Po nuk u mbyllëm, do të duhet të bëjmë spital stadiumin kombëtar!

19 Mars 2020, 13:34Blog TEMA

Nga Mentor Kikia 

Beteja më e vështirë e qeverisë dhe shtetit në këtë historinë e coronavirusit, nuk është me sëmundjen, si mundësitë e pakta, mungesa e paisjeve, mjeteve, infrastrukturës, mjekëve etj etj.

Më e vështirë duket se është të detyrojë njerëzit të reduktojnë lëvizjet, të qëndrojnë mbyllur për të shpëtuar veten dhe të tjerët.

Jo çdokush që preket nga virusi vdes. Vdesin të moshuarit, apo ata që kanë ndërkohë komplikacione të rënda shëndetësore.

Por ka një gjë shumë të thjeshtë, që padyshim qeveria nuk mund ta thotë. Nëse në Shqipëri bëhen 500 njerëz për në spital, atëherë ne kapitulluam si shtet dhe si shoqëri, sepse nuk kemi kapacitete. Nuk kemi as spitale, as shtretër, as paisje për frymëmarrje. Do të duhet të shtrohemi në “Air Albaina”, në fushë me krevatë portativë e të marrim rreze dielli.

Ndaj dhe rruga më e mirë, sado e rëndë të duket, është mospërhapja. Dhe mospërhapja bëhet duke mos u bërë bashkë për qoka, sebepe, domino, shetitje, thashetheme dhe një dorë muhabet për të thyer mërzinë e izolimit.

Ndërsa shikoj këtë papërgjegjshmëri, që lidhet me jetën tonë personalisht, po mendoja, si do të silleshim ne, nëse do të kishte një thirrje për mobilizim ushtarak, në rast se armiku nuk do të ishte virusi i padukshëm, por ca njerëz të armatosur që do të na sulmonin?

5 komente në “Po nuk u mbyllëm, do të duhet të bëjmë spital stadiumin kombëtar!”

  1. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    E kam thene dhe po ta them se po te na kishte sulmuar armiku,pjesa me e madhe e pedhit do ishin bashkuar me armikun ashtu sic ben ne luften e dyte…
    Nje pjese tjeter si saliu,bushati,lubonja,rakipi,e sonila me enin,do vrisnin mbrapa shpine ata heronj qe do luftonin armikun.
    A nuk po bejne edhe sot te njejten gje?kercenojne se nuk na ndalon njeri te dalim e te zbatojme rregullat,gjeja me e thjeshte te rrish ne shtepi e te lexosh apo edhe te besh ndonje pastrim se po i mbyt zhuli cecenet.
    A nuk po kenaqen me semundjen saliu me co,se kujton sa me shume te semuren e te vdesin aw me shpejte do vijne ne pushtet….
    Disa cecene trushplare jane gati te japin edhe jeten per saliun,vetem e vetem te iki i xhati

  2. Dani says:

    Nese ju therresin ne mobilizim ushtarak ta them un çfar do benit , do iknit te ter nga syt kembet , se dhe ata qe jan me breza njerez qe luftojn per kte vend , nuk do luftojn me , ju siguroj un , se keni tallur bythen dhe i keni perçudnuar te ter deshmoret qe u vran per lirin e kti vendi ne luften e dyt , jeni tallur e stertallur me ta sa jeni lodh , epo ata ishin njerzit tan , tashti merni ballistet perpara dhe te shkoni pe p..dh te nones , se jemi ne qe do bejm sehir me ju bira kurve qe te paret tuaj e tradhtuan dhe nxoren pushk kunder vendit te vet dhe sot po i beni heronj kta pisa , ishalla nuk behemi per thirrje per luft se gjerat do jen ndryshe , nje her kalon miu nen mustaqe ne te dyten e bo rrug , nuk ka mo budallej qe te vriten per atdheun dhe ti tallin birat e kurves qe gjithmon behen njish me pushtusin brez mas brezi , e te tregojn barcaleta per te tall bythen me ta pas vdekjes , nuk do perseritet mo kjo gjo , ta harroj Ed mutat Rama e kompani .

  3. Dani says:

    Nese na therresin ne mobilizim ushtarak ta them un çfar do benit , do iknit te ter nga syt kembet , se dhe ata qe jan me breza njerez qe luftojn per kte vend , nuk do luftojn me , ju siguroj un , se keni tallur bythen dhe i keni perçudnuar te ter deshmoret qe u vran per lirin e kti vendi ne luften e dyt , jeni tallur e stertallur me ta sa jeni lodh , epo ata ishin njerzit tan , tashti merni ballistet perpara dhe te shkoni pe p..dh te nones , se jemi ne qe do bejm sehir me ju bira kurve , qe te paret tuaj e tradhtuan dhe nxoren pushk kunder vendit te vet dhe sot po i beni heronj ju pisa , ishalla nuk behemi per thirrje per luft se gjerat do jen ndryshe , nje her kalon miu nen mustaqe ne te dyten e bo rrug , nuk ka mo budallej qe te vriten per atdheun dhe ti tallin birat e kurves qe gjithmon behen njish me pushtusin brez mas brezi , e te tregojn barcaleta per te tall bythen me ta pas vdekjes , nuk do perseritet mo kjo gjo , ta harroj Ed mutat Rama e kompani .

  4. xhemal says:

    mendoj qe te fundit qe duhet te flasin te jene shume gazetare qe deri tani kane percielle tek njerezit vetem genjeshtra ,llafe kafenesh pa e bere asnjehere detyren e shenjete te gazetarit .thjesht se jane dembela ose servile te atyre qe i pagojne nuk studiojne.eshte e pamundur qe nga nje zyre apo kompiuter ,celulare te dalesh me nje mendim te drejte te besushem pa grumbulluar e analizuar te dhenat ne terren dhe istitucionet.punohet shume me nivel te ulet ne tv shqipetare.jane ne maksimum te politizuar edhe kur duhet te degjohen specialistet ,shkencetaret.menjehere sa fillojne shkrimet apo emisione e merr vesh cdo te thuhet e kunder behet .eshte kethyer ne nje marrezi gazetariske shpifja,shtremberimi i fakte e,nxitja e frikes,mosbesimit tek istitucionet ,eshte deformuar ekulibri midis te drejtes e detyres ndonjehere nxitet edhe anarkia e cila eshte e rrezikeshme per sigurine e paqen sociale per te sotmen e te ardhmen e vendit.besoj se situata e veshtire do kaloj duke qene bashke per te respektuar me rreptesi keshillit e mjekut e ligjet e shtetit.e para eshte jeta e njerezeve .nuk nevojiten shume fjale.rrini ne shteti.mbani higjene.te izolojme armikun Virus me nje arme te fuqisheme qe e kemi ne dore te gjithe .TE rrime ne SHtepi.uroj cdo te mire cdo njeriu

  5. Babale says:

    Mentor hic mos u sekelldis! Me kete mendje qe kemi ne shqiptaret, jo vetem qe nuk kemi mundesi praktike e financiare per 500 shtreter spitalor, por edhe sikur ti kishim keto mundesi nuk duhet ta realizonim, sepse nuk e merritojme nje sakrifice te tille per njerez mosmirenjohes.
    Nuk e deshirojme aspak, por nese vertet ndodhe nje situate e tille, keta “trimat” nuk do te kene kohe dhe rradhe per te vajtur ne spital edhe pse do te luten si Krishti per ti cuar atje. Ata edhe shum te tjere te pafajshenm do te dergjen rrugeve deri ne momentin e fundit, pasi edhe familjaret e vete edhe pse i kane xhane e shpirt, nuk do ti mbajne dote ne shtepi ne ate gjendje, pasi do te rrezikonin edhe te tjeret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje