Në një intervistë për “La Stampa”, Elisa Vicenzi, drejtuese e qendrës së kërkimeve në “San Raffaele” të Milanos thotë se koronavirusi i ri është inteligjent.
“Ai dobësohet me kalimin e kohës dhe bëhet më pak ngjitës. Është e vetmja mënyrë e tij për të mbijetuar”, – thotë ajo, duke shtuar se pikërisht kjo e bën më të frikshëm virusin.
“Ata që e transmetojnë virusin edhe nëse nuk janë asimptomatikë, më shqetësojnë, për shkak se vazhdojnë ta përhapin atë”, – thotë studiuesja.
Ajo rrëzon pretendimet se virusi është një produkt laboratorik. Sipas saj, nuk ka një virus të ngjashëm.
“Origjina më e mundshme mbetet lakuriqi i natës”, – thotë ajo duke shtuar: “Virusi ka kaluar nga lakuriqi te një tjetër kafshë, përpara se të kalojë te njeriu”.
Përveç rregullave kryesore të higjienës, studiuesja këshillon që të mos kemi frikë. Sipas saj, frika është armik i shëndetit sepse gjeneron stres dhe dobëson sistemin imunitar.
Sa i përket ushqimit, duhen konsumuar ushqime me vitaminë C, D dhe B12. Po ashtu duhet zbatuar rregulli i pesë racioneve me fruta dhe perime në ditë.
Pra edhe kjo me versionin qe kinezi hengri gjarprin qe hengri lakuriqin!!!!
Po mir lind pyetja nqs lakuriqet paskan pasur kete virus sa shkencetar jane ata qe vizitojne shpellat e tyre te pakten 50 vjetet e fundit pse nuk u infektuan?
Ose me thjeshte dihet qe lakuriqet pickojne kafshet shtepiake mot e jete pse nuk eshte verifikur ky rast me pare?
Nuk po them qe eshte hedhur nga dikush por te mbrosh versionin zyrtar te politikes sesi u perhap kur akoma sot mbas gjithe atyre viktimave nuk dini se ceshte ky virus duket shume bajate
nuk ka asgje te cuditeshme kur je i informuar/edukuar me nje teme. Ne temen e kercimit te pathogjeneve nga nje specie ne tjetren ka me mijera libra, artikuj studime, vezhgime e statistika te cilat e vezhgojne, monitorojne, masin, shpjegojne si ndodh e cfare shkakton. Ne boten e celularit ku njerezit lexojne ikona, simbole me zemra, smily, e puc puc ka nje renie serioze te edukimit me konceptet baze qe dikur i merrnin nga librat, shkolla, ushtria, dhe mediat (me redaktore).
Po or ti Kuq e Zi, ka me miliona viruse e baktere qe kane per baze nje specie por nuk kane mekanizem si te kalojne tek specia tjeter e ta semurin. P.sh. Gripi qe ze njerezit shkaktohet nga nje virus. Nje njeri me grip ja ngjit nje njeriu tjeter po u puthen, por nese ka qen dhe e puth nuk ja ngjit semundjen qenit te tij megjithese ia jep virusin. e njejta gje me viruse qe ka qeni qe mund te krijojne semundje tek qente e tjere por jo tek i zoti i qenit. Por ne natyre ndodh qe ndonjehere per shkaqe jo shume te qarta viruse nga bot e kafsheve gjejne nje menyre te kalojne ne boten tone e te shkaktojne semundje (virusi i gripit te pules, gripit te derrit, lopes se cmendur, HIV/AIDS – nga shimpazete, SARS, Nile virus, virusi qe shkakton EBOLA nga mishi i majmunit) etj etj. Ka plot viruse e semundje tek shpendet, zvarraniket, kafshet shtepiake, insektet te cilat nuk shkaktojne semundje tek njeriu sepse nuk kane mekanizem si te hyne, por kur ndodh kemi ate qe quhet kapercim. Ka ndodhur, po ndodh e do te ndodhi ne te ardhmen.
Ai qe beri i llogariti mire , e beri virusin te mbijetoj , te lujtoje , dhe te vrasi …….dhe nuk e beri qe njerezit te marin masat dhe ta zhdukin me injeksion .
Shkrim me shkencor se sa ky nuk kam lexuar deri tani per koronavirusin.Eshte padyshim nje mendje e madhe Elisa Vicenzi