Pasi OBSH e shpalli Covid – 19 pandemi botërore edhe qasja e mjekëve për virusin ka ndryshuar. Profesor Doktor Perlat Kapisyzi, i ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi sqaron se virusi korona nuk është grip, përkundrazi.
“Nuk është grip. Nëse pandemitë e gripit e kanë mortalitetin nga 0-1% deri në 2%,3% Covid-19 thuhet deri tani që e ka vdekshmërinë 2%, 3%.
Është interesante që në gjithë këtë sfidë që ka pasur bota dhe shkencëtarët, krociera Diamond Princess i dha mundësinë që të përcaktonin saktë se sa ishte mortaliteti I bazuar në infeksionin real.
Kurse deri në atë moment pa dalë studimi vdekshmëria ishte naive sepse nuk dinin më saktësi se sa realisht kanë vdekur nga Covid-i dhe sa është realisht numri i të infektuarve që një pjesë janë asimptomatik. Dhe doli që vdekshmëria reale ishte 0.5 %” –tha Kapisyzi në Përballë.
Ministrja e shëndetësisë lajmëroi këtë mbrëmje se është drejt shërimit një prej pacientëve të parë të prekur nga koronavirusi në Shqipëri.
Por sa rrezik ka që të shëruarit të infektohen sërish? Doktor Perlat Kapizyzi jep këtë përgjigje:
“Gjasat janë të vogla që një pacient i shëruar të marr sërish virusin. Gjasat janë mbas një kohe që I lejon virusit të pësojë një mutacion.
Ashtu si gripi, ne e marrim një vit, por mund ta marrim sërish vitin tjetër nëse ka ndodhur një mutacion”, theksoi doktor Kapisyzi.
E mëgjithë vdekshmërinë e lartë, sërish pneumologu i njohur thotë se duhani mbetet rrezik më i madh për qytetarët se koronavirusi.
“Do shqetësohesha nga ai që pi duhan, se duhani vret 8 milionë njerëz në botë. Koronavirusi nuk ka të tillë vdekshmëri.”
Me matematike kam mbajtur shtepine ketu ne North America. Dikur kam bere edhe doktorature ketej dhe sinqerisht dua te bej kete koment. Shifrat e dhena ketu dhe ne shtyp jane KOMPLET INTERPRETIM IDIOT. Ne nuk e dime sa te prekur ka nga koronovitusi sepse nuk kemi kite testimi per the gjithe popullsine. Mund te jene 20 -30 here me shume te infektuar se sa raportohet . Perqindja e vdekjeve nga koronovirusi matet duke pjestuar numrin e viktimave me numrin e atyre qe jane testuar. Keshtu qe del e madhe. Perqindja e te viktimave te gripit matet me numrin e viktimave pjesetuar me numrin e atyre qe statistikisht mendohet se jane prekur nga gripi. I fundit eshte numer shume miljonesh dhe eshte i perafert me the infekuarit nga gripi sepse ne mund ta parashikojme kete numer pasi gripin e njohim mire dhe kemi statistika shumevejcare. Prandaj kjo perqindja eshte e sakte. Nuk mund te llogaritesh % e fatalitetit nga COVID19 kur nuk di sa eshte numri total I te infekuarve. Gazetare te Temes, shkoni nje Universitet dhe pyetni nje professor matematike apo statistike dhe ai do konfirmoje pikerisht kete. Shqiptare beni kujdes por mos perhapni panik. 3% vdekshmeri eshte bullshit gomeresh. Padyshim eshte me ngjitez se gripi por vdekshmeria nuk dihet.. Nje gje eshte e sigurte se ajo eshte me e vogel se 3%. Me kitet qe do prodhohen me shumice ne USA kjo do vertetohet. Dr. Kapisyzi eshte mjek i shkelqyer por jo matematikan. Ai lexon shifrat qe i japin te tjeret.
Po nuk u ndalua ky,nuk do ngeket plak ne kembe.Tamam per te hequr qafe,te gjithe ata qe kane probleme shendetesore,dhe jane te mbi 60 vjet.Sa gje e çuditeshme,gjithe bota po hallakosej per plakjen e botes,te del virusi si me porosi,dyshimi te vjen.