Isa na la në kohën më të keqe të botëve, nuk u hakmor ndaj Albinit po ndaj Kosovës

19 Mars 2020, 13:15Blog TEMA

Nga Kimete Berisha

Isa Mustafa nuk u dasht me ia ‘dhënë’ Albin Kurtit atë që ia lypi Albini.

Nëse Isa ka dasht me iu hakmarr Albinit dhe me ndëshku për Agim Veliun, veç u dasht mos me ia plotësu dëshirën Albinit, u dasht me lënë me vujt, dhe mos m’i ndihmu me dalë nga situata.

Por Isa Mustafa, iu hakmor Kosovës dhe popullit të izoluar në karantinë. Sepse, i lagti për shi nuk ndin.

Se, askush nuk po mund të besojë se Albini është aq naiv, që të ‘bëj vetëvrasje’ me shpresë se s’do të ‘vdes’.

E pabesueshme që Albini të jetë një hazarder, që thjesht e provon fatin.

Që Albini ka menduar se Isa Mustafa e ‘djeg’ edhe Agimin për interesin e tij?

Por Isa Mustafa kësaj here s’kishte kohë për hakmarrje t’gjata e t’ngadalta, qysh e ka zanat. Isa (sikur) kishte urdhër me ikë, shpejt dhe urgjent..l

Duke ia kthyer shpinën Albinit, e ka çliruar Albinin, ashtu siç ka dashur dhe ka pritur Albini.

Kjo qeveri, me iniciativën e Isa Mustafës, na la në kohën më të keqe të botëve, kur të gjithë jemi në vetizolim dhe s’dimë ‘a do të vdesim nga sëmundja apo nga uria’, kur nuk ka njeri në botë që di të na tregojë se kur merr fund vuajtja, kur merr fund vetmia!

Albin Kurti sikur papritmas u zgjua nga një ëndërr e bukur dhe kur e pa realitetin u tremb nga Kosova;

…thuajse nuk ka jetuar këtu me ne dhe nuk e ka ditur se Kosova nuk bën çfarë do vet, por kur të thotë Amerika ‘Hiqe taksën-ti e heq’, e nuk pret me t’thënë dy herë.

Duhet me njoft veten.

Kur nuk je për kompromis-ngelesh i vetmuar.

Albini sonte ishte i mërzitur dhe nervoz, sepse duket se ka bë si hazarder kur e ka larguar Agimin.

Isa Mustafa ia la fajin taksës dhe Amerikës pse u tërhoq nga qeveria.

Nuk kish guxu’ Isa Mustafa me shfrytëzu Amerikën ‘si pretekst’, pa lejen e ‘saj’.

Isa Mustafa e la për të kuptuar se ‘urdhërin’ për t’u larguar nga qeveria e mori mbrëmë. Kur edhe e kish thirr Hashim Thaçi me ja ‘hjek tutën’.

Agimi u bë sebep.

Mbrëmë të gjithë e dinin, pa

përjashtim se ‘mori fund’, prandaj Hashimi vizllonte.

Fajtori nuk është me rëndësi.

Isa na la i pari.

Mosgatishmëria e Albin Kurtit m’u bë ‘si krejt’, me ju përshtat Kosovës dhe me lëshu pe, është fajtori kryesor.

Albini ka dashur ta ndryshojë Kosovën. Dhe ta konsiderojë Kosovën si shtet i pavaruar edhe nga Amerika.

Krejt ia fali Albinit, veç me ra qeveria për një taksë…për një Agim, për Hashim Thaçin…..

PATETIKE!

P.S. Ashtu si ne që kemi të drejtë m’u idhnu;

edhe Ju keni të drejtë m’u gëzu.

Nuk kemi tash nevojë m’u armiqësu mes vete.

Të idhnumit (në njërën anë) le t’heshtin (se idhnimi s’do fjalë), ose le t’binë me flejt;

e të gëzumit le t’knaqen.

Kryesore idhnimi dhe gëzimi sonte na kanë bërë ta harrojmë frikën nga vdekja.

Dhe shyqyr që s’guxoni, se tash ishit dal me kerre me festu nëpër qytet.

E unë sonte du m’u mërzit.

Sot s’kam hëngër as bukë. Po e fiku dritën, po e ndezi një qiri dhe po mendoj: ‘Mos është kjo ndoshta vdekja’.

Apo ndoshta është shkrimi im i fundit?!

13 komente në “Isa na la në kohën më të keqe të botëve, nuk u hakmor ndaj Albinit po ndaj Kosovës”

  1. Bekim Peja says:

    Albini është koooqe, ndërsa kjo nusja e Amsterdamit është femër koooqe.

  2. Baliu says:

    Qka piqet nuk hiqet. Ise tradhtari e beri edhe njeher ate qe din ta beje me se miri, dhe ate qe e ka mbajtur gjalle ne politike neper te gjitha regjimet. Isa e pat nenshkruar “zajednicen” (asociacionin e komunave serbe), Isa e pat nenshkruar faljen e 8000 mije hektarve Malit te Zi, e tash Isa po don te behet edhe kumbar i ndarjes se Kosoves. Pse jo, kur tradhtia shitet me mire se patriotizmi.

  3. Kerma says:

    Pordhet e medhaja grisin breket e veta- thote populli. O Albin kur nuk te mbajne breket mos boj pordha se te gjitha kusuret e juaja rendojne mbi popullin. Por une kam shume frike se ju atje , klasa politike, jeni te gjithe te shitur ne mos tek Serbi, tek Turku etj. Dhe e di pse? Sepse e keni origjininen e fresket fshatare. Jeni maloke, te paditur. Per ju njeriu eshte shtaze dhe e trajtoni ashtu sic trajtohen delet e derrrat, dosat dhe lopet.

  4. R. says:

    C’ESHTE KJO BUDALLAQE, A NUK MUND TI THOTE DIKUSH TE MESOJE SHQIP?

    1. Baliu says:

      Kjo Kimja thjesht ka vendosur ta perdor gjuhen e amviseve tu Kosovs* qe te jet me e afert me “popullin”, pra duke folur me gjuhen e tyre te dale nga “zemra”. Ajo flet njefar shqipje te perzier fort me turqisht-serbisht nga koha e ish-jugosllavise. Gjoja “talenti i madh” gazetaresk ia lejon asaj te jet “vetja”, edhe kur shkruan per nje rreth te gjere lexuesish. Ajo thjesht shkruan monologe (jo krejt pa-anshem ndaj sponzorve te vet) qe pak a shum po shiten mire.

    2. gjithashtu malok says:

      O R, ajo flet shqip dhe eshte nga te paktat qe shkruan mir gegnisht. ajo artikullin nuk e ka shkruar per gazeten tema apo per rtsh. ajo shkrimin e ka bere per qef te vet, tema e ka marr dhe e ka botuar dhe pse eshte ne Dialekt. pastaj dhe mero baze vete shkruan ne Dialekt toskerisht dhe jo ne shqipe zyrtare. psh emrat mashkullore mero baze ishkruan gjithmone ne femerore, si ne dialektin e fshatit te tij. psh Merua shkoi….., Armandua shkoi…., nderkohe qe e dime te gjithe qe ne shqip nuk ndryshohet gjinia e emrit ne cfardolloj fjalie. ne shqip thuhet mero shkoi…. Armando shkoi….. kadriu shkoi pra nese shtojme zanoren u, tek kadriu shtojme zanore qe nuk ndryshon gjinine e emrit.

  5. Bashkimi says:

    Rrespekte shkrim i goditur dhe shum i bukur . Rrespekte Kimete Berishes , rrespekt e per Albin Kurtin.

  6. amerikani51 says:

    E moj Kimete !
    Nje djall e di ku fle lepuri .!? Mendoj qe Isa jeton me situaten dhe nuk ben ne koke te vet si Albini qe eshte kundra te gjitheve.Prapa Ises mbase ka shume shtytes si SHBA<BE ,Thaci etj..Albini nuk eshte politikan por nje djale i sinqerte qe do te thote "NUL"
    Mos u merzit per Kosoven ajo do shkoje ne rrugen e duhur.

  7. Shqiptari i Ilirise says:

    Ore I nderuar Mero!
    C’eshtje kjo shqipe qe shkruan kjo zonjushja?!
    Nese e ka shkruar me kete dialekt te rende per ndonje katund ne Kosove,dakort.Por ti nuk ke pse ja publikon, sepse je I detyruar te respektosh standartin letrar te gjuhes shqipe!
    Sepse keshtu ti po kontribuon jo vetem ne mbeshtetje te atyre antishqiptareve qe e duan shqipen me dy dialekte gegerisht dhe toskerisht.
    Por Akoma me keq.Ne shperberjen e gjuhes shqipe ne nendialekte krahinash e katundesh duke e kthyer keshtu shqipen ne gjuhe fisesh.

  8. Bureto says:

    Politika është art i vështirë. Politika është arti i të mundshmes. Politika është kompromis. Politika në kohë paqeje është arma e strategjisë, kurse/dhe strategjia është ajo se si i shërbehet më mirë interesave të vendit dhe kombit jo sot, tani, por për të ardhmen. Fatkeqësia e shqiptarëve ka qenë dhe mbetet se historikisht të tillë burra i kanë munguar. Si argument për këtë po citoj Konicën: “Shqipërinë e bënë idealistët, e shpëtoi rastësia/fati dhe e vdiqën/dështuan politikanët”.

  9. Jimi says:

    Per ata qe nuk u pelqen shqipja e Kimetes! Ne Shqiperi egzistojne dy grupime te medha, pothuaj te barabarte, madje me duket se njeri eshte dicka me shum se tjetri. Kemi dy grupime, Gege dhe Toske. Ai grupimi Toske shtrihet nga jugu i vendit, pa perfshire ate pjese qe sot ndodhet brenda kufirit grek , deri ne Shkumbin, ndersa pjesa tjeter, ajo Gege, nga Shkumbimi e deri ne kufi me Serbine e Malin e Zi, ne veri, e verilindje, ne lindje nga Maqedonia. Si rezultat te dyja keto grupime kane te folmen dialektore te trevave ku jetojne, qe dukshem dallojne nga njera tjetra, por shum te bukura. Madje duhet me thene se edhe brenda Gegerishtes, ose Gegnishtes dhe Toskerishtes egzistojne nendialektet. qe Jane lehtesisht te dallushme,e folmja e laleve te Myzeqese, nga e folmja e leberve te Vlores, e folmja e zones se camerise dhe Gjirokastres nga ajo e Beratit dhe Elbasanit etj. Po keshtu edhe e folmja pjeses mbi Shkumbin ka diferenca me te folmen e pjeses se Kosoves, po keto nendialekte nuk eshte se kane difereca te dukshme.
    Perballe ketij realiteti pa tjeter qe duhej nje gjuhe zyrtare, per komuniokim te brendshem dhe ate te jashtem. Per mire apo per keqe, kongresi i drejtshkrimit te gjuhes shqipe, vendosi gjuhe zyrtare kete qe kemi sot. Gjuha zyrtare ne nje fare menyre eshte nje mozaik, ku “guralecet” e tij jane dialektet dhe nendialektet, Toske dhe Gege. Tani c’te keqe ka nese Kimetja, megjithse e njehe mire gjuhen zyrtare, ne nje moment te caktuar, per te rritur edhe ndjeshmerine ndaj asaj qe ajo kerkon te komunikoje, e shkruan ate ne dialekt!? Do te kisha deshire qe ti kisha lehtesisht te perdorshem te dy dialektet! Pershendetje Kimete!

  10. tomsojeri says:

    Mir e ke “Jimi” por kur shkruan nje gazetar-e , duhet te respektoj te dy palet, apo me mir te gjith palet,qe marin mundimin te lexojn ate cka don te thot ! Un nuk di e te lutem perkthema cdon te thot fjala “hazarder” !!! Dhe nuk di gjithashtu nese e ka burimin ne toskerisht apo gegerisht ! I duhet shkrusit te “perkthej” ne kllapa per te respektuar palet ! Un personalisht kam konsiderat per kte gazetare se e thot fjalen e saj pa anesi dhe me guximin qe i fal profesioni ! Shof qe edhe ti shkruan me fjalorin zyrtar ani se njef dialektin e larmishem shqiptar ! Pra pa dashur te zgjatem ,,gazetari me shum nga ne duhet te jet ne korent ! Po shtoj edhe dicka : Kam pasur rastin te shkoj ne Kosov e bile jo nje kalimtar i thjesht dhe ajo qe dua te them esht se Ata e kuptojn shum mir gjuhen tone (nese e quajm zyrtare) e mua me duhej shpesh te kerkoja perkthim !

  11. Lush berbali says:

    Gjithashtu malok
    Po te korrigjoj…
    Emrat mashkullore te trajtes se pashquar Mero,Armando,Koço,Duro ne trajten e shquar lakohen si emra te lakimit te trete.pra si emra te gjinise femerore qe marrin pas mbaresen ja ,te tipit kala -kalaja
    Ashtu dhe emrat mashkullor .
    Pra jo Mero -Merua,as Armando -Armandua ,por
    Mero -Meroja,Koço -Koçoja.
    Emri Kadri ben pjese ne lakimin e II-te te emrave ku futen emrat mashkullore qe ne trajten e shquar marrin pas
    mbaresen u.Prandaj nga trajta e pashquar Kadri ,kalojme ne trajten e shquar Kadriu,njesoj se bari -bariu.
    Kaq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje