Gjyshja 95-vjeçare italiane fiton betejën me koronavirusin

18 Mars 2020, 22:20Bota TEMA

Një grua 95-vjeçare është pacientja e parë e shëruar nga koronavirusi në provincën e Modenës në Itali.

95-vjeçarja arriti ta mposhtë virusin që është duke u marrë jetën mijëra personave në mbarë botën, shumë më të rinjve e të fortëve se ajo, duke u kthyer tashmë në simbolin e qytetit emilian në këtë luftë të madhe.

Ndërkohë, situata vijon të mbetet alarmante në Itali, po  ashtu edhe në Modena, ku vetëm 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 persona, një 72-vjeçar, një 73-vjeçar dhe një tjetër i moshuar 76-vjeçar.

Italia është e dyta pas Kinës, me numrin më të lartë të personave të prekur nga koronavirusi, i cili ka arritur në 31 mijë persona dhe 2500 të vdekur.

Shqetësues mbetet fakti se në shtetin fqinj është i ulët edhe numri i personave të shëruar. Deri tani kanë fituar betejën me koronavirusin 2941 persona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje