Koronavirusi "ngre në këmbë" Kosovën: Hashim Thaçi shtyn zgjedhjet në Podujevë

14 Mars 2020, 17:47Rajoni TEMA

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë vendim për shtyrjen e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës në Podujevë, pas pranimit të rekomandimit nga Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Në mbështetje të nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës (GZ, nr. 47,  25 janar 2009), nenit 4 të Ligjit nr. 03/L-072 për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës (GZ, nr. 32, 15 qershor 2008), si dhe duke marrë parasysh kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të pranuar nga Zyra e Presidentit më 14 mars 2020, Presidenti i Republikës së Kosovës ka nxjerr vendim për shtyrjen e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës.

Data e zgjedhjeve do të përcaktohet më vonë, pas vlerësimit të gjendjes epidemiologjike dhe pas pranimit të vlerësimit se do të jetë e sigurt që të mbahen zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Podujevës.

2 komente në “Koronavirusi “ngre në këmbë” Kosovën: Hashim Thaçi shtyn zgjedhjet në Podujevë”

  1. Baliu says:

    Taqi-Vuqiqit: Te dy jemi afer ne gremine, vetem une po bie o bosi im, a do t’ma zgjatesh kemben, a do t’ma zgjatesh kemben, … .

  2. Baliu says:

    Kutite e votimit do te mbushen edhe pa votuar qytetaret. Hallelujah!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje