Blendi Fevziu ka bërë një shkrim për përjetimet e tij nga karantina.
Lexojeni për zbavitje, se kohë keni boll.
Edhe pse Fevziu vetë thotë se ka kohë boll, por as lexon dot e as sheh filma.
Shkrimi i Fevziut
Po më ndodh diçka që nuk e kam pasur asnjëherë të mjaftueshme më parë. Kam kohë. Shumë kohë. Qëndroj ulur përballë Tv me orë të tëra, por nuk përqëndrohem dot të ndjek një film. Lëviz nëpër kanale informative, shoh lajme, pastaj prapë lajme.
Librat janë të gjithë në krah të kolltukut tim, por sapo nis e ndjej që kam kohë por jo përqëndrim. Nuk vijoj dot më tej. Qëllon që një paragrafi i kthehem disa herë. Derisa e lë. Shoh prapë lajme. Lidhem në telefon me mjekët apo persona që ndjekin gjendjen e emergjencës. Herë-herë dal të shoh se çfarë ndodh në rrugët e shkretuara të Tiranës, apo të flas duke ruajtur distancën me kalimtarë të rastësishëm.
Po aq sa me policët apo shitëset e farmacive, që qëndrojnë në detyrë. Janë të gjithë të formatuar njësoj, tejet të sjellshëm, por po kaq të shqetësuar. Nuk ka shpërthime, nuk ka mëri, ka vetëm paqartësinë. Nuk e kuptojnë çfarë ndodhi kaq shpejt dhe më e keqja askush s’e di sa do zgjasë.
Nuk më ka ndodhur kurrë diçka si kjo! Në 30 vite si gazetar, ose edhe më tej, në kujtesën time prej 50 vjeçari.
Nuk e kam fjalën për rrugët e shkreta të Tiranës; as për dyqanet e mbyllura me qepenat e ulura. I kam parë këto edhe në 12 apo 13 Mars të 1997.
Nuk flas për ankthin. E kam prekur atë shumë herë në këto 30 vite. Kur mijëra burra, gra e fëmijë, hidheshin mbi anijet që lundronin të tejmbushura drejt Italisë në Mars apo Gusht të 1991; Në ditët e epidemisë së kolerës në shtator 1994; në orët e frikshme të 14 shtatorit 1998.
Nuk flas as për karantinën e vetëdetyruar. Në Mars 1997 u mbyllëm në shtetrrethim për 6 muaj të tërë. Në atë kohë interneti nuk ekzistonte dhe komunikimi në distancë nuk ishte ky që është sot.
E kam fjalën për ankthin e mosnjohjes që po na cfilit të gjithë. Për pasigurinë e asaj që vjen më pas. Që askush nga ne nuk e di me saktësi.
Deri më sot “e keqja” ka qenë e njohur. Dije nga të ruheshe. Sot, cfilitja më e madhe është pikërisht të identifikosh rrezikun. Ai është kudo, por s’e dallon dot lehtë. Kjo na ka bërë mosbesues, ka ndryshuar thellë stilin tonë të jetesës. Sheh me dyshim çdo të afërm apo të njohur që ke përballë. Pastaj, dallon që dyshimi ekziston edhe tek ai. Tek mënyra si të sheh, si të qëndron në të njëjtën largësi që beson se është i mbrojtur. Kush është bartësi, kush është i infektuari?! Dyshimi dhe mosbesimi bëhen pjesë e jetës.
Në gjithë rastet e tjerë besonim se zgjidhja do të vinte shpejt. Besonim tek ndihma e botës. Këtë herë bota ngjan po aq e gjunjëzuar sa ne, po aq në ankth. Eshtë hera e parë që s’kemi nga të presim ndihmë. Eshtë hera e parë që nga viti 1918 që epidemia gjunjëzon pikërisht botën e zhvilluar: Kinën, SHBA, Italinë, Francën, Spanjën, Britaninë dhe jo vendet e varfëra të Afrikës apo Amerikës latine. Edhe HIV apo Ebola shkaktuan miliona viktima, por asnjë prej tyre nuk preku në mënyrë radikale mënyrën e jetesës së demokracive perëndimore. Koronavirusi po e bën këtë. Bota është e gjitha në karantinë dhe zemra ekonomike e planetit po merr goditje të forta.
Nuk eshtë e lehtë të qëndrosh në izolim. Të kalosh orë të tëra në një hapësirë të vogël pa e ditur se si do jetë dita që vjen. Por nuk ka asnjë zgjidhje tjetër veç kësaj. Ne e dimë që sistemi ynë shëndetësor ka shumë probleme. Nëse gjithçka do ta linim në dorë të tij, katastrofa do ishte e sigurtë. Pa i ndihmuar ne mjekët, nuk na ndihmojnë dot ne ata. Nëse nuk izolohemi, nëse nuk frenojmë rastet, nëse ato shtohen nga papërgjegjshmëria jonë, mjekët e kanë të pamundur të na shërbejnë.
Është fatale që njerëzit që kanë dyshim shkojnë tek mjekët dhe nuk ju tregojnë që kanë udhëtuar nga Italia apo kanë pasur kontakte me persona të infektuar. Siç ndodhi në disa rrethe dhe Tiranë. Çdo mjek i infektuar është një ushtar më pak në betejën me virusin. Një ushtar më pak janë disa jetë më shumë të rrezikuara. Ndaj çdo gjë fillon nga ne. Italia tregoi se dhe një nga sistemet më të përparuara shëndetësore të botës mund të kolapsohet. Nju Jork Tajms botoi dje një shkrim me parashikime të frikshme.
Duke ju referuar skenarëve të CDC, (Qendrës Amerikane të Kontrollit të Sëmundjeve dhe Parandalimit të tyre), NYT sqaron se skenari më i keq parashikon se do infektohen midis 160 – 214 milion amerikanë. Po sipas këtij skenari, humbjet e jetës mund të jenë 200 mijë – 1.7 milion. 2.4 – 21 milion amerikanë mund të kenë nevojë për trajtim spitalor. Por Amerika ka vetëm 925 mijë shtretër të gatshëm. Pra në skenarin ekstrem dhe më të rëndë kolapsohet edhe vendi më i fuqishëm i botës. Ndaj ka vetëm një zgjidhje. Izolim dhe frenim të infektimit.
Nuk e dimë sa do zgjasë. Me siguri nuk do jetë e shkurtër. As këtë javë, as tjetrën. Do jetë një betejë e gjatë me virusin, po aq sa me monotoninë dhe izolimin. Masat mund të jenë edhe më drastike. Si në Kinë, Itali apo Spanjë. Por duhet ta dimë. Kjo është beteja jonë, ose mënyra e vetme për ta fituar këtë betejë me sa më pak humbje.
Por frika dhe paniku nuk mund të ndalë pjesën jetike tonën. Mjekët do shkojnë në punë. Po ashtu infermierët. Shoferët e ambulancave, operatorët e urgjencës, shitësit e ushqimeve, farmacistët, kamionistët dhe punëtorët e furnizimeve, ata të pastrimit; gazetarët që do informojnë, punonjësit e policisë dhe të ushtrisë. Një armatë e tërë që do rrezikojë për të qenë më të mbrojtur të tjerët. Ndaj nuk duhet t’ju krijojmë panik. Duhet ta kuptojnë që do mbyllet ai që nuk është i domosdoshëm dhe duhet të vijojë punën ai që e ka për detyrë.
Nuk mbaj mend kurrë një gjendje si kjo. Por me gjasë jeta është e tillë. Më ngjan sikur rilexoj “Murtaja” e Kamysë. Madje dje e nxorra nga biblioteka për ta lexuar sërish. 35 vjet më parë ishte për mua një libër i shkruar bukur. Sot, me siguri ka tjetër ndjesi. Nuk është e lehtë të jetosh në karantinë. Po nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të shpëtuar veten dhe të tjerët.
Mos eshte trembur nga akuzat qe i behen per vjedhje pronash ky shreku qe me duket si ata elefantet e sapo lindur me ate maske ose si derrkuc i majmur i saliut
Fevzo që shkrimi juaj të ketë një fare vlere hiqe pjesen e parë pasi kujtijme se ke ikyr nga tepeleku. Pjesa enesme në rregull, tregon realitetin që mund tu duhet attye pas dhjetra vitesh. Edhe pjesa e fundit sikur nuk ka interes.
Xha Sulo
Po te vjen rrotull koronavirusi
Ty duhet te bjer koronovirusi dhe jo popullit, sepse ti e ke mbush ate studjon tate me burim ifenksionesh dhe mashtrimesh duke ftuar ne studio lloj lloj gorillash dhe shimpaze si puna e jote.
Frkacak ke qene dhe je…..kroniku
Cfare mediokriteti!… Hartim medioker si i kohes se xhaxhit! Fevziu i konvertuar ne tekstin qe ka shkruar vete = 100% mediokritet.
Nuk ja asnje fjali te vetme qe te mbetet ne mend nga gjithe ky tekst. Fjali qe sapo nisin e di secili sesi do vazhdojne e si do mbyllen. Cdo ghe e ditur e thene dhe e sterthene qe Fevziu e merr dhe e hedh ne kompiuter vetem sepse nuk ka asgje per te bere. Fakti qe gjithmone tekstet e Fevziut jane kesisoj, tregon qe ky robi ne fakt nuk ja asnjehere asgje per te bere.
Mediokri i dendur me para, s’ka kurre asgje per te bere. Ngopet e kenaqet me medikritetin e vet. Ka nje tufe kesisojesh qe kohet e fundit jane sulur neper gazetat qe shtypin vete te tregojne sesa intelektual jane.
Ky tipi psh. nuk ka asnje fjali me inteligjente sesa psh. fjalite e “intervistes” se djalit te Irfan Musabelliut. Epo nese Fevziu qenka talent edhe ai tjetri qe ben foto nga ballkoni shtepise me liber ne dore (o Zot) cfare prisazhi medioker), eshte talent.
Jane talente ne mediokritet!
Duku dhe nga Qendra Toptani qe te “qetesohesh” se eshte e mbyllur….”Makbethin” e mbyt ankthi per te ardhmen e tij….
S’ke faj o Bled Fevziu (Bregasi)! Me ato halle qe po shofim qe po te bien ty, dmth akuzat per rrembim pronash, falsifikim dhe manipulime lidhur me pronat e Toptanasve, shto dhe hallin e korones, zor se mund te lexosh ndonje faqe libri! S’te ze gjumi!
Mbas ketij momenti zor se do beshe jete te qete! Se ne njerezit e thjeshte fal medias se lire e dime qe ti je person problematik, i kritikuar edhe me pare per fallcitet dhe egoizem te pafre ne emisionin qe drejton!
Eshte e sigurte se pas ketyre akuzave, njerzit neper blogje do te quajne plus hajdut, kriminel, mashtrues! Nuk i shpeton dote! Shembull: Ilir Meta ne rastin e vidios 7% qe u pa nga i gjithe populli, sipas gjyqit te zhvilluar u cilesiu si e manipuluar! Qe nga ajo kohe , pas gjyqit, sa here ne njerzit e thjeshte flasim per kete vidio asnjeri nuk e mbron manipulimin. Ne ndergjegjen e popullit Iliri mbetet nje hajdut dhe i korruptuar. Pikerishte kjo ka bere qe njerezit e thjeshte te jene te bindur se edhe floririn e Krrabes ai e ka vjedhur. Dhe… cfardo te jete IM, cfardo te beeje apo te mbroj, ai mbetet pa besimon e popullit! Ai edhe vete e di kete! Qe duke vepruar keshtu te mund ti shpetoj drejtesise dhe ligjive zyrtare!
Dakort edhe mund ! Por ai duhet te kuptoj se ne e kemi futur ne koker qe eshte hajdut dhe i korruptuar! Nuk e di nese ai eshte person i lumtur!
Kam frike se edhe ty Blend kjo do te ndodhi! Keshtu funksionon shoqeria njerzore! Te kuptoj pse s’mund te lexosh gjate diteve te karantines as rdhe nje rrjesht! Besoj te duhet psikolog!
Koka e tij eshte sikur te rruash zero koken e Zheji kokeqenit, jane sinonime te njeri tjetrit, antare te bandes, Eni vasiliqi, cim peka apo cim pordha si i thote populli, Fahri spiuni, Gjekmarkaj, Sonila surratplastikja, Adi krasta, Mark marku,,
Ik mer pleher se na qave trapin
kujt po i rruhet se si po e kalon kohen
ti vrases
O Hale Faqeziu
Po te kap t merri me pronat e vjedhura
Na bej nfonje liber per pronat e Toptaneve se je shkrimtar ti mut muti
Tema, mos u beni te pa lexueshem.
Kush do te ndjek kete lloje ( specie) ta shohe tek klani.
Fiks fare, i nderuar “Dee”!
Ne adrese te “Tema”: shkrimet e ketij palacos nuk kane, per mendimin tim, kurrefare vlere! Pse zini hapesira me kesi mbetjesh?
Pergjigje autorit te shkrimit, pse ky nuk u perqendrokerka dot: tipa si ti, qe nuk keni lene gje pa vjedhur e pervetesuar, enderrojne te shijojne parate apo vlerat materiale te pervetesuara. Ju – pra klasa banditeske – ndiqni parimisht nje strategji te dyfishte: nga njera ane ju duke “informuar” ndjellni panik e rremuje tek lexuesit/shikuesit/ndjekesit tuaj, e keshtu qe keta te gjoret vazhdojne per cudi e ju ndjekin pasi ju gjithnje keni “lajme ekskluzive”, keni informacione qe ju vijne nga nje i njohur apo dikush – pa permendur burimin e informacionit – …
Nga ana tjeter, si te superprivilegjuar qe jeni, askush nuk eshte me teper se ju – ti dhe klasa jote kriminale – i interesuar ne ruajtjen e “status-quose” sistemike, per arsye, se sistemi nga njera ane dhe natyra juaj grabitqare nga ana tjeter, ju kane pasuruar ne nivele stratosferike. Gjendja me e mire per ju eshte kjo: kur e drejta per ekzistence e sistemit aktual (Kapitalist) kombinohet me p. sh. nje pandemi, kjo per ty dhe te tuajt eshte situate perfekte – duke perjashtuar brengen qe keni ju, nese do mbijetoni situaten aktuale apo jo – , sepse., sic na meson fjala e urte popullore: ujku mjegull don!
Por, pas pandemise, ceshtja e sistemit si kurre ndonjehere keto 30 vitet e fundit duhet te (ri)diskutohet. Pastaj, ju rrofshin asetet imagjinare!
V.F.L.P
Je mesuar tu cashe trapin te tjerve .prandaj te duket e veshtir .
Fevzo!Nuk je vetëm ti,që je nē karantinë,po njē ,botë e tërë,nga Azia në Europë,nga Australia në Amerikë ndaj,durim,kurajo,ose në gjuhë e të huaj,gajret.I mësuar me jetë aktive,me intensitet të madha,me kontakte pune dhe pazare biznesi,lëvizje,udhëtime të shfrenuara në mbarë botën,në parajsa ekzotike,vizita në site tē rralla arkeologjike,dreka e darka përrallore,një jetë që lëviz me shoejtësi marramendëse,për një çast mbyllet dhe e sheh veten të izoluar bernda katër mureve të shtëpisê.I gjendur në këtë sitatë sureale,absurde,detyrimisht bie në pozita të një izolimi,privimi nga bota magjike e lirisë.Bota,Fevzo ka qenê e mençur që shpiku izolimin,burgun,për t’i kufizuar keqbërësit nga bota e lirë,nga jeta aktive.Për të dhënë kushilla ishtē gjëja më e lehtë që mund të bêjë njeriu.Ka dhe brenda shtëpise,nē ditët e sotme,ku teknologjia dhe bota kanë krijuar shumë mundësi.Nē shtēpi kemi të dashurit tanë,tē cilëve u kemi munguar.Ata që janē në shkollë,duan një mësues,gratë gêzojnë,që më në fund,e kanē burrin të tërë të tyren,biblioteka pret lexuesin,pena pret shkrimtaret,miqtē presin një telefonatë,mund tē bësh gjimnastikë brenda viles,madje…Lalêzi është afêr.Atje gjen vendin ideal,ekzotik,mund të gjesh miqtë e sojit tënd dhe ja,jeta nerr pursëri ritmin e saj normal.Ti e gêzon lejdn e lëvizjes,para ke pafund,arratisu në Jug,në Alpe apo diku në Juglindje.E nëse nuk gjen ngushëllim,bisedo me ndonjë burgaxhi të vjetër që ka bërë një hale burg dhe pyete.More,po si ia ke bêrë tërē jetën brenda,se unë po çmendem për një javë.Besoj ai do të japē këshilla me vlerë,Përndryshe unē të kêshilloj:Durim,durim dhe prap durim,se çdo gjë do e bêjë zoti mbarë,Tung!
E ke mendjen tek pasuria e vjedhur duke menduar si ta shpetosh pa ti sekuestruar per te çuar ne zero e te fillosh nga fillimi tek 10 qindarkshi e lart ta fitosh me djerse si populli i thjeshte atehere do ja dishe popullit e atehere do flesh i qete tashti as gjum nuk flene .
Hartim i nje nxenesi te teetvjecares!
I HARXHOVE ENERGJITE ,DUKE GENJYER ,DUKE BERE VIKTIMEN NE C’DO RASTE QE TU JEPTE,DUKE BERE MASHTRUSIN ,DUKE BERE TE FORTIN,MBI TE GJITHA DUKE ABUZUAR ME NJERZE TE FISIT PER TE ARRITUR ATY KU SOTE JE.MBASI I KONSUMOVE TE GJITHA ME FJALE E VEPRIME ,TANI PO VLERSON VETEN DHE PO TE VLERSOJNE TE TJERET.
BERI VETEM NJE PYETJE VETES : A E KA PUNA E JOTE ATE VLERE NGA TE KRAHASOSH SE KU KE QNE ,DHE KU KE ARRITUER? ESHTE PER TE ARDHUR KEQE ,POR TANI PO TREGOHET SE JE I KONSUMUAR NGA ANA MENDORE DUKE BERE TE GJITHA GJERAT SI TE ARRITSHMET ,EDHE ATO TE PA ARRITSHMET .ME BUDALLALLEKUN TENDE PRONEN TUAJ.KJO U RALIZUA EDHE PSE SOLLI EDHE HUMBJE JETESH .TI KETE E DINE SHUME MIRE.
ESHTE E VESHTIRE TE JETOSHE I QETE ,KURE E DINE SHUME MIRE GJYNAHET QE KE BERE NDAJE NJERZEVE TE TJERE. KURE SHOQERIJA NUKE TE VLERSON ,JE NJE NJERI I MBARUAR. DIKUR BEJE LIGJIN ,KURSE SOTE TE RROFTE PASURIJA QE VENDOSE DUKE SHFRYTZUAR KOHEN QE ISHTE NE DOBI TE MASHTRUSEVE ,DHE KRIMINELEVE. TI KU BENE PJESE zoti FEVZIU:? PO FJETE ME QENIN ,DO GDHIHESH ME MORRA thote populli.BENI EDHE TI TE FALA SANDRIT.,SI NJE PARAZIT NE ATE SHOQERI.
Per kete koronen,ke imunitet ti,po kujdes se po afron nje korone tjeter me e rrezikshme,per ty dhe te gjithe putha doret tuaj,korona SPAKU,kjo lloj karantine ka vlere te madhe per ty dhe per gjithe sojin e sorollopin tuaj,merreni me qetsi dhe drejtesi.TUNG
qelbesire i padurushem ky kokeloqja Fevziu