As Kina komuniste s’akuzon Amerikën, sa Berisha-Ramën për Coronavirusin

11 Mars 2020, 15:24Blog TEMA

Nga Kreshnik Spahiu

Prej 3 ditësh kam kërkuar në mbi 50 farmaci në Berlin dhe nuk munda të gjej, as maska anti-virus dhe as dizinfektat për duart.

Ndoshta s’do e besoni por as dizinfektat duarsh nuk gjej dot as në farmaci dhe as në Drug Store.

Kam kërkuar në çdo supermarket Rosmman ose DM dhe askund nuk gjen. Kjo situatë nuk është vetëm në Berlin por dhe Hamburg, Köln, Bremen, Stutgart etj

Në mbrëmje unë i ndjek lajmet në disa gjuhë të botës nga Gjermania deri në Amerikë.

Sigurisht krye-lajmi ditës është coronavirus.

Nga një vëzhgim i thjesht Shqipëria bën dallim nga gjithë bota dhe duket qartazi që virusi nuk po i rrezikon veç prekjen e mushkrive por dhe trurin e popullatës dhe politikës për këto arsye:

1- Askund as në Europë, as në Amerikë, as në Azi, as në Afrikë….. në asnjë shtet nuk del kryetari opozitës apo ish-kryeminsitri dhe të bëjnë koferenca shtypi 24 orë për coronavirus.

2- Në asnjë shtet të botēs nuk presin që nga corona virusi të bjerë qeveria dhe të bëhet rotacioni.

Rama duhet të bjerë dhe largohet për 1000 arsye por jo për coronavirus

3- Në asnjë vend të botës nuk shajnë dhe mallkojnë nëpër blogje dhe komente si shqiptarët në facebook kur diskutohet Coronavirusi

4- Në asnjë shtet të botës nuk revoltohen njerëzit me shtetin për mungesën e maskave për një virus që as SHBA nuk po e përballon dot. Ka 12 milion maska dhe minimalisht i duhen për 300 milion banorë po të llogarisim minimalisht 1 mask për person.

5- Asnjë gjerman nuk akuzon Merkel per hapje paniku që deklaroi dje se 70% e gjermanve do infektohen nga virusi

6- Asnjë televizion në botë nuk lidhet LIVE me pacientët nga karantina siç bëjnë televizionet shqiptare!l,

7- Asnjë komb në botë nuk del xhiro dhe pi raki klubeve kur shteti e shpall pushim dhe karantin të përgjithshme. Milano boshatiset, ndërsa parku rinia dhe liqeni Tiranës popullohen si dita e piknikut në 1 Maj.

8- Asnjë politikan në botë nuk hedh video satirike dhe Fake News si Sali Berisha me vallen e mjekve iranian në një ditë dhe me një ngjarje që po shndërrohet në apokalips bakterial botëror.

9- Asnjë komb në botë nuk e merr me kaq, cinizëm dhe shaka luftën kundër pandemisë botërore si shqiptarët që reklamojnë “rakinë e Skraparit” ai vaksinë anti-virus.

10- Asnjë shtet në botë nuk po debaton politikisht mbi coronavirusin sa Shqipëria.

As Kina nuk akuzon Amrikën, sa Berisha akuzon Ramën për coronavirusin.

Fundja s’kemi ç’presim nga populli, kur dy “kokat e mëdha” që na drejtojnë nuk vlejnë as sa dy maska.

Ka ardhur koha për ti shitur si paketë okazion të dy maskat shqiptare.

1- Maska e Ramës e skaduar prej vitesh dhe që është një përdorimshme

2- Maska me surratin e Bashës e cila është e përjetshme dhe shumë përdorimshe.

Gjithsesi, objektivi parandalues i dy prezervativëve nuk varet nga afati por nga madhēsia. Brenda tyre ndodhet truri i mijëra shqiptarve që është prekur rëndë nga politizimi viral që ka 30 vjet që qarkullon në gjithë kapilarët dhe gjakun shqiptar!

Mushkritë e tyre mund të mbrohen nga Coronavirusi por truri i tyre s’ka më as shërim dhe as shpëtim.

7 komente në “As Kina komuniste s’akuzon Amerikën, sa Berisha-Ramën për Coronavirusin”

  1. Adri says:

    akoma merreni me kete malok te piset ?

  2. eli says:

    O po Rames ti rrush trapin ti,se po mos kish ardhur ai ti me Sal shpirthimin dhe gjithe mutrat e tjere,do e kishit bere kete vend toke te djegur!Keshtu qe rri bej ham ham se ske gje ne dore dhe merru me ate qe te beri te parin e drejtesise dikur se me drejt se na bete ska!

  3. "BOHOTINA" says:

    Kete njeri une e mbsj mend vetem per nje gje kur ishte nenkryetar iKLGJ. Tha:” Gjyqin e fiton ai qe paguan me shume!!!!!!!”!…….. Dhe plepistat e gjonrat u leshuan si hienat mbi trupin e drobitur te deleve fakire dhe e ropen, sic e dime.

  4. kunati i shokut Luli says:

    …a qen a qen i zgjebosur…..i re nga i re dhe fap…..dole aty ku te kruhet me shume,tek politika……vdiqe per nje cike udheheqes,pasi i ke provuar te gjithe variantet ekstreme si majtas edhe djathtas.
    nje mut te madh ke per te ngrene.

  5. Shefqet Cela says:

    Une e di ku e ka inatin kryesor per politike e dorme,po s’ethote:
    HAJDUTI NE KUPOLE I VODHI EDHE KETIJ SIMBOLIN “KUQ eZI”.

  6. Gavrosh Xhindoli says:

    Dikur bridhje me motorr per te vjele gjobat i veshur gjithi me
    meshin te zi.E kush nuk ti di bemat o Nik Spahia ,sorra te shkon me mire se Shqiponja.Ik mer TOÇ!

  7. LORA says:

    ,,,,e gjeti vaftin edhe nik-sorra me dylbi
    te bej politike me COVID 19.
    Lajm e cfare lajmi ☻☻☻

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje