UEFA vendos diktatin ndaj ligave: Përparësia jonë, Champions-i dhe “Europa League”

18 Mars 2020, 11:05Sport TEMA

Liga e Kampioneve dhe “Europa League”, para secilit kampionat kombëtar. UEFA ka ide fikse dhe, sipas “Repubblica”, dje, në samitin virtual për të vendosur të ardhmen e futbollit europian, ajo i bëri të qarta gjërat. Në të vërtetë, e zeza në të bardhë. Ligat kanë nënshkruar një rezolutë, të dëshiruar fort nga presidenti Ceferin, sipas të cilës, do t’iu jepet përparësi Kupave të Europës para çdo kampionati kombëtar.

Me pak fjalë, përparësi është Champions-i dhe “Europa League”, aq sa ato mund të luhen edhe gjatë fundjavave. Varësisht se kur do të rifillojë të luhet futboll prej “Coronavirus”, UEFA ka caktuar prioritetet e veta. Serie A mund të ndikohet nga ky fakt, sepse në krahasim me Premier League dhe Bundesliga, për shembull, ka më shumë ndeshje për të rikuperuar (12 javë kampionati).

Nëse fillohet të luhet në fillim të majit, sipas planifikimit më optimist, Italia do të rrezikonte të mos e mbaronte sezonin futbollistik në kohë, deri më 30 qershor. Vetë UEFA e ka përjashtuar opsionin e “play-off”, përveç faktit nëse marrëveshja kolektive në Itali pranon ndeshje çdo dy ditë, siç ndodh, për shembull, në Angli. Me pak fjalë, nëse klubet e Serie A, të përfshira në Kupat e Europës, do të arrinin deri në fund, mund të mos ketë më hapësirë apo kohë për të përfunduar Serie A.

Në këtë rast, hipoteza më e besueshme, shpjegon “Repubblica”, do të ishte ngrirja e renditjes dhe fillimi përsëri sezonin tjetër, me një Serie A prej 22 skuadrash. Ky skenar do të sillte humbje parash të çmuara nga të drejtat televizive. Përveç kësaj, klubet mund të detyrohen të “kompensojnë” UEFA-n për shtyrjen e “Euro 2020”.

6 komente në “UEFA vendos diktatin ndaj ligave: Përparësia jonë, Champions-i dhe “Europa League””

  1. tifozja e milanit super super says:

    vendos dikttatin – pra qenka diktaturë !!??
    na rrofshi topet
    nxirreni leicesterin sërish kampion
    pederastët e evropës

  2. tifozja e milanit super super says:

    vendos dikttatin – pra qenka diktaturë !!??
    na rrofshi topet
    nxirreni leicesterin sërish kampion
    pederastët e evropës
    ju zgjebsat e juves lëreni komentin aty

  3. tifozja e milanit super super super says:

    vendos dikttatin – pra qenka diktaturë !!??
    na rrofshi topet
    nxirreni leicesterin sërish kampion
    pederastët e evropës
    ju zgjebsat e juves lëreni komentin aty

  4. tifozja e milanit super super super says:

    vendos dikttatin – pra qenka diktaturë !!??
    na rrofshi topet
    nxirreni leicesterin sërish kampion
    pederastët e evropës
    ju zgjebsat e juves lëreni komentin aty
    lëreni zagarë bardhezinj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje