Reuters
Koronavirusi i ri thellësisht ngjitës, që ka shpërthyer në një pandemi globale, mund të mbetet i qëndrueshëm dhe infektues në ajër për orë të tëra, ndërsa në sipërfaqe të ndryshme edhe ditë, bëhet e ditur sipas një studimi që duhet të ofrojë udhëzime për të ndihmuar njerëzit të shmangin marrjen e sëmundjes.
Shkecëtarët nga Instituti Kombëtar i Alergjive dhe Sëmundjeve infektive, NIAID, pjesë e Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA, u përpoqën që të imitojnë virusin që lëshon një person i infektuar përmes kollës ose prekjes së objekteve mbi sipërfaqet e përditshme, në një mjedis shtëpiak, ose spitalor.
Ata përdorën një pajisje që imitonte shpërndarjen e piklatve mikroskopike të krijuara nga kolla ose teshtima.
Shkencëtarët më pas hulumtuan se përsa kohë virusi rezistoi si infektues në këto sipërfaqe.
Studimit u publikua në internet nga ‘New England Journal of Medicine’ të martën.
Testimet treguan se kur virusi perhapet nga dikush që kollitet, ose teshtin, ai mbetet në ajër i gatshëm për të infektuar akoma njerëz edhe për të paktën 3 orë.
Mbi plastikë dhe në çelik inoks, virusi mund të qëndrojë edhe për tre ditë.
Në karton, virusi nuk rezistoi më shumë se 24 orë.
Në bakër u desh katër orë që virusi të bëhej inaktiv.
Ghhh
E pasken bere tamam per te “q.. robt” njerezimit !
Tani po qe e paskeni rregulluar shenjestren
jo si hiv qe te priste virusi me infektu gjersa te sherdheje dike perndryshe lesht e currit
Po pse nuk e lexoni dhe prktheni mire, besoj nuk eshte koha qe te shkruhen gjera te peraferta…linku i studimi me poshte
https://www.medrxiv.org/content/10.1101/2020.03.09.20033217v2
Atehere perse perdoren maskat kur dalim jashte, kur ky virus reziston ne ajer per tre ore. A nuk ta sjelle qarkullimi i ajrit (era) brenda ne shtepi? Po ashtu ky virus nga disa thuhet qe merret edhe me ane te kepuceve qe shkelim ne rruge, cduhet bere edhe kepucet ti mbajme me maska? Te gjithe japin versione nga me te ndryshmet. Ne raste se keto versione te perhapjes se virusit jane te verteta, atehere eshte kot qe merren gjithe keto masa shternguese, sepse ti i mbyll deren ai te vjen nga dritarja.
Dyshuesi. Nuk eshte problemi me anglishten se ate e qajn, eshte te shqipja qe se kan kap akoma