COVID-19, Ministria e Jashtme: Anuloni fluturimet

18 Mars 2020, 16:24Sociale TEMA

Me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit, Ministria e Jashtme udhëzon të gjithë qytetarët që kanë planifikuar udhëtime, t’i anulojnë ato, nëse s’janë domosdoshmërisht të nevojshme për ta apo familjarët e tyre.

Minsitria bën me dije se një pjesë e konsiderueshme e linjave të fluturimit i kanë anuluar fluturimet për në aeroportin e Rinasit dhe disa shtete kanë ndaluar kalimin tranzit përmes aeroporteve të tyre, si dhe qarkullimin e të huajve në territorin e tyre.

Sa i përket shërbimeve konsullore të nevojshme, Ministria thotë se qytetarët duhet të drejtohen në platformën e shërbimeve konsullore online, në faqen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe në Portalin Qeveritar e-Albania.

MEPJ i bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë, jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, të kontaktojnë me përfaqësitë në vendin ku ndodhen, në numrat e tyre të emergjencës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje