Pas epidemisë së koronavirusit, që ka izoluar thuajse gjithë botën, UEFA organizoi ditën e sotme një video-konferencë me të gjitha vendet antare.
Nga vendimet e rëndësishme në mbledhje, ishte vendosja e shtyrjes së Europianit që ishtë planifikuar të zhvillohej këtë verë. Gjithashtu, u vendos dhe shtyrja e “Coppa America”, që do të zhvillohet verën e ardhshme.
Ndërkohë, në vendin tonë Dritan Shakohoxha, teksa publikonte si “ekskluzive” shtyrjen e Europianit, deklaroi se Digitalb ka dhe do të blejë të drejtën e transmetimit të “Coppa America”.
“Zyrtarisht do të vendoset shtyrja e Europianit. Një ekskluzive e ‘Supersportit’. Digitalb po sot që u mor vesh lajmi që mund të shtyhet Europiani, zyrtarizon blerjet e Copa America.
Kjo verë nesë do të luhet Europiani do të jetë Botërori i parë me 2 finale Botërore, se do të jetë dhe Europiani dhe Coppa America.
O të dyja ose njëra do të luhet, nuk do të diskutohet”, deklaronte Shakohoxha, i cili tashmë është një mashtrim i turpshëm publik.
Është mashtrim sepse Digitalb nuk e ka ekskluzive të drejtën e Copa America, duke gënjyer haptazi, pasi të drejtën për ta blerë transmetimin e këtij kompeticioni e kanë dhe kompani të tjera.
Më poshtë po përcjellim videon ku Dritan Shakohoxha, ka gënjyer publikisht opinionin publik dhe sportdashësit shqiptar. (TemA)
Te fala sandrit
Po ky koqe eshte, ca merreni kot. Vajti 50 vjec e nuk di te lidhe nje fjali ne gjuhen shqipe.
Eshte nje idiot i lindur, down.