Rezultatet e rastit studimor të qytezës në veri të Italisë: Testim të gjithëve, izolim total

20 Mars 2020, 20:54Bota TEMA

Qyteti i vogël Vò, në veri të Italisë, ku u regjistrua edhe viktima e parë e koronavirusit në vendin fqinj, është kthyer në modelin më të suksesshëm në botë për përmbajtjen e koronavirusit. Vo është kthyer tanimë në një rast studimor që tregon se si shkencëtarët mund të neutralizojnë përhapjen e Covid-19.

Falë një studimi shkencor, të udhëhequr nga Universiteti i Padovës, me ndihmën e Rajonit të Venetos dhe Kryqit të Kuq, bashkia testoi të gjithë banorëve të qytetit (qyteti ka 3,300 banorë). Qëllimi ishte të studiohej historia natyrore e virusit, dinamika e transmetimit dhe kategoritë më të rrezikuara.

Studiuesit shpjeguan se ata kishin testuar banorët dy herë dhe se studimi çoi në zbulimin e rolit vendimtar për të ndaluar përhapjen e epidemisë së koronavirusit: kapjen në kohë të njerëzve që nuk shfaqin simptoma.

Kur filloi studimi, më 6 mars, në Vò kishte të paktën 90 të infektuar. Por prej ditësh, në qytezën italiane nuk ka pasur raste të reja.

“Ne ishim në gjendje të përmbanim shpërthimin, sepse i identifikuam të gjithë infektuarit dhe i izoluam,” tha Andrea Crisanti, një ekspert i Imperial College në Londër, i cili mori pjesë në studim. “Kjo është ajo që bën ndryshimin.”

Hulumtimi coi në identifikimin e të paktën gjashtë personave që nuk shfaqin simptoma por që testuan pozitive për Covid-19. ‘‘ Nëse këta njerëz nuk do të ishin zbuluar-thanë studiuesit- ata do të kishin infektuar pa e ditur dhjetra banorë të tjerë.”

“Përqindja e personave të infektuar që nuk shfaqin simptoma është shumë e lartë,” thotë Sergio Romagnani, profesor i imunologjisë klinike në Universitetin e Firences, në një letër drejtuar autoriteteve. “Izolimi i tyre është thelbësor që të kontrollojmë përhapjen e virusit dhe ashpërsinë e sëmundjes.”

Ka shumë ekspertë dhe kryetarë bashkish në Itali që bëjnë presion për të kryer testime masive në vend, përfshirë edhe ata që nuk shfaqin simptoma.

“Një test nuk i bën dëm askujt,” tha guvernatori i rajonit të Venetos, Luca Zaia, i cili po merr masa për të testuar çdo banor të rajonit. ” Zaia, e përshkroi Vò si, “vendin më të shëndetshëm në Itali”. “Kjo është prova që testimet në masë funksionojnë”, shtoi ai.

“Këtu ishin dy rastet e para. Ne i testuam të gjithë, edhe pse ekspertët na thanë se ishte një gabim: 3000 testime. Zbuluam se 66 ishin pozitive, të cilët i izoluam për 14 ditë. Pas kësaj 6 prej tyre ishin akoma pozitive dhe nisëm t’i trajtonim me medikamente. Kështu i dhamë fund përhapjes së epidemisë. ”

Sidoqoftë, sipas disa espertëve, problemet e testimeve masive nuk janë vetëm të një natyre ekonomike (secili tampon kushton rreth 15 euro) por edhe në një nivel organizativ.

Të martën, përfaqësuesi i OBSH-së, Ranieri Guerra, ka kërkuar që të rritet identifikimi dhe diagnostikimi i rasteve të dyshuara dhe të testohen të gjitha kontaktet e rasteve të konfirmuara, sa më shumë që të jetë e mundur.

Massimo Galli, profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Milanos dhe drejtor i sëmundjeve infektive në spitalin Luigi Sacco në Milano, paralajmëroi se kryerja e testeve masive mbi popullatën, megjithatë mund të rezultojë e padobishme.

“Kontaktet fatkeqësisht po evoluojnë,” tha Galli “Një njeri që teston negativisht sot mund ta marrë sëmundjen nesër.”

1 komente në “Rezultatet e rastit studimor të qytezës në veri të Italisë: Testim të gjithëve, izolim total”

  1. Doktori says:

    Dy probleme qe ka studimi ne fjale. Vo’ eshte qyteze me pak banore (sa nje bllok) rasti nuk mund gmte zbatohet ne metropol. Nese do te perpiqesh ta besh ne qytet te madh gjithecka (tampone, paisje, laborant, mjeke) do ta ngesh ne fuqi te shumefishte. Metoda me efikase eshte distancimi social duke prezumuar se te gjithe jane mundesisht te infektuar dhe kush shfaq simtoma testohet dhe vazhdon procesin e izolimit total.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje