Nga Dritan Shano
Përpara 25 minutash, dola në rrugë për të kryer një blerje.
Kafenetë plot. Rrugët plot. Siç e kemi zakon për Shën Valentin. Distanca me njeri-tjetrin as që respektohej.
Dy njerëz, të sekseve të ndryshme, pështynë përtokë. Kombinacioni më i rrezikshëm gjysh-nip ndeshej jo rrallë.
Ndoshta koronavirusi nuk do merret me ne.
Por po qe se do na vizitojë me të njëjtin ritëm si Italinë është e qartë se do i kemi punët pisk. Jo për gjë po mjekësia jonë nuk ka lidhje me mjekësinë italiane.
Prandaj ideja se koronavirusi nuk ka ç’na bën duhet të largohet për nja dy javë nga truri ynë kombëtar.
Pa asnje panik dhe histeri, duhet thjesht të ndjekim ca këshilla që lidhen me higjienën personale dhe publike, dhe duhet të qëndrojmë sa më shumë të mundemi brenda në shtëpi.
Por çfarë po ndodh në realitet. Në real time. Shpërfillja e këshillave që duhen ndjekur për të zbutur sa më shumë përhapjen e koronavirusit është e prekshme, e dukshme duke demonstruar një papërgjegjshmëri, mendjelehtësi dhe injorancë të rrallë. Se dihet që ne shqiptarët, po nuk ndodhi në familje, jemi të bindur se koronavirusi nuk e ka me ne. Përkundrazi na sheh me respekt dhe na hap rrugën.
Kjo shpërfillje vjen edhe nga fakti se për koronavirusin dhe masat që duhet të merren, për mënyrën e re e sjelljes dhe jetesës që duhet të përqafojmë, flasin ata, politikanët. Politikanët tanë, që i marrtë të keqen koronavirusi i marrtë, etj. Politikanët jo profesionistët.
Dihet se Shqiptarët nuk i besojnë politikanëve. Nuk i marrin seriozisht. Jo më kot 84% e tyre duan të ikin prej atyre. Prandaj ata duhet ta qepin gojën, dhe në ekrane të dalin vetëm profesionistët. Ata që marrin vesh nga këto punë. Vetëm atëhere, shqiptarët ndoshta do jenë në gjendje të pranojnë ndonjë këshillë, se si duhet të sillen që mos venë jetën e vet dhe të të tjerëve në rrezik.
Kur dola nga dyqani ku bëra blerjen, në kafenenë anash pashë 4-5 pensionistë që rrinin ngusur ngucur dhe bisedonin indiferentë. Me siguri po i thoshin njeri tjetrit: Ku pjerdh unë për koronavirus! More mos e ke? i thoshte një tjetër. E në e paça a do pak nga ky koronavirusi im?
Zoti i ruajtë shqiptarët!
Na keni care trapin, ju shkedhefsha koronen e virusit …
Kujdesi madh mos thuhet kurkund ‘Qeveritareve’ por ‘Politikaneve’!
“Shqiptaret nuk i besojne politikaneve”, “84% e tyre duan te ikin prej Politikaneve”, “Politikanet ta qepin gojen, te flasin specialistet”
Ej Shane, provo te shkruash emrin e kryeministrit ne vend te anonimit ‘Politikanet’! E quajne Edi Rama, ne se nuk e di! Prej qeverisjes tij sterre ikin sot shqiptaret, ai po e shpopullon kete vend nga rinia se pari! Ai eshte duke bere leksione ne TV per koronavirusin a thua ka mbaruar per mjekesi. Boll juajte rrolin e budallait se do budallallepsesh vertet or qyqar.
E paskan zbuar nga pordhi-tika te korruptuarin Shano?
E po normale,qe Berisha do preferonte zagare te rinj nga fshati si Salianji apo pjellen e Fahriut,qe lehin 24 ore,se sa zagare te moshuar dhe te dhjamosur.
Duhet te degjojme specialistet thote! Mire dakord, po a mund t’i besojme nje mjekesie qe sic thote po ky, kater radhe me siper qe “nuk ka lidhje me mjekesine italiane”?!! Nuk po i ve emer…
Te japin sa me shume keshilla ne media. Madje te thone edhe qe s‘duhet te peshtyjne vend e pavend se nuk e dine ne eshte keq. Tu thone qe te lajne duart, fytyren etj dhe jo vetem nje here ne jave. Thone se ka boll qe lahen edhe vetem nje here ne muaj.
Ore Shano idioti, pse mbjell panik o maskara, duke na “fundosur” duke na krahasuar ne Italine. Ti mubd te kesh mundesi per t’u vizituar ne Itali a ne ndonje vend tjeter, po 95% e pjeses tjeter ku te shkojne. Duket se je pjese e Sali koleres.
neper studio duhet te dalin vetem specialistetet ne asnje menyre politikanet se keta nuk i beson njeri dhe ne vent te rregullojne prishin pune. Situata eshte njesoj si termeti ivitit te kaluar te dalin specialiste. Ju lutem drejtuesve te emisionit te mos marrin politikane ne emision se pa dashje [po prishin pune ketij vendi, politikanet nuk i beson njeri, mos i merni ne emision se na u bene te pa durueshem.
plot baret, plot autobuset megjithe keshillat qe na japin. jemi popull injorant e i prapambetur. le te na bier virusi dhe seleksionimi natyror te beje te veten se bejme kot hije mbi toke
undefined
O çna ka gjet ne, na mbyten injorantet , na mbyten katunaret !
Po ti ku e mate 84% o qen kazanash? Apo meqe po lehin te gjithe, pse mos te leh edhe une?
Sa keq , Cdo dite shtohen fjalet e pahijshme neper shkrime . Nuk po hedhim dot syte neper titujt gati “te palexueshem” per nje njeri normal . STOP ! JO ME, FJALOR TE PAPERSHTASHEM! Nje gazetar ne shkrimin e tij sjell nje problem dhe edukon lexuesin me fjalorin qe zgjedh me shume kujdes, per ta shkruar . Si mund te tolerohen qe ne tituj fjale e fjalor te tille . Nuk ka asnje vlere ajo qe do te thuash, vecse te justifikosh perdorimin e po te njejtit fjalor ne komente.