Nëse një javë më parë do të pyetnit Armand Dukën nëse kampionati shqiptar duhej ndalur për shkak të emergjencës së koronavirusit, ai do të përrgjigjej menjëherë me “jo”.
Presidenti i FSHF-së ishte tejet i bindur se ky ishte një panik i kotë e i pakuptimtë dhe këtë nuk ngurroi ta shprehte hapur edhe në studio televizive.
Pikërisht të hënën e 9 marsit, ndërsa në Shqipëri shfaqeshin rastet e para të koronavirusit, Duka insistoi se masat drastike ishin të panevojshme. Në studion e “Pressing”, Duka theksoi se ishte kundër masave drastike që po ndërmerrte qeveria të cilat sipas kishin qenë të tepruara.
Krejtësisht ndryshe më atë që përmendi në komunikatën e FSHF-së, ku mbështeti vendimin e UEFA-s për të shtyrë Europianin si pasojë e kësaj pandemie, apo edhe më tej teksa FSHF mburrej se “ishte ndër të parat në Europë që mbylli dyert e stadiumeve e më pas pezulloi të gjitha garat, si një masë ekstreme por e domosdoshme për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19”.
Një deklaratë që bën edhe më absurde fjalët që tha Duka vetëm javën e kaluar në studio, përfshirë edhe tentativën për të bërë humor me një gjë shumë seiroze që po kushton jetë njerëzish, fatkeqësisht edhe në vendin tonë.
Unë nuk mund ta kuptoj që ky njeri i cili është i padëshërueshëm në Shqipëri mbahet në këtë karike nga UEFA.Janë munduar ta sikriresin dhe nuk e sikterisin dot.Kjo quhet demokraci?Çdo gje e vendosin të huajt.Kjo nuk ka kuptim dhe tregon se shteti është kukëll vetëm për të ndarë rogat e pensionet…
INJORANCA KETO KA… S’KA BRIRE.
po cpret nga kjo kategori njerezish.
Po sepse kemi njerez te tille ne krye te puneve prandaj jemi katandisur si mos e me keq. Keta jane me nivel te ulet intelegjence dhe sigurisht qe cedojne ne administrimin publik te gjerave. Ky, monster, vetem matrapazin mund ta bente mire.