Të bësh politikë në Shqipëri është gjëja më e thjeshtë. Të gjithë e bëjnë. Politikë bëjnë në radhë të parë ata që e kanë zgjedhur si profesion, udhëheqësit tanë, në pushtet apo opozitë, e bën tek e fundit, çdo shqiptar në çdo bisedë tavolinë a kafeje. Por kur këtë nisin dhe e bëjnë edhe mjekët, kur edhe këta ngatërrohen me politikanë dhe për politikë, çështja është më shumë se serioze dhe më shumë se e rëndë. Aq më tepër sot.
Në kulmin e histerisë kolektivë që po shoqëron pjesë të popullatës pas shfaqjes edhe në Shqipëri së situatës me koronavirusin, e cila helmin më shume se në trupin e njeriut, po e hedh në rrjete sociale, ekrane celulari apo televizori, ka nisur një fushatë delegjitimimi e masave dhe mjekëve.
Askush përveç njerëzve që merren me shëndëtësinë dhe me masat për përballimin e kësaj emergjence nuk e di se cilat janë masat, deri ku shkojnë, sa është kapaciteti për të shtruar dhe sa për terapi intensive.
Dijmë atë që kanë thënë autoritetet, atë që na kanë garantuar mjekët dhe specialistët, të cilët i kemi parë që të shërbejnë në të gjitha pushtetet dhe për të cilët nuk mund të themi se janë të partisë a të qeverisë. Edhe sikur të ishin nuk do të kishte asgjë të keqe, nëse profesionin nuk do ta ngatërronin me politikën.
Atë që bëri dhe nuk duhej ta bënte një mjek, që në Facebook pozon me veshjet dhe izolimin për këtë situatë emergjente, por në ekran shfaqet duke thënë se ka rënë në kontakt me të dyshuar pa asnjë masë mbrojtëse.
Të vrarë prej javësh nga lajmet dhe ambjenti që i rrethon kudo që ndodhen se një ditë lexojnë që një virus vdekjeprurës ka lindur në Kinë dhe po vjen e po na rrethon edhe në Europë, një ditë tjetër se ka mbërritur në Itali, një tjetër se ka vrarë me qindra vetë në Lombardi, shqiptarët nuk ja kanë për borxh askujt që ti bëjë të ndjehen vetëm dhe të pafuqishëm, të braktisur dhe të pambrojtur.
Me jetën dhe vdekjen e tij, gjithsecili mund të tallet. Me jetën dhe vdekjen e miliona njerëzve askush nuk mund të mendojë, jo më të guxojë të abuzojë. As njw mjek urgjence as dhe një udhëheqës partie./si
Përgjegjshmëria është ajo qe mungon shume tek ne, na mjafton te fitojmë diçka dhe shkatërrojmë çdo gjë edhe deri vetveten … sdi si ta quaj injorance, makutëri, papërgjegjshmëri apo idiotësi sdi vërini vet një emër….
Bravo,
Ate mjek sharlatan,vemje te Sali virusit,koleget e tij pasi te zhuket corona duhet ta beshtyjne
Turp per te dhe familjen e tij
Nuk e di si duket ky mashtrus ne syte e femijeve te tij( nese zoti i ka dhene)
Fredrick sveriges största urval av fobollströjor knutna till klubbar och landslag,
fotbollsskor, löparskor och sportskor till marknadens
bästa priser Fotbollströjor På Nätet.
Wilbe
Laurel in der vergangenen woche hatten die männer von holger osieck günstige fußballtrikots Fußball für Kinder international einen knappen auswärtssieg bei tabellenführer japan zu Reina
Chun klik for nye real madrid fodboldtrøjer! køb officiel real madrid trøje her!
få originalt tryk til din trøje med spillere som asensio
20, sergio ramos 4, modric 10 Billige fodboldtrøjer.
Boyce
Jerri læs mere om manchester united bortedrakt 17, fotballtrøye
seniortryg handel med prisgaranti og 365 dages Åbent køb
fotballdrakter barn. Finla