Rrugët e hapura deri në orën 08:00 sot, por lëvizjet ishin minimale

16 Mars 2020, 08:34Sociale TEMA

Pas 3 ditëve të bllokimit total të trafikut në qytetet kryesore të vendit, si pjesë e masave parandaluese ndaj koronavirusit, kjo javë ka nisur ndryshe.

Deri në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm, ashtu siç do të ndodhë edhe në ditët në vazhdim, trafiku është lejuar.

Megjithatë, lëvizja e automjeteve ka qenë e ulët jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të vendit, i Durrësi apo edhe Elbasani.

Ndoshta, ky fakt vjen edhe për arsye se e hëna ishte ditë pushimi për administratën, e cila pritet të rikthehet në punë ditën e martë.

Të gjithë ata që kanë lëvizur me automjete drejt punës mëngjesin e sotëm, kanë mundësi të kthehen në orarin 16:00 deri në orën 17:00, kur rrugët do të jenë sërish të hapura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje