Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video përmes të cilës tregon se nën drejtimin e ministres së mbrojtjes Olta xhaçka vijon shpërndarja e pakove të ushqimeve çadër më çadër, në zonën e prekur nga tërmeti dhe derë më derë për pensionistët e vetmuar dhe familjet e varfra, pas izolimit si masë kundër përhapjes së COVID-19.
Ndërsa shpërndan videon e ndarjes së ushqimeve në Thumanë Rama vijon me mesazhet e tij ‘durim dhe besim deri’ në fund.
“Mbrëmë në Thumanë; Sot, nën drejtimin e ministres së mbrojtjes, vijon shpërndarja çadër më çadër, në zonën e prekur nga tërmeti dhe derë më derë, kudo në Shqipëri tek pensionistët e vetmuar dhe familjet më të varfra. Durim, besim dhe përsëri durim”, shkruan Rama.