Kleçka e vendimit të Bankës së Shqipërisë për kreditë dhe krahasimi me Italinë

18 Mars 2020, 19:00Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Një vendim i Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë, pikërisht një ditë pas atij të qeverisë italiane për rastin e kredive, u duk si një akt mjaft i pritur nga shumë shqiptarë, të cilët të prekur nga pasojat e krizës së tërmetit dhe sot të koronavirusit janë vërtetë në vështirësi për të paguar këstet mujore.

Por zbardhja e vendimit doli se ishte një tallje ashiqare me shqiptarët. Me një fjalë: pezullim ka por nëse i do qejfi bankave.

Në shkresën e firmosur nga Guvernatori Sejko theksohej se shtyrja e kredive me tre muaj i lihet në mënyrë fakultative bankave të nivelit të dytë dhe do të jenë ata që do të vendosin nëse kanë pasur vështirësi qytetarët nga kriza që shkaktoi koronavirusi apo jo.

Ky është nonsens, pasi nëse e lë në duart e bankave, këto të fundit mungesën e të ardhurave për të paguar këstin e cilësojnë si një shkelje e kontratës dhe nisin procedurat pëmbarimore pasi ata zotërojnë si peng pasuritë e patundshme që klientët kanë lënë si kolateral.

Ajo që BSH e cilëson si një mënyrë e re e pagesave nuk është gje tjetër, por një riorganizim i kësteve që qytetarëve i rri si lak më i madh në qafë që mund të rritet kësti në muajt në vazhdim.

Qeveria italiane mori vendim ndërprerjen e kredive për 3 muaj duke i dhënë një garanci sovrane bankave si shtet.

Ndërkohë tek ne, edhe pse duket se nëse do të faleshin këstet e 3 muajve mund të arrinim në një shifër të papërballueshme, kështu nuk është.

Kjo pasi bankat tek ne kanë fitime shumë të mëdha për një klient për kreditë e banesave. Ata për më shumë se 10 vitet e para gëlltisin fitimin dhe më pas nisin të mbushin portofolin e kredisë. Që do të thotë, nëse një klient ka marrë një kredi prej 30 mijë eurosh në vitin 2015, sot ai e ka portofolin e kredisë 28 mijë euro, ku as 2 mijë nuk kanë shkuar tek pagesa e tij, edhe pse ka 4 vite si pagues i rregullt i kësteve.

Tre muaj, nuk janë shumë për bankat e nivelit të dytë që hyjnë tek biznesi i madh dhe që punon shumë me qeverinë dhe bizneset e mëdhenj në vend. Ata duhet ta bëjnë këtë edhe si një kontribut i një sektori që ka përfituar shumë dhe nuk ka rënë në krizë edhe si pasojë e politikave shtrenguese gjatë gjithë kohërave të vështira që prej krizës globale të 2008-s.

Duke krahasuar me vendimin që mori qeveria italiane për koronavirusin, thelbi i tyre, edhe pse nuk mund të krahasohet pasi kemi të bëjmë me një shtet të G 7, është pezullimi apo falja për tre muaj i pagesave që qytetarët paguajnë çdo muaj dhe janë litar në qafën e tij.

Qeveria italiane ka pezulluar kreditë për 3 muaj, taksën e makinës për këtë vit, siguracionin për këtë vit, taksat e pastrimit, taksën e pronës, tarifën arsimore, ka falur për 3 muaj faturën e dritave e të ujit. Që edhe tek ne janë gjëra që edhe mund të bëhen.

OSHE është një korporatë shumëmilardëshe që nuk i ka problem tre muaj, kur ka një portofol debiti disavjeçar që ka mbledhur e po mbledh nga klientët.

UKT-ja në kryeqytet gjithashtu me volumin gjigand të buxhetit të tij nuk do ta kishte problem dy muaj falje për konsumatorët. Kështu edhe bashkia, apo bashkite e me radhë.

Këto mund të ishin një veprim më i thjeshtë dhe më i lehtësueshëm për qytetarët, pasi edhe qeveria nuk nxjerr para nga buxheti, por edhe qytetarët marrin frymë duke kursyer gjatë kësaj lufte siç e përsërit shpesh edhe kryeministri Rama.

Shumica e qytetarëve hanë dhe paguajnë faturat prej të ardhurave që marrin. Nëse u reduktohen faturat, i bëhet një lehtësim më i madh sesa tu shpërndahen ndihma që në shumicën e rasteve humbin rrugës….

14 komente në “Kleçka e vendimit të Bankës së Shqipërisë për kreditë dhe krahasimi me Italinë”

  1. h says:

    Perse ky sakrilegj intelektual të krahasoni shqipërinë me Italinë ???

  2. Entoni says:

    Ik pirdhuni me tere Rilindjen!!! Kokrrat e mashtruesve. Genjejne diten per diell. Gjate nje periudhe 5 vjecare, vetem une si biznes i vogel i kam dhene tatimeve 192 mije euro (tvsh edhe tatim fitimi) pa llogaritur taksa te tjera edhe siguracione. Tani qe kemi nevoje per mbeshtetje ne vend qe ti pezulloje pagesat (nuk po them ti fal) pa piken e trupit te thote bej pagesat online.
    Qeveri legene

  3. ELA says:

    e sakt,analiz e drejt u tallen me shqiptaret po hengert koken e vet Genti i Ilirit

    1. Ylviu says:

      Ne kohen e Enverit kredite per 25 vjete ishin me interesa 0 pas 25 vitesh paguhej nje interes simbolik.Po tjetri nuk priste 25 vjet per te lare kredine dhe e shlyente me pare pa paguar interesa.Kush ishte me i mire si model??Ai qe te ndihmonte falas apo ky sistemi tani qe te rrjep dhe te nxjerr ne rruge te madhe??

  4. Liri says:

    Po kush te shtyje kredite mo sejko? Ca flisni aman, po kush e pjerdh sejkon o njerez.
    Nje cope tuafi qe i puth bythen gaz demit dhe e vune guvernator per te bere ca pune ashtu si me padashje!

  5. Isuf kapertoni says:

    Ore shkresen qe ka firmosur governatori, apo govornatori dhe kryeministri

  6. Aleksander says:

    Ha merr ik
    Nuk ka ma
    Sot ka Shtet
    Me njerez te mençur qe drejtojn
    Jo injoranta si ata te PD
    Qe kan shkaterrua Shqipnin.
    Eshte e qarte ?

  7. populli says:

    Po si mund të falen faturat e dritave dhe të ujit për 3 muaj për gjithë popullatën, kur nje pjesë e mirë janë të punësuar në administratën shtetërore dhe do paguhen dhe pse nuk do punojnë, apo ka dhe pronarë biznesesh të fuqishëm të cilët dhe konsumin e energjisë dhe të ujit e kanë më të madh, pasi j’ua mban xhepi i tyre. Përse duhet t’u falen,pasi nga taksat tona dalin këto para!!Edhe pensionistët të izoluar në shtëpi ( edhe pse jo të gjithë),nuk ju ndërpritet pensioni, mund t’a paguajnë atë si rregullisht e paguajnë.Edhe punonjësit e atyre kompanive që do jenë të mbyllura, do paguhen nga buxheti i shtetit. Pra cilët mbeten për t’ju falur pagesën e këtyre detyrimeve??!!

  8. Kerma says:

    Deri diku e ke mire, si psh faljen e korentit dhe te ujit per 3 muaj (gjithmone brenda nje limiti llogjik konsumi), mospagimin etakses se pastrimit per 3 muaj edhe ate per arsimin etj. Por nuk mund te falen kestet e kredise. Ato thjesht duhet ti behet nje grace period te themi per 3 muaj apo me shume (dhe gjithmone nese do klienti) dhe ku nuk duhet te perllogariten interesa shtese dhe penallti per kete periudhe, por vetem kaq.

  9. Italia says:

    O gazetar cfar po thuaj se ketu ne itali te falin fatture e drita ve te uijit apo kredite cfar jan keto peralla qe po thua nuk jane te verterà spese une jetoj ketu

  10. Ferid says:

    Gazetari mesa duket nuk eshte mireinformuar si funksionon biznesi i bankave. Bankat fitojne 1-2% ne vit mbi shumen e teprices se kredise. 3 muaj falje principali merr 4-6 vjet per tu rikuperuar humbja. Paralelizmi me OSHEE nuk qendron sepse modeli biznesit nuk ngjason.
    Ne e kemi jetuar kohen (deri ne 2000) kur bankat nuk kreditonin thuajse fare, cfare penalizimi ishte per ekonomine. Kurse sot bankat operojne ne nje sektor me konkurence te larte. Kujtoni ofertat qe bankat postojne cdo dite per te kuptuar sa konkurence ka ne kete sektor, duke ulur marzhet ne nivelin me te ulet dhe ne te miren e qytetareve dhe bizneseve.
    Nuk i sherbejme te mires se pergjithshme, as qytetareve as ekonomise me ide populiste.

  11. Drejtesi says:

    O injorant, kredite jane dhene me depozat e popullit. Si te mos paguhen?!!!

  12. Eleni says:

    Tallje, tallje dhe vetem tallje ?. Turp per kryeministrin dhe per guvernatorin qe tallen me popullin ne kete gjendje te jashtezakonshme (e pashpallur?). Vendimi qe nxorren dje nuk e detyron banken per asgje. Nese duhet te rinegocioj me banken per shtyerjen e kestit perse kam nevoje per nje leter bakalli nga kryeministri. Nuk po pretendon askush qe te falen kredite, do te ishte cmenduri, por po kerkohet ngrirje e kredive per 3 muaj. Pas 3 muajve do te vazhdonte rregullisht pagesa deri ne kestin e fundit. Ngrirja e kesteve (jo falja) behet me urdherese qe guvernatori jua dergon bankave dhe jo me rinegocjim nga kredimarresi.

  13. shqiptari says:

    Mundohen te ngopin miletin me luge bosh,miletin qe ja kane ngop aq thelle sa as COVID 19 s’ka cfare ti beje.Bankat e nivelit te dyte na kane rrjepur lekuren 30 vitet e fundit ,kane dore te lire te bejne c’te duan si te gjithe oligarket e pangopur.Banka e Shqiperise eshte institucioni me i korruptuar ne vend dhe nje cerdhe kusaresh bastarde te shoqerise shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje