“Pandemia e koronavirusit, krizë e paprecedentë globale”, Pisonero: KE po monitoron nga afër situatën në Ballkanin Perëndimor

17 Mars 2020, 12:51Rajoni TEMA

“Pandemia e koronavirusit është një krizë e paprecedentë, globale, një emergjencë e rëndë shëndetësore për qytetarët, shoqëritë dhe ekonomitë”, deklaroi sot zëdhënësja e Komisonit Europian, Ana Pisonero në reagim të interesimit të ATSH.

Pisoneroi shtoi se, “dhjetëra mijëra janë infektuar dhe mijëra të tjerë kanë vdekur vetëm në BE. Numri i të infektuarve në Ballkanin Perëndimor është në rritje”.

“Komisioni Europian dhe Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) po monitorojnë nga afër evolucionin e COVID-19 në Ballkanin Perëndimor. Delegacionet tona të BE-së janë në kontakt të ngushtë me autoritetet përkatëse”, shtoi Pisonero.

“Koordinimi dhe bashkëpunimi i ngushtë, në nivelin rajonal dhe me BE-në janë thelbësore si kundërpërgjigje ndaj kësaj emergjence”, tha Pisonero.

Ne, nënvizoi Pisonero, “po shohim se si ta lidhim Ballkanin Perëndimor me iniciativat që BE po ndërmerr dhe si të ofrojmë sa më mirë mbështetje në zbutjen e ndikimit social dhe ekonomik, duke parë një mundësi për të rishpërndarë fondin IPA dhe të fleksibilitetit me rregullat e ndihmës shtetërore”.

Pisonero u shpreh se, “në këto periudha të vështira, nevojitet solidaritet. Kjo nuk është koha për shfajësime polemike ose të pabazuara”.

“Bashkimi Europian është donatori kryesor, investitori dhe partneri tregtar i rajonit të Ballkanit Perëndimor. Që nga viti 2014, çdo vit BE-ja jep mbi 1 miliardë euro në mbështetje për njerëzit e Ballkanit Perëndimor”, theksoi Pisonero.

Pisonero shtoi se, “BE po përcakton rregullat e saj për blerjen e pajisjeve mjekësore brenda dhe jashtë BE-së. Eksportet vazhdojnë të jenë të mundshme, por duhet të autorizohen nga autoritetet e shteteve anëtare”.

1 komente në ““Pandemia e koronavirusit, krizë e paprecedentë globale”, Pisonero: KE po monitoron nga afër situatën në Ballkanin Perëndimor”

  1. Kuq e zi says:

    Italia nuk i beson syve dhe pyet veten se a ekziston BE duke qene nje nga tre te medhejte e bashkimit
    Ju thoni po monitorojme ballkanin
    Kush i sponsorizon keto lajme ne shqiperi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje