Nga Darinka Montiko
Ndaloni!
Thjeshtë alt, stop, mos lëvizni
Nuk është më një kërkesë. Eshtë detyrim. Jam këtu për t’ju ndihmuar
Kjo lodër supersonike ka konsumuar binarët.
Mjaft trena,
shkolla,
qendra tregtare,
takime.
Kemi thyer vorbullën marramendëse të iluzioneve dhe të detyrimeve që ju bllokuan të ngrini sytë në qiell, të shihni yjet, të dëgjoni detin, të përkundeni nga cicërima e zogjve, të rrokulliseni në lëndina, të mblidhni një mollë nga pema, t’i buzëqeshni një kafshe në pyll, të merrni frymë në mal, të dëgjoni mirëkuptimin.
U detyruam ta thyejmë.
Nuk mund të zëvendësoni Zotin.
Detyrimi ynë është reciprok.
Siç ka qenë gjithnjë, edhe pse, e keni harruar. Do të ndërpresim këtë transmetim, transmetimin e pafundë kakofonik të ndarjeve dhe të hutimeve, për t’ju sjellë këtë lajm:
nuk jemi mirë, asnjë prej nesh,
të gjithë ne po vuajmë.
Vitin e kaluar furtunat e zjarrit që dogjën mushkëritë e Tokës nuk ju ndalën.
As akullnajat që po treten,
as qytetet tuaja që po zhyten,
dhe as ndërgjegjësimi se jeni shkaktarët e vetëm të zhdukjes së gjashtë në masë.
Nuk më dëgjuat.
Eshtë e vështirë të dëgjoni duke qenë kaq të zënë, duke luftuar të kacavirreni gjithnjë e më lart mbi skelat e komoditetit që keni ndërtuar.
Themelet po shemben, po përkulen nën peshën e dëshirave tuaja false.
Unë do t’ju ndihmoj.
Do të sjell furtunat e zjarrta në trupin tuaj,
do të përmbys mushkëritë tuaj,
do t’ju izoloj si një ari polar mbi një ajzberg në det të hapur.
Më dëgjoni tani?
Nuk jemi mirë. Nuk jam një armik. Jam një lajmëtare i thjeshtë, jam një aleat, jam forca që do të risjell ekuilibrin.
Tani duhet të më dëgjoni, po ulërij që të ndaloni!
Ndaloni, heshtni, dëgjoni.
Tani ngreni sytë në qiell, si ju duket? Nuk ka më avionë, sa ju duhet që të jeni mirë e të shijoni oksigjenin që po merrni?
Shihni oqeanin, si është? Shihni lumenjtë, si janë? Shihni Tokën, si është? Shihni veten tuaj, si jeni?
Nuk mund të jesh i shëndetshëm në një ekosistem të sëmurë.
Ndalo.
Shumë kanë frikë tani. Mos i jepni fuqi frikës, mos e lini t’ju pushtojë. Lëreni që t’ju flasë, dëgjoni mençurinë e saj.
Mësoni të qeshni me sy.
Do t’ju ndihmoj, nëse më dëgjoni.
#DEGJO
Pa fjale! Madheshtore.
THIS is terrorism
As kete sdo ta degjojme. Njeriu do shkaterroje vetveten.
Bravo e madhe, duhet kuptuar mesimi qe po na jepet
Po po, sa te kaloje kjo dhe we be back on usual business. Sa per Zotin pls mjaft me keto traplliqe se na hapet barkun ne vitin 2020 zoti zoti. .
Shkrim teper domethenes. Koha per te pare demet qe i kemi dhe vazhdojme ti bejme botes, per te mira (pa fund) materiale.
undefined
ik moj laj breket
O Ju, bashkatdhetare, dilni ne ballkone dhe shikoni sot, sa larg u shef syri ne horizont, ne veri, ne lindje, ne juge dhe ne perendim?
Nje shikim, ne distance kaq te madhe nuk e kemi pare as kur mbas disa oresh apo ditesh me shi, del nje nje diell i shkelqyer ne nje qiell pa re.
Nuk jemi ne shqipetaret, ata qe rregullojme boten per te pasur nje atmosfere kaq te paster, por jemi ne ata qe duhet te ndikojme dhe ruajme ambienti dhe natyren ne territorin ku jetojme.
Mendoni, nje vend i vogel, me fabrika cimentoje pa fund, me gurore te pafundme nga Kruja ne Urenvajgurore ne Berat. a e kini vene re, se si e mbyt pluhuri dhe tymi atmosferen?
A i kini pare pyjet si priten dhe rrafshohen, e me pas u vihet edhe zjarri per te zhdukur gjurmrt? Ne, vete i kemi pare dhe i dime fajtoret, dhe ne fund themi ti gjeje shteti. Po kush eshte shteti? Une, ti, ai, qe marrim pagen per kete pune, qe populli nepermjet takses qe paguan, heq nje pjese nga te ardhurat e tij, per te punesuar mua, ty, ate, ne te gjithve, per ta ruajtur natyren, ambientin.
Nuk mendoj qe cdo gje te mbyllet, por cdo gje brenda normave dhe kritereve te lejueshme, ku fjalen e pare per lejimin e tyre ta thote nje Keshill Kombetar i perbere nga specialistet shqipetare me te kualifikuar, jo te tipave S.Z. si kapadaij.
Me ka tmerruar fakti, kur nje dite pashe tek fiksi, se si ne Gryken e katundit Llenge ne rrethin e Pogradecit (ku une kam kaluar nje here), te ngrihet nje HEC. Kaq ka arritur pangopsia dhe pa dashuria per vendin dhe ambientin ku jetojme?……….etj. etj……………………………….etj.
E verteta eshte, se njeriu me kete zhvillim te vrullshem industrial, ne kurriz te prishjes se ekuilibrave ne ekosistem, beri qe natyra (zoti) te hakmerret egersisht ndaj barbarise dhe babezise njerezore. Ajo, Natyra nuk fal ! Vjen nje moment qe kur njeriu do te denatyroj ligjet e natyres, ky veprim i kthehet ne bumerang njerezimit. Natyra jo vetem qe ne cast rivendos ekuilibret natyrore, por njkohesisht ben edhe nje ndeshkim shembullor. Te gjithe ate kapital dhe pasuri te fituar ne kurriz te saj, nga manjatet dhe kapitalistet e medhenj nga gjithe ajo veprimtari abuzive, ne tere kete periudhe kohore, natyra me ndeshkimin e saj i kthen ata ne piken zero, por edhe me nje kosto teper te rende per njerezit e pafajshem. Humbja e jeteve njerezore eshte e padiskutushme .
Shikoni cfare ndodhe sot ne rruzull ! Perballe ketij kercenimi serioz per jetet njerezore, vendet me te fuqishme dhe me te zhvilluara industriale si SHBA, Kina , Rusia, Gjermania, Italia e tj, te gjithe ate kapital te perfituar ne menyre abuzive, ne kurriz te Natyres, ne menyre te padiskutushme do t’ia rrikthejne si harac per te gjitha te zezat qe i kane punuar asaj. Njoftimet e fundit thone se Gjermania ka akorduar nje fond prej 500 miliard Eurosh per mbrojtjen nga virusi, SHBA-ja po gjithashtu ka akorduar edhe ajo dhjetra miliarda Dollare, keto vetem per zbulimin dhe shpikjen e vaksines , pa llogaritur shuma maramendese nga demet e pallogartshme ne ekonomi ! Ku ishim ? Hicgjekundi! Cfare fituam? Hicasgje!
Nga ky ndeshkim shembullor, mbase ata qe do ti shpetojne ketij ndeshkimi, do te kuptojne nje here e mire se ne te ardhmen, me ligjet e natyres nuk luhet dhe nuk behet shaka.