SKEMA: Si infektoi 66-vjeçari nga Lushnja që ndërroi jetë sot, 12 mjekë, infermierë dhe pacientë të tjerë në Sanatorium

18 Mars 2020, 08:58Sociale TEMA

Një pacient në Spitalin e Sëmundjeve të Mushkërive (Sanatorium) në Tiranë ka infektuar 12 persona të tjerë, mes tyre 3 mjeke, një radiograf dhe 3 infermiere të spitalit.

Pacienti, një 66 vjeçar nga Lushnja, i cili ndërroi jetë sot,  shtrua në Sanatorium me probleme të rënda të funksionimit të veshkave.

Gjatë trajtimit spitalor, ai zhvilloi pneumoni, prandaj atij ju bë testi për koronavirus, ng ai cili u zbulua se ai ishte prekur nga COVID-19.

Është e paqartë nëse personi ka patur me infeksion të mbartur apo është infektuar gjatë qendrimit në spital.

Një hipotezë është se mund të jetë infektuar nga një i afërm që jeton në Peruggia, Itali, i cili e ka vizituar në spital.

Fatkeqësisht, ky i afërm nuk është identifikuar dhe nuk i është nënshtruar analizës për COVID-19, çfarë është shpërfillje e rrezikshme.

66 vjeçari infektoi direkt një mjeke reanimatore, e cila është personi që i vendosi tubat e furnizimit me oksigjen.

Ai infektoi edhe tre mjeke të tjera, të treja specializante, dy pneumonologe dhe një kardiologe, të cilat i kanë shërbyer para se ai të diagnostikohej me infeksion.

Mendohet se ai ka infektuar, gjithashtu, direkt edhe një specialist të radigorafisë, edhe pse ekziston dyshimi se radiografi mund të ketë marrë infeksionin indirekt nga burime të tjera.

Po nga pacienti fillestar u infektuan tre infermiere, kryeinfermierja dhe dy infermieret e pavionit ku ai ishte i shtruar, të cilat i kanë marrë atij kampionët e gjakut për analiza, i kanë dhënë kurimin dhe ndihmë tjetër mjekësore.

Nga infermieret është infektuar një pacient tjetër në të njejtin pavion.

Nga ky i fundit pastaj janë infektuar tre të sëmurë të tjerë, të cilët qëndruan disa ditë në të njejtën dhomë me të.

Në total, nga një pacient i vetëm u infektuan katër mjeke, një radiolog, tre infermiere, dhe katër pacientë.

Katër pacientët janë kaluar në spitalin infektiv të QSUT-së, ndërsa mjekët dhe infermieret e Sanatoriumit janë në gjendje të mirë shëndetsore, të gjithë të vetëizoluar në banesat e tyre.

15 komente në “SKEMA: Si infektoi 66-vjeçari nga Lushnja që ndërroi jetë sot, 12 mjekë, infermierë dhe pacientë të tjerë në Sanatorium”

  1. sunitet nuk bejne shtet,lloji i kafshes......... says:

    ”denim pas vdekjes”…….idiotsira made in albania!

    1. Aleksander says:

      Janulla mé I rrezikshem se Covid 19.Por ne I shtypim cibanet e viruses… si morrat.

  2. Ceni says:

    Vjen tjetri nga Italia e takon se s’duron dot. As atij qe vjen si vete mendja as te shtruarit. Pastaj vdekja dhe nisin e qajne. Derrat nuk nxen mend.

    1. Epirioti II says:

      Ky rast duhet te behet mesim per shqiptaret qe te heqin dore nga berja e qokave ne spitale dhe maternitete.
      Lereni te semurin dhe doktoret ne hallin e tyre. Qokat te behen ne shtepi kur i semuri del nga spitali. Mundesisht as ne shtepi por me video-call.

      Ky kusheriri i te ndjerit qe i solli peshqesh vdekjen duhet denuar per vrasje pa paramendim.

  3. elton says:

    Turkofagot ktu ke te drejte. Plus qe kto mjeke qe infektohen nga pacientet le te shkojne te punojne ne ndertim,se aty akoma te lejne te punosh pa veshjet mbrojtese.

  4. Alban says:

    Kurre si kam kuptuar keta monstrat qe genjejne doktoret. Me vjen keq qe i paska marr me qafe personalin mjekesore.

    1. Bentley says:

      O klluf, lexojeim dhe njehere lajmin. Ishte ne spital i shtruar me kohe dhe nuk ka genjyer njeri. Ty po, qe te genjen mendja!

  5. Milan says:

    Mos fusni brenda ne spitale te afermit e keni kuptuar situaten apo jo

  6. Mario says:

    O gazetare leshi ekspertet thone qe nje persone nuk mundet te ifektoje me shume se dy persona tani ti po na thua qe I ndjeri paska ifekruare 12 tetjere tani ke te besijme prralat e tua apo te thenat e specjalistve

    1. Artan says:

      Nga e gjete kete ti mo Anjshtajn? Pse i mbarohet virusi pasi infekton dy? Hajde mendje hajde.

  7. Raul says:

    Gjejeni kete mut muti qe mori be qafe spitalin qe eshte si han me 2 porta dhe dhomat e te semureve jane plot me vizitore dhe shteti paguan miliona leke per rojet private qe nuk japin minimumin e sigurise por hyn derri e dosa
    ne spital. Te hiqet licenca e firmes se rojeve menjehere dhe te arrestohet roja private qe lejoi kete monster te beje kerdine.

  8. Ce says:

    Ketij monstre qe mori ne qafe spitalin nxirrjani mutin nga goja, se erdhi nga zone e kuqe kafsha dhe mori ne qafe mjeket

  9. specialisti says:

    Po ai vizitor eshte anonim ?
    Kur dihet kush eshte , e nga cili qytet i Italise ka ardhur, pse nuk ndalohet e mbyllet ne infektiv ? Kushedi sa veta ka infektuar ?
    Ne dore te Zotit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje