Bota "pushtohet" nga Covid-19, edhe Zelanda e Re merr masa kundër koronavirusit

14 Mars 2020, 10:01Bota TEMA

Kryeministrja e Zelandës së Re njoftoi se që nga mesnata e së dielës, të gjithë personat që do të hyjnë në shtet duhet të vetizolohen, me qëllim që të parandalohet përhapja e koronavirusit të ri.

Kryeministrja Jacinda Ardern, tha se masat e reja do të aplikohen edhe për shtetasit e Zelandës së Re që kthehen në atdhe.

“Kjo kohë është e paprecedentë”, tha Ardern, teksa shpjegoi këto masa të reja.

Ajo shtoi se masat e reja të ndërmarra do të rishqyrtohen nga autoritetet pas 16 ditësh.

Po ashtu, autoritetet e Zelandës së Re, shtoi ajo, kanë ndaluar udhëtimet detare deri më 30 qershor, por këtu nuk përfshihen transportet e mallrave që vijnë përmes detit dhe ajrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje