A do të ndihmojë pranvera në zhdukjen e pandemisë? Ja cfarë thonë mjekët…

17 Mars 2020, 22:41Sociale TEMA

Shkencëtarë të ndryshëm në botë ndajnë mendime të ndryshme përsa i takon efektit që do të kenë temperaturat e larta kundër virusit korona.

Mjeku i njohur pneumolog në Shqipëri, Perlat Kapisyzi, i ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi sqaroi:

“Shpresat janë por shpresat nuk janë që të presim ishallah po ngrohet koha. Teoria e ngrohjes se kohës është si ajo që o zot më ndihmo të më bjerë llotaria dhe zoti tha bli njëherë biletë pastaj ta shohim.

E njëjta gjë, temperaturat mund ti presim por nqs ne do jemi të kujdesshëm dhe të fortë në vendimarrje, kjo përsa i përket kufizimit dhe distancimit social dhe gjurmimit te rasteve. Sigurisht dhe higjenes personale.  “

Doktor Kapisyzi shtoi se çëlsi i suksesit kundër koronavirust është distancimi social dhe higjena personale.

“Rruga respiratore është rruga kryesore e përhapjes, pra me spërklat e pëshymës, prandaj distancimi social dhe higjena personale të dyja këto bashkë janë masa të domosdoshme për të thyer zinxhirin e përhapjes së këtij infeskioni.”

Por a duhet distacim edhe Brenda murave të shtëpisë?

“Covid ka një përqasje biologjikisht ndryshe nga gripi, ai të lë pesë ditë ta përhapësh, të kesh kontakte për të infektuar. Ndërsa gripi të lë dy ditë.

Nëse rrini 5 ditë me njerëzit e shtëpisë dhe ditën e 6-të personi ka shenja këto 5 ditë janë ditë që mund të kenë infektuar njerëzit e shtëpisë.

E vetmja mënyrë është vetizolimi, nuk duhet të ketë panik. Dëgjoj që thonë kam dalë pozitiv ca të bëj me prindërit. Atehërë do rrish i izoluar me maskë,  dhe ata me maskë gjithashtu dhe në pritje për simptomat”, tha Kapisyzi në Përballë.

2 komente në “A do të ndihmojë pranvera në zhdukjen e pandemisë? Ja cfarë thonë mjekët…”

  1. Bimi says:

    Bravo Dr. Kapizysi! Intervista me e sakte nga te gjithe mjeket ne mediat Shqiptare. Falemnderit.

  2. Teksas says:

    Shqipetaret I bet I popull NE Europ qe peshtyn pertok , kampionat gelbaze Kudo , e Po tu hedhesh nje sy te shikojne me egersi sikur thone : ho can pate kishe zho or tej ? Perfundimisht te pa zbutshem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje