Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje të gjithë të rinjve që të mos dalin nga shtëpia. Në një videomesazh, Rama tha se përveç të moshuarve, të rrezikuar janë edhe të rinjtë.
Gjithashtu shefi i qeverisë njoftoi sot se të gjithë qytetarët do të kenë 50% më shumë internet falas për 5 javë.
“Po bëni të gjithë një përpjekje fantastike që do ta mbajë mend historia nëse nuk na i hedhin në plehra ata që nuk respektojnë ligjin.
Mbrëmë shifrat në SHBA ishin të frikshme për rininë, 40% e të shtruarve janë nga 20 deri -45 vjec e jo pak prej tyre rëndë, e vërtetë që ky armik merr në botën tjetër ata që janë më të moshuar e të dobët, por është e pavërtetë që të rinjtë janë të paprekshëm madje edhe fëmijët s’janë 100% të paprekshëm,
ndaj ju lutem të rinjve, gjimnazistë studentë që dalin në lagje për ajrosje e luajnë edhe basketboll mes orëve 4 e6 të mos lëvizin nga shpia për asnjë arsye se jo vetëm do transportojnë bombat në shpi e të vrasin prindin apo gjyshen por mund të humbasin edhe jetën e tyre, shumë për tyre janë ankuar për internetin këto ditë e ju premtova dje se do ju jepja një lajm.
Ne ishim përgatitur qysh herët, falë bashkëpunimit të polcisë, ministrisë është siguruar me gjithë vështiresitë kudo ka qenë e mundur dhe në respekt të kufizimeve aksesi në pikat kryesore të shitjes dhe shërbimit ndaj klientëve, 350 teknikë të autorizuar të qarkullojnë në terren gjatë ditës për të mbajtur rrjetin e për të mos lënë për një kohë të gjatë pajtimtarët bazë pa sherbim.
Ju lutem gjimnaziste, studentë, mos lëvizni nga shtëpia për asnjë arsye në botë, sepse jo vetëm mund të transportojnë bombat dhe të vrasin prindin ose gjyshin.”- tha Edi Rama. (TemA)
Bravo,po i ben te gjitha perpjekjet. Asnje nuk do ti bente dot. Kete e dime te gjithe.
Bravo,po i ben te gjitha perpjekjet. Asnje nuk do ti bente dot. Kete e dime te gjithe. Aty ne Shqiper ithone na ngeli Edi Rama ne tv po edhe ketu ne Kanada e kemi Trudone ne cdo moment ne TV per te na njoftuar cdo hap qe po merret, per te na kujtuar te rrime brenda,si te lajme duart e cdo gje, e disa trapa ne Shqiperi na u merzitkan se na del Rama ne tv.