Krisja e madhe, Isa Mustafa: Do të nisim mocionin për rrëzimin e qeverisë, Albin Kurti nuk respektoi marrëveshjen

18 Mars 2020, 20:05Rajoni TEMA

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se Lidhja Demokratike do të nisë mocionin e mosbesimit të qeverisë Kurti.

Ai e bëri këtë paralajmërim vetëm disa orë pasi që kryeministri Albin Kurti shkarkoi ministrin e Brendshëm, Agim Veliu…

“Kemi diskutuar sot në Kryesi. Kemi vendosur që LDK-ja të iniciojë mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti, sepse ne nuk dëshirojmë të jemi më pjesë e një qeverisje të tillë”.

 

“Po ashtu jemi të bindur që një qeveri e tillë rrezikon marrëdhëniet me SHBA-të, prezencën ushtarake dhe paqësore amerikane këtu, prezencën e saj ekonomike dhe po ashtu përkrahjen politike që e kemi pasë dhe duhet ta kemi në të ardhmen për njohje të reja – dhe jo çnjohje – dhe për rrugën për integrime euroatlantike, sepse presim dhe synojmë që të jemi pjesë e NATO-s me FSK-në tonë, assesi që amerikanët të tërhiqen nga FSK-ja dhe të mos kemi perspektivë ekonomike, sociale dhe ushtarake”.

Mustafa në konferencën për media pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së ka thënë se shkarkimi i Ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliu është veprim arbitrar i kryeministrit Kurti që bie ndesh me marrëveshjen e koalicionit që e kanë nënshkruar.

“Sot ka ndodhë një veprim i papritur dhe i paparalajmëruar i kryeministrit. Është shkarkuar një ministër i LDK-së në kundërshtim me marrëveshjen të cilën e kemi për koalicioni, sepse në marrëveshje kemi thënë që nëse kryeministri ka vërejtje në ministra të caktuar të LDK-së, atëherë konsultohet me kryetarin e LDK-së dhe në bazë të argumenteve që ofron mund të arrihet pajtueshmëria për shkarkim”.

“Nuk ka ndodhë fare që të konsultohet me mua dhe që unë të japë pëlqimin. Është veprim arbitrar, krejtësisht i panevojshëm në këtë situatë që ne po ballafaqohemi me luftën kundër një virusi të tmerrshëm që ka kapluar vendin tonë dhe që nuk kemi njohuri se çfarë do të ndodhë nesër”.

“Për neve është veprim që flet se Kurti nuk dëshiron të bashkëpunojë me ne dhe se Kurti nuk dëshiron të bëjë veprime të cilat sigurojnë relacione të shëndosha me SHBA-të dhe partnerët tjerë europianë”.

12 komente në “Krisja e madhe, Isa Mustafa: Do të nisim mocionin për rrëzimin e qeverisë, Albin Kurti nuk respektoi marrëveshjen”

  1. Timi says:

    Hahaha po wani per Aneriken tani….mbani Alpinin akoma se do ja shiloni hajrin….Nje i ri me mendje plaku injorant po e mbyll Kosoven…ne nje kohe kur fuhet te luftonte per Shengenin Ballkanik dhe t hiqte taksen idiote haradinase qe e dhjeu Kosoven….politilane budallenj qe nuk fini te shiloni me larg se hunda juaj.

    1. Kol says:

      Isa mustafa e ka dhkrujt ne balle qe eshte tradhetar kurse anbini vetmohues si bolshevik fatkeqsisht amerika ska me interes per kosoven se e mori bazen dhe se leshon me kurre dhe trumpi eshte me sllavt

      1. Bekim Peja says:

        Albini është koooqe.

  2. Dati says:

    Keta te Ldk-se nuk jane gje tjeter vetem fundrrina te komunizmit. Jane hajdut ne krye me komunistin Isa mustafa qe ka qene ne qeverin Bukoshi ne ekzil dhe kane vjedhur parat e bashkeatdhetareve tane, me miliona kane keqperdorur, dhe tani na dalin ktu kinse shpetuesit e KOSOVES. Turp per Lidhjen Demokratike te Komunistave!

  3. Lani says:

    I mbajtem per me te mencur keta! Po pse ore tani e gjetet te ziheni o kosovare?!

  4. Prishtinaliu says:

    Te gjithe e dinim qe nuk mbush tre muaj ky genjeshtar ky mashtrues mendoje qe e ka shkarkuar qellimishte per tu shkarkuar vet al bini kosoves heroi kosoves revolucionari kosoves islamisti kosoves shvejku kosovar

  5. RROFTÈ HASHIM THAÇI ?????? says:

    Po ç’të duhej KUALICIONI me ISA MAFIEN e UDB , O Albin KARI ??????!!!!! Nuk doje HASHIM THAÇIN LEGJENDAR ëhhhhhhhhhhh ????!!!!! HA MUT tani ti Albin LESHI bashkë me KURVËN ISA MUSTAFA i UDBsë BEOGRADIT !!! HASHIM THAÇI LEGJENDAR do tju SHKËRDHEJ para dhe mbrapa që të dy , ju HORRAVE TRADHTARË të Serbisë KURVË !!! SHKONI QIHUNI të Dy bashkë !!! RROFTË SHQIPËRIA dhe KOSOVA !!!!! RROFTË HASHIM THAÇI LEGJENDAR ??⚖??⚖??⚖??⚖??⚖??⚖??

  6. Ρrushi says:

    Ky koalicion u ndertua dhe mbahej ne fije te perit. 4 Muaj bisedime dhe mareveshje e sekondave te fundit la shume gjera zbuluar, pasi u ngjis shpejt e shpejt si nje buke e krisur prej kohesh.

  7. Titsti says:

    Tani e gjeten keta idjote te bejnr politike!!! A u rrafte nje virus kezyre ndyresirave dule fillur me kete sakatin e LDk titiste

  8. qytetari says:

    Bin Ali,apo al bini,pikerisht kete ka kohe qe e pret:
    Gjate gjithe kesaj periudhe,ai vec eshte marre me nacionalizem te verber,pa i kercitur fare,per gjithe ato morri punesh te tjera qe ka shteti dhe qe duhet te fillonte ti bente.
    Dhe tani,qe ndodhet nen nje presion te gjithanshem nga jashte dhe brenda vendit,po e kupton qe te qenet kryeminister nuk eshte pune per te.
    Por qe te pranoj deshtimin dhe te heq dore vet,nuk e pranon radakja e bin-aliut kete.Prandaj strategjia e tij,eshte,qe ta bej te pakenaqur me veprimet e tij ekstreme,aleaten ne qeveri Ldk-en,qe ajo e pakenaqur,nga bemat e tij jo normale, ta detyroje ate,te prishe koalicionin dhe keshtu dhe qeverine.
    Dhe bin ali me pas te gjeje veten,si me pare duke djegur bombarduar parlamentin dhe hedhur ne anarki Kosoven.

  9. Johani says:

    Mjerisht ndodhi ajo qe e kam parashikuar qysh para 6 tetorit,ose me sakt qe nga dita kur VV dhe LDK deklaruan koalicionin e shpetimit!!!!! Koalici per shpetimin e isa mustafes ne radhe te pare pasi e shifte veten te ngordhur tersisht sidomos kur semundja e bindi se nuk mund te eci pa shtaga dhe pa disa truproje si vjosa,hoti,luta,veliu,ismeti, abrashi e disa ose me te kaluar komuniste ose kriminale ku mjerisht disa nga ata edhe u bane ministra ne qeverine Kurti,per te cilin me pare ja kam menduar deken siq thot populli sesa te futet ne te njeten qeveri me ish komuniste te serbise apo me disa qe kontrollojne bixhozin ,drogen dhe fajdet ne Dukagjin sidomos, si thoshte populli dikur duhet me ja dit hallin veti, Albini mendoj se fluturoj qe doli partia e pare pa e menduar kurre se afer veti ka fmijaq dhe hajna te ndyre qe ja njillosin edhe deshiren e Albinit per nje pune te mire dhe te ndershme,pra Jane pikerisht ata qe u ja afer veti Albini si konjufca,abazit, sfeqla, e disa sahanlepires qe duke qendruar afer Albinit enderruan fotelet dhe pozitat ministrore apo drejtor bordesh e pse jo edhe ambasdor sepse u kishte premtuar konjufca qe ja mrrini ymri te behet kryetar parlamenti nje jave por qe e detyruan ta liron karrigen pasi kishte bythen e vogel e per ate kar-rige duhej nje me e madhe, osmanka pra, konjufca pastaj n’a u ba minister i puneve te jashtme dhe ju duk vetja Zot,filloj ti shkarkoj amabasadoret qe edhe Daqiqi edhe vuqiqi e kishin te perballeshin me ta dhe duhej ti vendoste aty komandantet e krimit dhe fajdeve ose ndonje prostitute qe kishte ndihmuar ne arritjen e koalicise qe zgjati hiq ma pak se kater muaj biseda te fshehta dhe ja rezultati i dashur Albin, armiqt e serbise i refuzove per bashkepunetor, bashkepunetoret e serbise i more ne qeveri dhe tash ta fusin dhe te thone edhe tradhetar ata qe deri para pak vitesh i quaje te tille, luje maqorr kryet e minit.

  10. emigranti says:

    Isa Mustafa eshte kali i Trojes per qeverine Kurti, njeri me te kaluar te erret ne kohen e ish Jugosllavise, i akuzuar per korrupsion si kryetar i Prishtines, njeri lehtesisht i shantazhueshem.
    Me vjen keq per Vjosa Osmanin se si mund ti duroje keta hiena.
    Dhe e bukura eshte se keta politikane te shantazhueshem e pa bosht me ne krye te korruptuarin Thaci, thone se sillen keshtu qe te mos prishemi me Ameriken.
    Dihet se Amerika per aresyet e veta eshte e interesuar per stabilitet ne rajon.
    Megjithese dihet qe e drejta eshte me Kosoven, eshte me e lehte per burokratet e tyre te favorizojne Serbine, drejtuesit e se ciles jane jo te shantazhueshem dhe unike ne qendrimin ndaj Kosoves, jo si politikanet tane te perlyer qe filluan si ne koe klithmat ndaj te pashantazhueshmit Kurti.
    Eshte e qarte se keto hiena do ta rrezojne qeverine Kurti, por eshte detyre e popullit te Kosoves qe ti ktheje kurrizin ketyre vemjeve, ashtu si dhe e politikaneve te llojit V.Osmani te shkeputen nga e keqja per te miren e Kosoves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje