Koronavirusi, Manastirliu firmos urdhrin: Shkollat, kopshtet dhe çerdhet hapen në 3 prill

19 Mars 2020, 18:39Sociale TEMA
Koronavirusi, Manastirliu firmos urdhrin: Shkollat, kopshtet dhe çerdhet

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, firmosi një urdhër të dytë që shtyn hapjen e shkollave dhe me një javë. Nga data 23 mars, parashikuar në urdhrin e parë, shkollat do të hapen në datën 3 prill.

Ky vendim nga Ministrja e Shëndetësisë është firmosur këtë të enjten, pasi rastet e reja me koronavirus në vendin tonë shkuan në 65. Deri më tani kanë humbur jetën vetëm dy persona nga koronavirusi në vendin tonë.

Ndërkohë, aktualisht Tirana është qyteti me numrin më të madh të personave të infektuar nga virusi i rrezikshëm. Ndërkohë, me anë të një vendimi, qeveria vendosi të shpallë ditë pushimi të premten më 20 mars.

1 komente në “Koronavirusi, Manastirliu firmos urdhrin: Shkollat, kopshtet dhe çerdhet hapen në 3 prill”

  1. Kim été says:

    Ajri më i pastër është në natyrê se në nëndetëse ushtarake.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje