Mustafa letër të hapur Kurtit: Nuk e bëmë koalicionin për ta prishur, por hiq taksën. Anulo vendimin për Veliun, kërkoji falje LDK-së

20 Mars 2020, 10:13Rajoni TEMA

Kreu i LDK Isa Mustafa në një letër të hapur ku i drejtohet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti thotë se koalicioni  është për të bërë ndryshime.

“Si partner i koalicionit, unë dhe drejtuesit tjerë të LDK-së ndajmë bindjen se nuk duhet të rrezikojmë partneritetin me SHBA-të. Se duhet ta heqim tarifën dhe Qeveria ta merr përgjegjësinë që i takon në dialog. LDK ka mbështetur Rezolutën në Kuvend për dialogun dhe nuk do të mbështes në asnjë rast një marrëveshje që prek kufijtë dhe organizimin e brendshëm”, shkruhet në letër.

Mustafa ka treguar se i kishte dërguar letër Kurtit më 16 mars, ku i kishte shprehur shqetësimin e tij për pozicionimin e kryeministrit për taksën.

“Përgjigjen që e mora nga Kryeministri Kurti, më 18 mars ishte shkarkimi në kundërshtim me Marrëveshjen për koalicion, të nënkryetarit të parë të LDK-së, z. Agim Veliu nga pozita e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike dhe shpallja e tij, hiq më pak se, tradhtar në adresimin e tij qytetarëve në mbrëmjen e asaj ditë. Pyes, juve qytetarë të nderuar, edhe disa nga juve perfaqësues të korit diplomatik, por edhe dy tre deputetë të LDK-së: A është ky veprim i drejtë i Kryeministrit tonë?”, shkruan ai më tej.

Të nderuar partnerë të koalicionit qeverisës

Po e bëj publike adresimin që ia kam bërë Kryeministrit Kurti, më 16 mars të këtij viti. Katër ditë pasi që në zyrën e tij, së bashku me z. Vjosa Osmani, Kryeparlamentare dhe z. Avdullah Hoti, zv. Kryeministër ia bëmë me dije se mosëheqja e tarifës dhe ashpërsimi i marrëdhenieve me SHBA-të do ta sjellë në pikëpyetje koalicionin tonë. Në vijim adresimi:

“I nderuari Kryeministër, Kurti

Si partner i koalicionit, unë dhe drejtuesit tjerë të LDK-së ndajmë bindjen se nuk duhet të rrezikojmë partneritetin me SHBA-të. Se duhet ta heqim tarifën dhe Qeveria ta merr përgjegjësinë që i takon në dialog. LDK ka mbështetur Rezolutën në Kuvend për dialogun dhe nuk do të mbështes në asnjë rast një marrëveshje që prek kufijtë dhe organizimin e brendshëm.

Ne nuk mund të rrezikojmë partneritetin me SHBA-të, për shkak të tarifës. Prezenca e fuqishme e SHBA-së në Kosovë është jetike për vendin tonë. Kemi probleme të mëdha me virusin Covid-19. Këtë betejë duhet ta fitojmë bashkërisht.

Nuk e kemi bërë koalicionin për ta prishur, po për të bërë ndryshime. Prandaj të lutem për mirëkuptim që tarifa të hiqet gjatë kësaj jave. Mos e kupto këtë si kërkesë të njëanshme por si interes të përbashkët.

Nese vazhdohet kështu, posa ta kapërcejmë këtë situatë emergjente me Virusin, si LDK do të detyrohemi të dalim nga koalicioni, sepse nuk duam të jemi bashkëpërgjegjës të prishjes së marrëdhënieve me aleatin tonë kryesor.
Për këtë do ta njoftoj edhe Ambasadorin Grenell.”

Me respekt,
Isa Mustafa

Përgjigjen që e mora nga Kryeministri Kurti, më 18 mars ishte shkarkimi në kundërshtim me Marrëveshjen për koalicion, të nënkryetarit të parë të LDK-së, z. Agim Veliu nga pozita e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike dhe shpallja e tij, hiq më pak se, tradhtar në adresimin e tij qytetarëve në mbrëmjen e asaj ditë.

Pyes, juve qytetarë të nderuar, edhe disa nga juve perfaqësues të korit diplomatik, por edhe dy tre deputetë të LDK-së: A është ky veprim i drejtë i Kryeministrit tonë?

A flet ky veprim se Kryeministri Kurti është i përkushtuar ta ruaj koalicionin dhe ta luftojmë bashkërisht Virusin Corona?

Ju pyes, çfarë vendimi tjetër do të duhej të merrte LDK, kur kaq keq injorohet dhe poshtrohet nga Kryeministri i vendit?

Unë nuk jam i ri të ndikohem nga të tjerët e as avanturier. Jam shumë i brengosur për njerëzit tanë, qytetarët e këtij vendi. Dua që unë dhe partia ime të japë çdo gjë dhe ta fitojmë betejën ndaj këtij virusi.

Dua që të bashkëpunojmë me partnerët tanë strategjik dhe të mos e humbim përkrahjen e tyre.

Edhe sot përulem para popullit tim dhe kërkoj mirëkuptim nga partia ime. Pres edhe sot që zoti Kurti ta heq tarifë, ta anulojë vendimin për shkarkimin e z. Veliu. Që atij dhe LDK-së ti kërkoj falje për veprimet e tij dhe të atyre me të cilët ka bashkëpunuar në këtë akt të ulët.

Të na japë mundësinë të jemi bashkë në këtë betejë. IM

20 komente në “Mustafa letër të hapur Kurtit: Nuk e bëmë koalicionin për ta prishur, por hiq taksën. Anulo vendimin për Veliun, kërkoji falje LDK-së”

  1. karamahmuti i albanis says:

    Une e parashikova se islamist kurti do ta kishte jeten 6 muaj dhe do e rrezonte turkoshaku haradinaj me kallash,por nuk e pati jeten as 2 muaj(pa qeverisur) dhe e rrezoi turkishaku mustaf pasha

    1. free says:

      Jevgu i Athines….ne greqi te rrahen se je alvanos…ne Alvani te menderosen se je evgjit Athine…ne Egipti te palluan se ske nder. Ik ku te duash tani i menderosur je qe larg.

    2. VFLP says:

      Ik o Karazhaferis Pisoglendaqis se na ke ca trapin me idiotizmat e tua. Ik o RROT CARI, o qenie e neveritshme qe te ngjall krrupe!
      Psikopat …

    3. Beki says:

      Ja rro.sh ti Albinit, po me që je afer edhe Ramushit !

  2. Katunari says:

    Ah gjarpër që je ti.

  3. Johani says:

    Sipas teje isa mustafa kosova duhet ti kete as kryeministra sa parti ka ne koalicion,se pari ti je virusi i çdo gjeje ne kosove e veqmas ne politike,ti je nje dhelprak qe kam bindjen se Albini nuk te paska njohur por me mire vone se kurre, para dy netesh degjova nje analisti ne TV Dukagjin qe thene te drejten sia kam pare shoqin ne kosove deri me sot,ai nder te tjera tha; “nese ka mbetur Abdullah hoti e vjollca osmanka ta ruajne miqasine me ameriken ta haje dreqi”. Dhe vertet kosova por edhe amerika e di se sa mik je ti dhe vartesit tu qe as le ngrane nuk guxojne pa ju dhane dozvollen (lejen( ti ,se ler ma te shkojne ne WC sepse ti ke frike se edhe aty e bajne kunder teje,por nejse sidooqfte nese Albini do ta haje ket qorbe te gatuar nga ti ai vetem se do shkoje edhe ndonje dite me large si kryeminister sepse edhe ai e di tashme ska shpetimtar,siq thot populli nuk do varet ne kete shtylle (sot pra) po nje shtylle le large,andaj Albini pas shume gabimeve sidomos me koalici me ty nuk duhet te bej gabim tjeter sepse ne fund te fundit e ke pranuar kryeminister e kryeminister me zagar lidhe ose kur ti do tja zgidhesh nuk ka, me te miren qe duhet ta beje Albini eshte qe tmos ule autoritetin qe kishte dikur e sidomos y riktheje kancerin agim veliu ne pozite kurse kerkim falje duhet ti kerkoi kosoves qe kur lidhi koalici me ty sepse ka fyer e njollosur gjithe arritjet e deritashme ne kosove e veqmas ata pak ish te burgosur politik ne kohen e pushtetit tend me serbine.

  4. Popull says:

    emrin e paske fiks sic e ke shkru kar muti

    1. karamahmuti i albanis says:

      O adullah,xhemal,zhelal,hamdi,zeqo,asqer apo ibrahim,fije,shqere,zenepe sido qe ta kesh llagapin pse nxehesh o mahmut….
      Do ishte mire te kerkonit para ardhesit tuaj neper boten arabe ,si erdhet ketu ose si ngelet ketu nga pyshtimet e sulltaneve.
      Ja familja e nderuar me e vjeter Turdiu e nje 2 te tjere e pranuan dhe e gjeten origjinen e tyre iraniane.
      Nuk eshte turp more turkoshak te gjesh origjinen…
      Edhe romet quhen shqiptar,por kane nje origjin,kurse ju nxeheni..

      1. u dhime duke qesh says:

        O INJORANT Pisoglendi, iranianet jane perset e lashte dhe s’kane lidhje me turqit, o CAR pa zile …

  5. free says:

    Mustafa e nxorri koken qe eshte njeriu i Serbise. Turp ti vij te gjithve qe votojne kte parti te ndyre hajnash.

    1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      Nuk eshte fajtore z. Mustafa. Fajtor eshte z. Kurti qe pa asnje aresye shkarkoi ministrin Veliu.

  6. Baliu says:

    Shoku Mutstafa a je edhe ti per vendosjen e gjendjes se jashtzakonshme, siq e ka vendosur Serbia dhe siq pretendon homo-logu i Vuqiqit shoku Hashum Taqi. A e keni pranuar me shkrim programin qeverises qe tarifa te zevndesohet me reciprocitet. Agim Velica gjoja nuk i “nenshtrohet” Kurtit duke qene pjese e ekipit te tije, kurse nuk ka fare peorblem ti nenshtrohet Bandes se Zanzibarit me takime mbasi bie terri. Pse? Sepse qeni qenin se han, thot populli. Do te perfundoni njejt si Dardan Mollaqi me “shoke shume”. Ka ardhur koha qe ju “Klasa Pulitike” te kerkoni “jete me te mire” jasht vendit e jo populli.

  7. karamahmuti i albanis says:

    O adullah,xhemal,zhelal,hamdi,zeqo,asqer apo ibrahim,fije,shqere,zenepe sido qe ta kesh llagapin pse nxehesh o mahmut….
    Do ishte mire te kerkonit para ardhesit tuaj neper boten arabe ,si erdhet ketu ose si ngelet ketu nga pyshtimet e sulltaneve.
    Ja familja e nderuar me e vjeter Turdiu e nje 2 te tjere e pranuan dhe e gjeten origjinen e tyre iraniane.
    Nuk eshte turp more turkoshak te gjesh origjinen…
    Edhe romet quhen shqiptar,por kane nje origjin,kurse ju nxeheni..

    1. uhahahaaaaaa says:

      Hiqe doren nga tastiera o Budall ? ? ? ? ? ?

  8. Kuq e zi says:

    Mustafa tradhtari skishte pse gjuante pas shpine
    Do kesh fatin e salvinit qe desh e hodhi poshte 5 yjet aleatet e qeverise se vet
    Morali: 5 yjet qeverisin akoma salvini me partine e tij ne opozite
    Prandaj ldk rrezikon rrjedhje me disa parti te vogla vv mund te formoje shumice te re dhe mustafa iken ne shtepi

    1. Veterani says:

      Shumë e saktë. Dhe ashtu duhet të ndodhë.

  9. Bureto says:

    Albin Kurti në një moment tejet delikat për Kosovën, siç ndodhet sot, kjo në disa aspekte, pa i renditur ato, për interesin madhor të saj, duhet ta lëjë për një çast krenarinë dhe të gjejë mënyrën për të kaluar ngërçin me Isa Mustafën. Të tregohet ca më shumë i zgjuar e të kuptojë që në këtë rast Musrafa nuk bën me kokën e Ramushit, por të ‘Babushit’. Ai tash sa ka hyrë në realpolitikë dhe duhet të mësojë nga baballarët e saj. Dilentatizmi në politikë dhe patriotizmi folklorik, sot për shqiptarët, është më i dëmshëm se kurrë për. Koha flet për ne dhe nuk duhet të rrezikojmë. Jo për të ulur kurrizin po duke bërë politikë inteligjente nëpërmjet diplomacisë. Miqtë e mëdhenj strategjikë nuk do të na lënë në baltë. Për këtë duhet të jemi të sigurtë, pavarësisht konjukturave të momentit apo thënë ndryshe afat shkurtëra.

    1. ec aty says:

      Kerkoi Albinit te te marre keshilltar!
      Ik o Bolereto ?

  10. Nik says:

    Gabimi i Albinit si kryeminister ishte qe pranoi si kandidature per minister te brendshem nje kundershtar te koalicionit LVV-LDK! Kjo eshte vertet absurde, s’mund ta detyrosh kryeministrin te marre ne kabinet dike qe eshte shpallur kunder. Asnje antar i kabinetit nuk mund te zgjidhet pa pelqimin e kryeministrit! Ne fakt Isa Skilja ka patur vetem interesin e tij personal, te behet president.

  11. Veterani says:

    Shumë e saktë. Dhe ashtu duhet të ndodhë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje