Koronavirusi nuk kursen as Kosovën, konfirmohen rastet e para

13 Mars 2020, 17:46Rajoni TEMA

Kryeministri Albin Kurti ka zbuluar se takimin me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi ia ka ndërprerë lajmi i 2 rasteve të konfirmuara me koronavirus në Kosovë.

Kurti shprehet se takimi filloi me bisedën për koronavirusin madje nuk ja dha as dorën Presidentit për kujdes, por më pas takimi u ndërpre për shkak se në orën 19:00 do të mbahet mbledhje e jashtëzakonshme e qeverisë lidhur me masat e reja të Kosovës pas shfaqjes së koronavirusit.

”Në orën 19:00 do të kemi një mbledhje tjetër e qeverisë meqenëse situata ka ndryshuar. Pas kësaj mbledhjeje që do e kemi, pas një ore ne do të marrim masa të tjera.”- tha Kurti.

”Siç ju kemi thënë para pak orësh, kanë qenë 15 raste, dy rezultuan pozitive kurse për informacionet e tjera Komiteti i Koordinimit është kthyer në një shtab pune duke nxjerrë të gjitha rekomandimet për t’ia çuar edhe qeverisë.”- shtoi Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.

”Së pari, unë po kërkoj mirëkuptimin tuaj sa i përket vendit e rrethanave, dhe rrethit të këtyre dy personave. Njëri me nënshtetësi italiane dhe tjetri kosovare. Nevojitet mbledhja e qeverisë përpara se të tregojmë elementet rrethanore e vendore të këtyre pacienteve. Janë diagnostifikuar.
Sot takimi me Presidentin ishte pa shtrëngim duarsh. Filloi takimi me koronavirusin dhe u ndërpre me këtë lajm. U dakorduam që të takohemi përsëri dhe të bashkëpunojmë sa i përket punëve të jashtme.

Ka hapur një mori temash, prej minishengenit deri tek dialogu në Bruksel e në ëashington e tarifa. Por k aqenë një takim që është lajm i mirë se ishte i rëndësishëm meqenëse kryeministri dhe Presidenti janë së bashku. Ka qenë takim substancial edhe pse nuk u mendua fillimisht si i tillë. Do të vijohet që mos ketë befasi për qytetarët. Duhet ta rrisim parashikueshmërinë e njëri- tjetrit jo vetëm kryeministri me Presidentin por edhe të tjerët. Ka vend për më shumë shpresë. ” – vazhdoi Kurti.

2 komente në “Koronavirusi nuk kursen as Kosovën, konfirmohen rastet e para”

  1. specialisti says:

    Z. Kurti
    Shyqyr qe u takuat me ne fund.
    Jo me Vucic por me presidentin e vendit tend.

  2. xyz says:

    1 ishte serb dhe 1 ishte magjyp
    Shqipen nuk e xan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje