FOTOT: Kontrolle të befasishme në biznese dhe call centera për masat kundër koronavirusit

16 Mars 2020, 16:46Sociale TEMA
FOTOT: Kontrolle të befasishme në biznese dhe call centera për

Sot paradite, Inspektori i Përgjithshëm i Republikës, Shkëlqim Hajdari, ka bërë kontrolle të befasishme në disa biznese dhe call centera në Tiranë, për të parë nga afër, personalisht, zbatimin e vendimit të qeverisë në kushtet e emergjencës kombëtare kundër koronavirusit.

Në kontrollet që bëri në kompanitë në Tiranë, ai shikoi nga afër të gjithë kushtet e punës të punonjësve të këtyre kompanive.

Inspektori i Përgjithshëm, zoti Hajdari, konstatoi se janë zbatuar në mënyrë të përpiktë të gjitha kushtet dhe rregullat e vendosura nga qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për punën në ditët e emergjencës kombëtare.

Inspektori i Përgjithshëm pyeti vetë punonjësit, përveç edhe kontrollit nga ana e tij, në çdo metër katror të godinës ku ata punonin.

Në të vërtetë kur punohet dhe zbatohen rregullat e emergjencës, nuk kanë pse ankohen bizneset nga qeveria se “po mbarojmë”. Dihet se janë kushte ekstreme nga koronavirusi, por nëse je korrekt me rregullat e Ministrisë së Shëndetësisë, nuk falimenton!

 

1 komente në “FOTOT: Kontrolle të befasishme në biznese dhe call centera për masat kundër koronavirusit”

  1. tarasi qe ta plasi says:

    Shume i “mencur” ky Kryeinspektori !!!
    E di punen private si punen e tij : mjafton te shkosh ne pune shteti dhe aty te dredhesh zinxhirin dhe rroga vazdhon .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje