Xhaçka në krye të aksionit, Rama shpërndan videon: Ndihma për të prekurit nga tërmeti, pensionistët e familjet në nevojë. Durim, besim

18 Mars 2020, 12:53Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video përmes të cilës tregon se nën drejtimin e ministres së mbrojtjes Olta xhaçka vijon shpërndarja e pakove të ushqimeve çadër më çadër, në zonën e prekur nga tërmeti dhe derë më derë për pensionistët e vetmuar dhe familjet e varfra, pas izolimit si masë kundër përhapjes së COVID-19.

Ndërsa shpërndan videon e ndarjes së ushqimeve në Thumanë Rama vijon me mesazhet e tij ‘durim dhe besim deri’ në fund.

“Mbrëmë në Thumanë; Sot, nën drejtimin e ministres së mbrojtjes, vijon shpërndarja çadër më çadër, në zonën e prekur nga tërmeti dhe derë më derë, kudo në Shqipëri tek pensionistët e vetmuar dhe familjet më të varfra. Durim, besim dhe përsëri durim”, shkruan Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje