Ish- ministrja sulmon Macron: E dije për tsunamin e koronavirusit dhe e nënvlerësove

18 Mars 2020, 21:50Bota TEMA

“Epidemia është një realitet, të gjithë në shtëpi, jemi në luftë”. Presidenti Emmanuel Macron priti datën 16 mars për të shpallur emergjencën shëndetësore në Francë, për shkak të përhapjes së koronavirusit. Një ditë më parë u mbajtën zgjedhjet lokale në Paris dhe ditën pasardhëse u shpall “Lufta”.

Këto vendimmarrje të presidentit francez kanë sjellë kritika të shumta. Ka shumë njerëz që mendojnë se Macron ka humbur shumë kohë për të marrë masat e duhura për të parandaluar pasojat që po shkakton virusi Covid-19.

Një prej këtyre zërave është dhe ai i Agnes Buzyn, ish ministre e Shëndetësisë, e cila më 16 shkurt la vendin e saj në qeveri për të zëvendësuar kandidatin e mbështetur nga Macron në Paris, Benjamin Griveaux, i cili ishte goditur nga një skandal seksual dhe u detyrua të tërhiqej nga gara.

“Më tërhoqi menjëherë vëmendjen ajo që po ndodhte në Kinë. Më 20 dhjetor një blog anglofon jepte të dhëna me detaje për sëmundje pulmonare të çuditshme. Lajmërova menjëherë drejtorin e përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë. Në 11 janar i dërgova një mesazh presidentit Macron për t’i shpjeguar situatën. Në 30 janar vura në dijeni dhe kryeministrin Edouard Philipe; zgjedhjet nuk mund të mbaheshin”, rrëfen për Le Monde, ish ministrja.

Në intervistën e saj, Buzyn, me lot në sy, shprehet se Macron mund t’i shpallte më shpejt luftë këtij virusi të padukshëm, por shumë të fuqishëm. Ajo tregon se do t’i rikthehet punës në spital pasi në këto momente të vështira ndihma e kujtdo është e rëndësishme.  Ish ministrja e Shëndetësisë e mbyll intervistën e saj me frazën e frikshme se “tashmë tsunami është në sytë e francezëve”.

2 komente në “Ish- ministrja sulmon Macron: E dije për tsunamin e koronavirusit dhe e nënvlerësove”

  1. Papergjegjshmeri lideresh says:

    Macroni , B. Jonson, apo disa lidere te tjere qe nuk moren masat e duhura qe ne fillim, do shkarkohen shume shpejt nga postet qe mbajne

  2. XXXL says:

    Ti zonje e nderuar ke shume te drejte dhe e kritikon Presidentin Macron per nje kohe vonese te gjate ne marrjen e masave per Emergjencen Shendetsore.
    Ketu tek ne ne Shqiperi eshte ndryshe: Shqu-pisa, ata te Lesh e Lise, palo Presidenti e megafone te prishur si Titat e Mona Cizmes, iu kundervune Kryeministrit Rama per masat e marra dhe per “shtet rrethimin” qe qytetaqret te rrijne ne shtepi.
    I bejne kar-shillek duke bere xhiro duke pire raki ne makinat e te vdekurve dhe shkodranet qe nuk dallojne nga pukjanet kane mbushur rruget….. duke shetitur….. fali zot se nuk di se cfare bejne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje