetem nje mendje kariste ,si kjo e juaja mund ta mendoje,ju jeni fatkeqesia e ketij vendi,plehra

  2. Flutura says:

    Ia fute edhe ti o Islam nje doze helmi qeverise. Bravo te qofte se ju te lsi-dita jeni infektuar rende nga virusi lsi, por nuk e di pse Merua ua mori “borxh” mendjen kur nuk ka nevoje per ju?

  3. shtetas shqiptar says:

    Jo ore Bedriko Islamiko kush ta tha kete? Koronavirusi shihet si kamerdare shpetimi per ju leshkot e qeverise Rama qe ashtu si tek termeti shikoni mundesine per ti mbuluar bythen e zbuluar nga deshtimi kesaj qeverisje .

    1. naimi says:

      Shtetas shqiptar:gjithecka mund te jesh por shqiptar nuk je, e ashtu si drejtusi yt shpirtnor e gjithe grupi I “vagabondave politik” I PD jeni te gateshem te sajoni gjithefare skenaresh te ndyte per te ardhe ne pushtet.E pate cfare tha per 2000.000maskat nje nder rregjizoret e skandalit “babale” partiaku nr.e I pd BARDHI?TURP O FAQEZI.vIRUSI KORONA c-19 nuk ju sjell ne pushtet,por ju semund me teper deri ne at mase sa te kerkoni ndihme para largimit komplet nga politika.Qofsh I mallkuar ti o “shtetas shqiptar” se bashku me partin tande tashma te deshtuar

  4. KUJTIM PUSHKA says:

    Si nuk I ha MORTJE keta plera
    QE veten Shqipetare nuk jan

  5. Raul says:

    Flitet se gjithollog’ja e leshitlikes Nora bythderrja po merret me vaksinen kunder salivirusit qe ka prekur vendin tone. Ajo po ndihmohet fuqishem dhe nga doktoresha horoskopike e leshitdhise Nafije dybeku fallxhorja e leshitdhise.

  6. Monitor says:

    Tertan Preshi la nam. Pyeste perdite Pse s’po vinte corona virusi ne Shqiperi! Lere pastaj plaku i ndyre i opozites qe i ka plas cipa qe hodhi vidio te marra nga interneti ku mjeket iranian i beri shqiptar qe gjasme gezoheshin qe kish ardh koronavirusi ne Shqiperi.
    Mire keta po udesh edhe hipokrtizia dhe protogonizmi qesharak i Presidentit qe per fat te keq ka Shqiperia!

  7. Teksas says:

    Postoja AUSTVICIT let’s te DY , see rregullon baba Hitleri , pass Jane me te liq. se Ai

  8. eshte koha qe shqiptaret te behen aktive
    dhe lajn hespet me dy BAKTERIET me te RREZIKESHME
    salih bash muti presidente

  9. Boston says:

    Shkrim qe mos e lere zbuluar opoziten…….
    Po cfare kerkonit ju or te “zgjuar” qe qeveria te raportonte qe kemi virusin kur nuk kish erdhur……Ajo po merte masa ne vazhdim…….Kush ben per popullin do te vleresohet, do apo nuk do ti. Shikoni presidentin qe e kini gomar dhe i etur per vote qe ben levizje paralele te panevojshme dhe penguese per luften ndaj ketij virusi te tmershem….

  10. Timi says:

    Keta jane te marre e te ligj jabe kriminele be prag te burgut dhe kerkojne te shfrytezojne cdo gje qe t shtyjne sa te mundin burgun qe po i pret. Duke bere gomarlleqe te tilla si akrovacite e presidentit te dhjere dhe monstres se Vucidolit…keto çimentojne edhe tre mandate te tjera per Edi Ramen.
    Sigurisht qe qeveria duke bashkepunuar me OBSH do ta kapercejne kete situate epidemie dhe keta do te mbeten si perhere te dhjere. Urojme Edi Ramen oer punen e shkelqyer qe ja bere ndonese i rrethuar me hijena e plehra si keta.

  11. ppa says:

    Islami, analist qelbesire, si perfaqesues i nje gazete ordinere, qe financohet nga plaka politike ne pension Dabulla, barazon si qeverine qe i ka rene barra per perballimin e gjendjes, ashtu edhe “te marret e “shqupit” dhe “task forcen” e hallexhiut Meta. Ky i fundit kishte ftuar disa mjeke pensioniste, perfshi dhe T.Preshin, por cudi si kishte harruar “doktorin pacient” Berisha (mgjs. fabula e filmit me te njejtin emer , nuk i pershtaten doktori tone te marre).

  12. stroralliu says:

    Edhe ti o Bedri ????????????????????????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje