AAK-ja përkrah mocionin e mosbesimit për Qeverinë Kurti

19 Mars 2020, 14:07Rajoni TEMA

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bëri të ditur se subjekti i tij politik do të përkrahë mocionin e mosbesimit për Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti.

Haradinaj tha se Qeveria u udhëhequr nga Kurti ka qenë më konfliktuozja që ka pasur vendi ndonjëherë, si dhe e akuzoi atë për dezertim.

“Qeveria Kurti e ka hequr taksën dhe e ka hequr më mënyrën më të keqe të mundshme, duke e coptuar vendimin, duke e lënë pa asnjë kredit Kosovën. Në mënyrën më të mirë i ka shërbyer, pra e ka faktorizuar Serbinë, duke lënë Kosovën pa taksë, por edhe pa miq në temat e saj kryesore”, deklaroi Haradinaj.

Haradinaj tha se do t’i presin në ditët në vijim veprimet e LDK-së – parti në koalicionin qeverisës – duke besuar se mocioni i mosbesimit do të votohet brenda pak ditësh.

Këto deklarata, Haradinaj i bëri pas takimit që zhvilloi me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

4 komente në “AAK-ja përkrah mocionin e mosbesimit për Qeverinë Kurti”

  1. Lanabregesi says:

    Po si ka mundesi qe Kosova nuk paska burra te zgjuar dhe te urte,Albini delirant,inatci,hakmarres,dhe I lig,Rambushi po dihet boterisht qe eshte budalla.

  2. USA says:

    Albini inatci,mashtrues,hakmarres,anarshist,Rambushesi,budalla qe I duket vehtja i zgjuar,zgjou Kosove,gjej nje njeri te sakte ne keto momente te veshtira,mudesisht jashte politikes.

  3. Agron says:

    Ça GERDALLE QE eshte ky njeri i pabenfosur , ruani kufit dhe vete ja fali toka t e tij ne kufi Malit te Zi, mos e hinqni taksen thoshte dhe tani qe Albini nuk e hoqi do ta rrezoj, DAVA BERISHIANI DHE KY

  4. Dikush says:

    Ka qene dhe luftetar ku m..t.! Kosova sot ashtu si gjithe bota eshte ne lufte. Eshte ne lufte me koronavirusin, armikun e padukshem dhe rrezimi i qeverise eshte tradhetia me e madhe qe i behet kesaj lufte. Do e lene popullin e Kosoves ne duart e rrumpalles, kur ajo ka nevoje per emergjence shendetesore.
    Per Haradinin une cuditem se si ai gezohet me kete idjotesi Kosovare. Si do mendonte Haradini per nje shokun e tij luftetar qe ne kulmin e betejes, ai te terhiqej? Me siguri do e quante ate tradhetar.
    Per Kurtin dhe Isen vlen i njejti konkluzion, me ndryshimin se ata nuk kane qene ushtare te Kosoves. Si ka mundesi qe Kurti ne piken e luftes kunder virusit, shpall shkarkinmin e nje Ministri, kur ai e di qe praktikisht nuk ka kompetence ta beje kete, qe nga dita e marreveshjes.
    Po Isa me cfare truri nuk toleron dhe ti hapei rrugen ketij rrumpallisti dhe ti japi nje emer te ri per Minister? Valle keshtu e shpreh ai dashurine per popullin Shqiptar? Ta lere pa kujdes dhe trajtim gjate kesaj epidemie me permasa boterore?
    Kujt i sherbejne keta idjote?
    Valle a nuk lexojne ata lajmet nga bota dhe te shikojne se si politikanet e kundert jane bashkuar per e perballe kete armik vdekjeprures?
    Vertet Kosova ka politikane foshnjore, per te mos u vene nje emer tjeter…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje