Nga Eduard Zaloshnja
Të qenit gjallë është një ndërthurje e pafundme probablititesh. Në shkallë botërore, probabiliteti që dikush të vdesë nga rrufeja është 1 në një milion.
Probabiliteteti që dikush të vdesë nga rënia e avionit është 1 në dy milion. Nga tërmeti është 1 në pesë milion etj. etj. Probabilitetet luhaten sipas gjeografisë, nivelit të zhvillimit të shteteve të ndryshme, kulturave etj. etj.
Në lidhje me probabilitetet e gripit më të fundit që po përhapet në botë, COVID-19 ( i shkaktuar nga një lloj i ri i familjes së koronavirusëve), OBSH-ja sugjeron t’u referohemi statistikave zyrtare të Koresë së Jugut.
Sipas OBSH-së, për arsye politike, ekonomike apo kulturore, në shumicën dërrmuese të shteteve, nuk janë bërë testime masive të popullsisë, për të përcaktuar se sa banorë janë infektuar me koronavirusin e ri. Si rrjedhim, në qoftë se testohen vetëm rastet më të rënda ose rastet e përqendruara në rajone të caktuara gjeografike, nuk mund të matet dot ekspozimi real i të gjithë popullsisë ndaj virusit (eksopzimi përbën emërusin e thyesës së probabilitetit).
Kështu, në Korenë e Jugut, që ka bë testimin më ekstensiv të popullsisë, vdekshmëria nga COVID-19 është 7 në 1000, ndërkohë që vdekshëmria nga gripi i zakonshëm është 2 në 1000. Numri i vdekjeve është 80% i përqendruar në moshat mbi 65 vjeç.
Shkalla e infektimit është 138 në 1 milion banorë, ndërkohë që 3 ndër 5 të infektuar i përkasin një sekti fetar me 1 milion ndjekës, të cilët falen duke ndëjtur të përqafuar me njëri-tjetrin. (Drejtuesit e sektit po procedohen penalisht nga prokuroria koreane, per shkaktim të vdekjeve në masë, pa paramendim).
Duke i ndërthurur shifrat e mësipërme të Koresë së Jugut, rezulton se probabiliteti i vdekjes nga COVID-19 për një banor të zakonshëm është 1 në një milion.
Aq sa ç’është probabiliteti që dikush të vdesë nga rrufeja…
Epidemiologjia e semundjeve infektive qe shkaktojne pandemi nuk mund te thjeshtezohet keshtu. Mos e minimizoni kete semundje. Letalitetit dmth probabiliteti te vedesh nga kjo semundje nese infektohesh, ne Itali eshte 5% sipas te shifrave te findit. Italia ka shendetsine nga me te mirat ne bote, shtreter ne reanimacione qe bejne diferencen tek vdekshmeria, pasi nje pacient qe eshte ne insuficienz respiratore nga covid-19 vdes po’ nuk u shtrua ne reanimacion vdes. Tani dhogarit sa di jete probabiliteti te vdesesh ne Shqiperi po’ u semure nga ky virus.
Po majaft o burre, ngele tu shkrujt budallaliqe.
O Perendi….nese dikush vdes nga rrufeja ,nuk do te thote qe kishim nje pandemi rrufeje me 1 milion veta dhe vdiq vetem 1 person .
Tjetra eshte se vdekja e te ndjerit ka pasoja per vete personin dhe familjen dhe te afermit e tij .Vdekja e ketij individi nuk ndikon as ne ekonomine ,sigurine dhe ekzistencen nje vendi te caktuar.
E kunderta ndodh me koronarovirusin .Mund te mos kemi asnje vdekje nga infektimi i popullsise por pasojat jane shkaterruese !
Ky do me vertete me zor qe eshte tifoz i Tirones….