Sa të dobishme janë maskat? Sqarimi i pneumologut Perlat Kapisyzit

17 Mars 2020, 21:30Sociale TEMA

Qytetarët kanë nisur përdorimin masiv të maskave që kur u shënua rasti I parë më koronavirus në Shqipëri. Por ccfarë këshillojnë mjekët për përdorimin e tyre?

Profesor Doktor Perlat Kapisyzi, pneumolog i njohur në spitalin Shefqet Ndroqi sqaroi në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi se maskat duhet të përdoren vetëm në ambiente të populluara dhe të mbyllura.

“Qytetarët t’a mbajnë vetëm në ambiente të mbyllura, të populluara. Nëse maska nuk laget mund të rrijë me higjenë 24 orë deri në 48 orë. Kjo për njerëzit e zakonshëm, kurse për mjekët është e mira që të ndërrohet njëherë në 24 orë.” – tha professor Kapisyzi në Përballë.

Mjekët këshillojnë gjithashtu që qytetarët të kenë kujdes në përdorimin e maskave në mënyrë që të mos kthehen në vatër infeksioni.

“Maska efikasitetin e ka për personin që është i infektuar dhe pengon infektimin e të tjerëve, por mbajtja e maskës duke ecur ështe keqpërdorim.

Madje maska kthehet në të kundërt. Se për shembull të bie telefoni e kap me dorë dhe e prek maskën. Maska ka kontakt me dorën, maskat janë të domosdoshme për personelin mjekësor. Mungesa për ta mund të kushtojë”- theksoi në Përballë doktor Kapisyzi.

1 komente në “Sa të dobishme janë maskat? Sqarimi i pneumologut Perlat Kapisyzit”

  1. hiq mer fare pfff…

    njilloj si intimet e VIP-eve shqiptare

    qe i harrojn gjitmon diku (ne shtepi apo kush po di ?)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje