Eshtë shënuar viktima e dytë me koronavius në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ka ndërruar jetë te spitali Infektiv 66-vjeçai nga Lushnja, pasi kishte komplikacione të rënda.
Njoftimi
Ndërron jetë në spitalin infektiv pacienti 66-vjeçar, kishte komplikacione të rënda
Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë pacienti i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ishte në gjendje të rëndë, në respirim të drejtuar në reanimacion.
66-vjeçari nga Lushnja prej disa ditësh ishte i shtruar në shërbimin Infektiv, në gjendje të rëndë.
Pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale.