Koronavirusi përparon në Greqi, tre të vdekur 72 të infektuar brenda ditës

14 Mars 2020, 10:49Rajoni TEMA

Shënohet viktima e tretë nga koronavirusi në Greqi. Sipas të dhënave, ka humbur jetën një 92-vjeçare që u diagnostikua me koronavirus. Po kështu mësohet se dy të afërm të së moshuarës janë izoluar në spital.

Viktimë ka mbetur dhe një 67-vjeçar që vuante nga sëmundje të zemrës.

Vetëm brenda një ditë, numri i të prekurve nga koronavirusi në Greqi ka shkuar në 72.

Nisur nga përhapja e shpejtë e virusit, edhe autoritetet greke kanë marrë masa duke mbyllur restorantet, kafenetë, baret dhe qendrat tregtare.

Kujtojmë se mes personave të prekur në Greqi janë dhe 4 shqiptarë, motër e vëlla, me bashkëshortët e tyre.

1 komente në “Koronavirusi përparon në Greqi, tre të vdekur 72 të infektuar brenda ditës”

  1. Sumsung galaxy says:

    Mos ia fusni pordhes kot ato bejn 2000 teste ne dite kurse ne 450 ne total. Llogjike qe ne shifra do jene me lart. Realiteti?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje