"Ne do bëjmë maksimumin", mjeku Kalo apel qytetarëve: Ju lutem na ndihmoni duke qëndruan në shtëpi, respektoni rregullat e higjenës vetjake

18 Mars 2020, 13:22Sociale TEMA

Në një postim në Facebook, Ministrja Manastirliu ka përcjellë mesazhin e sotëm të prof. Tritan Kalos nga spitali Infektiv në Tiranë.

“Ju lutemi bëni edhe ju maksimumin tuaj, nëpërmjet këputjes së zinxhirit të përhapjes së sëmundjes, nëpërmjet zbatimit të rregullave të atij që quhet distancim social, pra kufizimin e lëvizjes dhe vetëizolim nëse keni kontakte me persona të sëmurë dhe të respektoni në maksimum rregullat e higjienës vetjake, sepse vetëm kështu do të jemi në gjendje t’ja dalim mbanë me një armik të padukshëm. 

Ju lutem na respektoni! Ne do të bëjmë maksimumin për të shpëtuar jetët tuaja”, thotë Kalo. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje