“Nuk na bënë gjë koronavirusi, se ne serbët kemi gjene luani”/ Koronavirusi dhe politika serbe: Nga budallallëku, në gjendje të jashtëzakonshme

16 Mars 2020, 09:19Rajoni TEMA

Një mjek serb tha se koronavirusi nuk ju bën gjë serbëve, sepse ata kanë “gjene luani”. Pastaj mjeku hajvan shtoi me gjuhë seksiste: gra të dashura serbe, ngutuni e shkoni në Itali në shoping, sepse tash çmimet atje janë lirë, plus, sipas këtij doktori, gratë janë të mbrojtura nga estrogenët, pra nga hormonet seksuale, nuk i godet korona. Presidenti Aleksandër Vuçiqi propozoi që koronavirusi të luftohet me raki dhe tha se më shumë njerëz vdesin nga pickimi i mushkonjave se nga virusi i fundit. Dje budallallëku dhe primitivizmi i pushtetit në Beograd mori fund. Edhe Serbia shpalli gjendje të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë.

Nga Enver Robelli

Kur koronavirusi nisi të përfshijë botën, ministri i Jashtëm serb dhe këngëtari i kafehaneve, Ivica Daçiq, tha se virusi mund të jetë futur në Kinë nga jashtë. Një epidemiolog serioz në Beograd e quajti këtë deklaratë të pavend. Pastaj e mori fjalën Mbreti i Serbisë, shefi i cirkut nacional dhe presidenti Aleksandar Vuçiq. Më 6 mars ai tha se çdo ditë vdesin 25 herë më shumë njerëz nga pickimi i mushkonjës se sa nga koronavirusi. Mesazhi ishte ky: mos u bëni merak.

Pastaj Vuçiq foli se si rakia e shqyen koronavorusin. Siç dihet në prodhimin e rakisë serbët janë kampionë, por edhe nëse nuk janë, mirë që besojnë në përralla të tilla. Pas Vuçiqit në konferencën për shtyp foli doktor Branislav Nestoroviq. Kur njerëzit prisnin se tash do të fliste një njeri i fushës dhe debati do të bëhej më serioz, Nestoroviq tha se gratë nuk kanë pse të shqetësohen, ato mbrohen nga estrogenët, pra nga hormonet seksuale, domethënë nuk i prek koronavirusi fare.

Pastaj doktor Nestoroviqi tha se gratë serbe lirisht mund të shkojnë në Itali në shoping, sepse tani askush nuk shkon atje, plus çmimet janë lirë. Gazetat bulevardeske të Beogradit, të cilat e kanë kryeredaktor faktik Vuçiqin, botuan tituj bombastikë: ato cituan doktor Nestoroviqin se paskësh thënë “ne serbët kemi gjene luani, koronavirusi nuk na bën gjë”.

Kur situata po bëhej serioze, doktor Nestoroviqin deklaroi se nuk ka thënë që serbët kanë gjene luani, ndërsa Vuçiqi nuk i përmendi më mushkonjat, por tha: të dashura serbe, të dashur serbë, “ju lutem si zotit” të na lajmëroni nëse keni qenë në Itali.

Dje Serbia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit. Vuçiqi e shfrytëzoi këtë moment ta ofendojë Bashkimin Europian, tha se i vetmi vend që e ndihmon Serbinë është Kina dhe presidenti Shi Xhinpin, të cilin e siguroi për mirënjohjen e përhershme dhe të hekurt serbe.

Në kujtesën e opinionit kritik serb mjeku Nestoroviq dhe presidenti Vuçiq mbetën si dy shakaxhinj të licencuar nga shteti. Kryeredaktori i gazetës proeuropiane “Danas”, Dragolub Drazha Petroviq, e shfrytëzoi paraqitjen e doktorit dhe presidentit qesharak për një kolumne me ironi therëse.

Po, shkroi Dragolub Drazha Petroviq, njerëzit nuk vdesin vetëm nga kafshimi i mushkonjës, por edhe nga pasojat e barkqitjes (diarreja), nga përdorimi joprofesional i kosës elektrike, pastaj duke bërë selfie mbi një shkëmb, nga rrëzimi i ndonjë përmendoreje në varreza gjatë varrimit të një personi të panjohur, nga kërcimi joprofesional me parashutë nga kulla e Eiffelit, nga goditja e rrufesë gjatë ndeshjes së futbollit dhe – qe besa – edhe “nga seksi në treshe”, siç precizoi Dragolub Drazha Petroviq duke i tallur dy figura publike serbe krejtësisht të papërgjegjshme – doktor Nestoroviqin dhe doktor Vuçiqin. Në Serbi janë të infektuar 48 persona nga koronavirusi.

9 komente në ““Nuk na bënë gjë koronavirusi, se ne serbët kemi gjene luani”/ Koronavirusi dhe politika serbe: Nga budallallëku, në gjendje të jashtëzakonshme”

  1. Kuq e zi says:

    Pse vetem serbet?
    Si quhej ai mjeku shqiptar qe thoshte se shqiptaret nuk jane prekur per arsye te geneve te tyre te forta?
    Dhe tema kishte botuar intervisten e tij me 8 pika

    1. ben says:

      Kuq e zi-nuk ishte mjek ai per te cilin flet zotrote, por Sazan Guri, nje rrot kari qe e mban veten per ambjentalist dhe te ditur ne te gjitha fushat; pak a shume si shoku Enver.

      1. Mondi says:

        Mjeket e enverit I ka punesuar bota pa u menduar Dy here.Jane Po ata qe mbajne sistemin shendetesor me kembe.Me ata konsultohej enveri para se fliste.Ai me sistemin shendetesor qe e ngriti nga zerro zhduku disa semundje epidemike randaj ha mut sa te duash se te Ben mire.

  2. fabi says:

    HAhaha, gene luani! Me sakte do ishte, gene hienash!

  3. Edk says:

    Me gjenetike barabre

  4. Baliu says:

    Akardemiku serbo-kroat psikiatri Jovan Rashkoviq para se te filloj lufta ne Kroaci pat thene se serbet jan popull budall, me paramendim se kinse budalles duhet ti leshohet rruga, dhe perkunder kesaj serbet i humben kater luftera. Tash serbet po mundohen ta reciklojne ket paroll edhe kunder virusit, duke shtuar numrin e lufterave te humbura ne pese.

  5. Iliria e bashkuar says:

    E Tema, mos jeni bythe serbi qe nuk jepni mesazhin Tim. Ketyre luanve u shkon me mire kriminela ne shekuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje