VIDEO/ Harta botërore e koronavirusit në kohë reale: Të dhëna që ndryshojnë minutë pas minute

14 Mars 2020, 14:17Bota TEMA

Në YouTube, kush të dëshirojë mund të ndjekë në kohë reale ecurinë e koronavirusit në të gjithë botën.. Kjo hartë e llojit të ri u transmetua së pari në 26 janar, dhe që nga 30 janari transmetimi i drejtpërdrejtë nuk është ndërprerë.

“Qëllimi i transmetimit nuk është që dikush të ndjehet i shqetësuar. Unë po paraqes vetëm informacione që më ndihmojnë të kuptoj situatën aktuale”, thuhet në përshkrimin e transmetimit të drejtpërdrejtë.

Numrat bazohen në një kombinim të njoftimeve qeveritare dhe informacionit për median.

Moderatori i këtij transmetimi direkt është nga Koreja e Jugut, duke pretenduar se ka informacion shumë të besueshëm, dhe se njoftimet pasuese të autoriteteve shtetërore për numrat e infektuar në të gjithë botën janë kryesisht të rastësishme.

“Ndërsa punoj dhe fle, mbledhja e të dhënave bëhet automatikisht,” thotë ai.

1 komente në “VIDEO/ Harta botërore e koronavirusit në kohë reale: Të dhëna që ndryshojnë minutë pas minute”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje