FOTOT/ 3 mijë mjekë dhe farmacistë i bashkohen thirrjes për shërbim, Manastirliu: Shembull solidariteti dhe sakrifice

20 Mars 2020, 10:54Sociale TEMA
FOTOT/ 3 mijë mjekë dhe farmacistë i bashkohen thirrjes për

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se 3 mijë vullnetarët të cilët i janë bashkuar thirrjes për të kontribuar në situatën e krijuar prej koronavirusit, janë shembull solidariteti nga ana e profesionistëve të shëndetit.

“Edhe një tjetër shembull solidariteti dhe sakrifice nga profesionistët e shëndetit.

3000 mjekë, infermierë, farmacistë, stomatologë, profesionistë të shëndetit publik dhe studentët e mjekësisë i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të shërbyer në rast nevoje për përballimin e kësaj situate”, -thotë Manastirliu.

Sipas saj, me një organizim shembullor të strukturave të shëndetësisë dhe universitetit të Mjekësisë, në bashkëpunim me universitetet rajonale, ka nisur trajnimi i profesionistëve të shëndetit.

1 komente në “FOTOT/ 3 mijë mjekë dhe farmacistë i bashkohen thirrjes për shërbim, Manastirliu: Shembull solidariteti dhe sakrifice”

  1. h says:

    Shko moj budallaqe mos fol karlliqe.
    Ishalla mos perhapet si në Itali se e shef ti gadishmërinë e leshit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje