12 vjet burg në Serbi kush shkel karantinën

19 Mars 2020, 09:16Rajoni TEMA

Beogradi zyrtar ka paralajmëruar masa të ashpra ndëshkuese ndaj të gjithë atyre që nuk zbatojnë vendimet për të qëndruar në karantinë.

Nëse një person do të shkelë vetëizolimin si pasojë e koronavirusit dhe do të infektojë dikë tjetër i cili humb jetën, atëherë shkaktari do të dënohet deri në 12 vjet burg. Italia mori masë të ngjashme një ditë më parë.

Masat e tilla janë njoftuar sonte nga kryeministrja Ana Brnabiç, pasi Serbia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit.

Serbia deri më sot ka 89 raste të konfirmuara me koronavirus teksa qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Vendi ballkanik nuk ka ende viktima dhe vetëm një të rekuperuar.

1 komente në “12 vjet burg në Serbi kush shkel karantinën”

  1. Baliu says:

    Mbasi Vuqiqi e paska shpallur gjendjen e jashtzakonshme, duhet patjeter ta shpalle edhe homo-logu i tij Hashum Taqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje