Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj shprehet se në këto ditë të vështira që ndodhet vendi duhet bashkëpunim. Brataj thekson se në një situatë të tillë nuk duhet të përhapet panik.
Ai shkruan se mjekë të cilët i janë dedikuar politikës po përhapin panik, ndërsa thekson se është akoma më absurd fakti kur një politikan me diplomë mjeku që ka tridhjet vjet që nuk ka vizituar më një pacient kërkon të japi leksione dhe këshilla mjekësore.
Brataj ka reguar ashpër ndaj akuzave të Partisë Demokratike dhe mjekut te Urgjences së QSUT-se Ilir Allkja, i cili deklaroi se është pushuar nga puna pasi denoncoi se punon pa veshjet e duhura teksa i shërbën pacientëve.
Allkja i cili doli krah kolgëve të tij mjekë në videomësazhin e kryedemokratit Lulzim Basha tha se shkarkimi i tij është një hakmarrje e Ramës dhe Bratajt. Ky i fundit në mesazhin ku i përgjigjet të gjithë spekulimeve, shpreh keqardhje për politikanët të cilët po përpiqen të përdorin këtë situatë të vështirë për interesat e tyre, duke hedhur baltë mbi bluzën e bardhë të mjekut.
“Një keqardhje më të madhe shpreh për politikanët e të gjitha ngjyrave që në këtë moment, të cilët marrin shkopin magjik dhe tregojnë se dinë ti zgjidhin problemet e mjekësisë shqiptare, mjafton të ndjekësh këshillat e tyre dhe ky shqetësim kalon menjëher!
Bujrum zotërinj kush është kaq i zoti të zgjidh këtë problem me një këshillë apo shkop magjik, të vijë një orë e më parë! Akoma më e tmerrshme, absurde gjej faktin kur një politikan me diplomë mjeku që ka tridhjet vjet që nuk ka vizituar më një pacient kërkon të japi leksione dhe këshilla mjekësore.
Një mjek që IBUPROFENIN e quan KORTIZON, ose nuk di të interpretojë atë që ka shkruar ministri francez(mjek) po na jep leksione se dikush i ka thënë që një drejtues i urgjencës(Unë) paskam thënë të vetëmjekohen qytetarët! Zotri herë tjetër të mos bëni këtë gabim, dëgjojeni mesazhin te faqja e QKUM-së vetë, është në dispozicion, por po ja u sjell edhe njëher në vëmendje”, shkruan Brataj.
Reagimi:
Të nderuar qytetarë shqiptarë, në këto ditë të vështira për shëndetin tuaj, në këto ditë të vështira për mjëkësinë mbarë botërore, në këto ditë nevoje për bashkëpunim të gjithëanshëm shpreh një indinjatë të thellë, një keqardhje të madhe, për një vlerësim sipërfaqësor nga ana e personelit mjekësor që përhap panik duke thënë se nuk ka uniforma.
Këta mjekë të cilët i janë dedikuar politikës dhe jo mjekësisë e dinë shumë mirë që ka uniforma në dispozicion për çdo rast që do të paraqitet me COVID-19 të konfirmuar. Ti mjek që ke kohë të bësh video pacientit por nuk ke kohë ta ndihmosh atë, ti mjek që lë pacientin që vuan siç duket nga videoja juaj, pse e lë ta shoqërojnë familjarët? Pse e dërgove këtë paciente te urgjenca polivalente e QSUT nëse ishte me koronavirus? Pse ja dërgove politikanëve(mjek) videon dhe kartelën klinike të pacientes? Ishe i pa aftë të vlerësoje pacienten në banesë nëse ishte me koronavirus?
Mendoj se jo, sepse e vlerësuat atë dhe nuk e dërguat te infektivi, pra nuk ishte koronavirus. Atëherë nëse je i aftë, pse mashtron opinionin publik ku thekson se shkove pa uniformë te pacienti me koronavirus kur nuk ishte koronavirus? Te skeda juaj duket qartë se ju keni shkruar, pacienti është shtruar te infektivi gjë e cila nuk ështëe vërtetë. Pse e keni çuar atë te urgjenca polivalente? Ju deklaruat se jeni në karantinë, juve ju pa e gjithë Shqipëria në videon tuaj të famshme, pse jeni akoma në shërbim atëher? A e dini se qytetarët marrin në telefon dhe thonë, mos na dërgoni mjekun e infektuar?
Një keqardhje më të madhe shpreh për politikanët e të gjitha ngjyrave që në këtë moment, të cilët marrin shkopin magjik dhe tregojnë se dinë ti zgjidhin problemet e mjekësisë shqiptare, mjafton të ndjekësh këshillat e tyre dhe ky shqetësim kalon menjëher! Bujrum zotërinj kush është kaq i zoti të zgjidh këtë problem me një këshillë apo shkop magjik, të vijë një orë e më parë! Akoma më e tmerrshme, absurde gjej faktin kur një politikan me diplomë mjeku që ka tridhjet vjet që nuk ka vizituar më një pacient kërkon të japi leksione dhe këshilla mjekësore. Një mjek që IBUPROFENIN e quan KORTIZON, ose nuk di të interpretojë atë që ka shkruar ministri francez(mjek) po na jep leksione se dikush i ka thënë që një drejtues i urgjencës(Unë) paskam thënë të vetëmjekohen qytetarët! Zotri herë tjetër të mos bëni këtë gabim , dëgjojeni mesazhin te faqja e QKUM-së vetë, është në dispozicion, por po ja u sjell edhe njëher në vëmendje.
Drejtuesi ka thënë:
Paracetamol 500- 1000 mg në bazë të peshës dhe nësë temperatura nuk kontrollohet për dy ditë të përdoret Ibrufeni 400-600 mg deri në tre ditë çdo 8-12 orë pas ngrënies, duke u këshilluar me mjekun e familjes dhe pediatrin për fëmijët. Ibrufenin asnjë shtet nuk e ka hequr nga protokollet dhe dy raste të publikuara në gazeta nuk janë studime shkencore të provuara.
Është e tmerrshme që qytetari dixhital të mbajë tetë minuta në telefon të zënë një linjë telefonike dhe të mbajë peng një mjek, sepse duhet të ketë një tampon në banesë. Qëllimi i vetëm i telefonatës ishte për të thënë se kjo nuk është urgjenca, duke harruar se gjendemi në kushtet e një pandemie botërore, në kushtet e një numri shumë të lartë thirrjesh për ndihmë mjekësore!
Ti mjek politikan që publikon kartelën e pacientit dhe videon që të solli mjeku i mësipërm, a e di që me numrin unik të skedës lehtësisht e identifikueshme? Pse e publikoni në faqen tuaj për përfitime personale? A e di se ke shkelur etikën dhe deontologjinë si mjek? A e dini se çfarë janë të dhënat sensitive që ju publikoni?
Kjo nuk është politikë, ky është një sulm ndaj shëndetit tuaj të nderuar qytetarë shqiptarë, ky është një tjetër KORONAVIRUS kundër jush. Më vjen turp për këta njerëz të ngushtë, që shikojnë interesin personal në këtë moment të vështirë dhe kërkojnë të përfitojnë nga situata e krijuar.
Ktheni çdo përgjigje, kthejeni atë si të doni, shkoni deri te kushëriri im i 14, analizoni që nga 17 shkurti i 1963 kur kam lindur, nuk më intereson se çfarë do të shkruani, nuk kam kohë tju përgjigjem më juve por qytetarëve shqiptarë.
Zotërinj nuk kam kohë tju përgjigjem shpifjeje që po bëni në drejtim të këtij shërbimi të domosdoshëm, jetik por po ju sqaroj një gjë shumë të rëndësishme
NDOSHTA NUK E KENI KUPTUAR AKOMA:
Kemi deklaruar gjithmonë që për një orë nuk mund të shkoni asgjëkundi veç në duart e urgjencës, nga SOT JU KUROJNË PËR DY JAVË VETËM MJEKËT SHQIPËTARË!!!
Dr. Skender Brataj
Babalja ne shendetesi.Vazhdo punen doktor leri te mbyturit ne budallallekun e vet.
Bravo dhe urime dr Skenderi, mos kujto se ne populli nuk e njohim kete maskara, veç dr nuk esht ky gorilla maskara rob si lulushja kopje.
I drejt shqetsimi i ketij mjeku duhen perbuzur keta plerat e tjere si Petrit Vasili me kompani qe ne keto dite te veshtira kerkojne pushtet mbi kufoma.Nje gje dihet qe politika ecen mbi kufoma po qe gezohesh per vdekjet nga ky virus eshte e pa falshme.
Faleminderit per dedikimin dhe perkushtimin tuaj dhe te gjithe ekipit qe drejtoni!!
Mos harxhoni energji me te pamoralshmit, shqiptarwt i njohin mire.
Keni lutjet dhe bekimin e te gjithe shqiptareve!!
Jo nuk duhet perdor ibuprofene! Pika 3 e ketij mesazhi nga ministria franceze per mjeket
https://dgs-urgent.sante.gouv.fr/dgsurgent/inter/detailsMessageBuilder.do?id=30500&cmd=visualiserMessage
Respekt Doktor Brataj! Ne te njohim tashme! I mencur, i shkolluar, me zemer mjeku, gjakftohet! Ne njerezit ee thjeshte kemi gjetur tek ty, tek Doktoresha Binaj, zv. Rakacolli, ministrja e mire Manastirliu, i ndershmi prudenti gjakftohet Pipero dhe Ed km, jeni heronjte tane qe na mesuat te vleresojme situaten, qe na keni dhene kurajo dhe besim se do t’ja dalim!
Ju jeni skuadra jone trime qe po na udhehiqni ne kete kohe te veshtire! Jeni heronjte tane!
” …Se vete Zoti e pate thene se te gjithe kombet do te shuhen por Shqiperia do jetoj mbi kete dhe! ”
Kurajo Prof. Skenderi, do te mbijetojme! Me ty dhe ekipin tend do te dalim! Ruaj vehten! Na duhesh!
Je fati i shqiptareve!
Nuk ka dhe nuk do kete me te ndyr se keta te Pd-ke dhe te LSI-s.Doktor Skender Brataj jo vetem qe eshte nje doktor i mirpergatitur,i aft per detyren e drejtorit te pergjithshem te urgjencave,por edhe nje njeri i rregullt dhe ineligjet.Kjo menyra e te sjellurit te tij e ka terbuar Opoziten e shkalluar dhe sajojn “Babale” ne ç’do kohe per te lene njerizit pa pune ne kete situat qe po kalon vendi yn. Ju te opozites t’i rruani topet Doktor Brataj.Ne si popull po e shikojme doktor Brataj te angazhuar plotesisht dhe seriozisht ne punen e tij ne kete kohe te veshtire.Ata te opozites le te pullcasin.
Një përshëndetje doktor per ty dhe gjithë stafin tend…?
https://youtu.be/69rb3pcCBAI
Të lumtë Dr. Skënder BRATAJ.
Respekt me përulësi, për kurajon, morale, qytetare e profesionale, si refleksion i karakterit t’uaj personal, rrjedhojë e genit familiar.
Me shumë konsideratë.
Si shumica shqiptarve , e vleresoj hero kete mjek shembellor . Besoj te jete njeriu i Abaz Bratit , mikut tim . I pa lodhur dhe me shendet I. Foto
Kësaj gjëndje kaq shqetësuese vetëm Flamur Noka i bënë ballë! Mjek si ai as ka patur dhe as do ketë ky vënd. I brumosur me mësimet dritëdhënëse të shokut zotit Berisha, Flamuri i shëron të sëmurët në çast. Pas kësaj ata duhet të jenë të gatshëm për revolucion. Sepse ashtu siç porosit edhe shoku Berisha, revolucioni sot është një çështje e shtruar për zgjidhje. Sepse rrezik nuk përbën koronavirusi, por Edvin Kristaq Droga!
Lereni politiken qjeni rrugen sa me shpejt te jet e mundur se do perhapet ne te ter Shqiperin
Dhe ti o doktor mirre e ke po ca po ben po mer te semuret dhe i shtron ne spital dhe kaq
Ca e di se po i sheron
As qje nuk po beni nuk ka kohe nuk e kuptoni se spo ja dalin shtete te medhaja .Per pak ko do ifektoheni te ter
Kina e ka pasur kundera virusin mos u genjeni me kinen
se e eleminoj me bdhokim te popullsis eshte ginjeshter
Hapni librat e lexoni si ta mjekoni se ndryshe u ifektuam te ter . Nuk eshte njesoj korona e kines me te Italis kjo po vdes nga 350 njerez ne dit Kina e ka pasur kunder virusin
Lereni dhafet se do vdisni te ter po se qjetet kunndra virusin
Kete beni ushtar pa arem ju shtroni njerez po nuk i sheroni
dhe i shikoni kur vdesin se skeni ca ti beni bodh bet si Heronj
Hapni librat dhe lexoni thon se mund te luftohet kjo semundje me bim
Të lumtë doktor. Shikoni punën dhe lërini qelbësirat të hahen me kockat tyre. Lëri mortjet se mortja mortje do.
Doktor,
Populli thote: “mire kali qe na ngordhi po sna lene as mizat“
edhe ju boll qe po punoni e po jepni mbi maksimumin nga vetje po ju duhet tu jepni pergjigje dhe jashteqitjeve te ketij vendi e te uleni e mendoni te shkruani per “ tu mbrojtur” nga sulmet e paraziteve.
E pame se si e manaxhuan shtetin ne 97 keta pisa keshtu qe mos merrni mundimin ti sqaroni. Mos harxhoni asnje xhaul energji per plerat.
Poulli ju falenderon qe jeni atje!!!
JU FALEMINDERIT
Ne nje koheqe bota shume here me e perparuar se ne s’po i jep zgjidhje jetes mbi toke, kermat shqiptare te Sali Berishes vazhdojne korbezimin e njerzeve sepse e kane lene gjalle. Ata qe merren sot me akuza mjekeve, futuni nga nje koronovirus se nuk u ze asnje ligj me! Do shpetoni njerezimin shqiptar perfundimisht, megjithese do infektoni token.
Krahasoni dr, Bratajn me ” dr,” tritan shehun.
Skender. Te lutem mos u mer me palaco si ky mjeku me lart apo Petritet, Albana, Pampuri, Preshi etj , funderina te mjekesise sone qe sa ishin ne pushtet e shkateruan sistemin shendetsor. Une kam menazhuar disa epidemi ne vendin tone dhe te uroj te vazhdosh keshtu. Por te lutem mos ju jep pergjigje se ju krijon mundesi t’ju kundervihen. Po keshtu edhe dalja ne emisionet e Bledit, Enit,, Zhejit e disa te tjere jane emisione te njerzve pa vlera, medioker me mungese te theksuar morali njerezor e qytetar. Ne perfundim te lutem mos u mer keto kategori,por vaszhdo punen si mjek. Pershendetje nga nje kolegu jot.
Bravoooooooo dhe Respekte Skender Brataj !!!!!! ???✊✍?
Doktor Brataj te futet ne P.S dhe ne zgjedhje P.S merr 2 milion vota.
Dr, te falenderojme.
Jam krenar qe te kam patriot Skender… Vazhdo punen si deri tani dhe leri minjte e molepsur te politikes.!!
Ka të drejtë z. Bratja, po iu dedikove ekskluzivisht politikës në nivele të larta e për kohë të gjatë, nuk mund të pretendosh se je më mjek, apo …
Unë ka nja 20 vjet që i them vetes “ish-inxhinjer” ?
AI NUKE ZGJODHI DOKTORIN SI NJE PUNE HUMANE,PORE KASAPIN SEPSE PREJE ANDEJE E KA PREJARDHJEN . TE TILLE TIPA E QUAJNE VETEN TE NDERUAR ,KURE RALIZOJNE PLANET E TYRE DJALLZORE ,DHE MAKABRE.NUKE JA VLENE TE MERRNI ME ATE MOSTER ,SE I KA KALUAR TE GJITHA CAQET E NJERZIMIT.
Eshte TRENI I DYTE qe PD nuk e shfrytezon per te miren e saj ,E para TERMETI kur i gjith populli dhe gjithe europa u bashkuan, PD bente politik ,Tani qe e gjithe bota eshte pushtuar nga kjo fatkesi prape bejne politik ,, ska nevoje as te ofendosh as te trgosh me te mirin KANDARIN e ka populli