Balla tregon vendimin e marrë në PE: BE s'do ta lërë vetëm Ballkanin Perëndimor në këtë situatë të vështirë

21 Mars 2020, 12:02Bota TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ndare me ndjekesit e tij lajmin e mire, lidhur me nje vendim te fundit te marre nga Grupi i PPE në Parlamentin Europian.

Ai deklaron se është informuar nga Zëvendës Presidenti Andrej Kovatchev mbi vendimin e Grupit të PPE në Parlamentin Europian që mbështet kërkesën e Komisionerit të Zgjerimit Várhelyi për “mobilizimin e mbështetjes për vendet e Ballkanit Perëndimor përmes IPA, fleksibilitet të rregullave të ndihmës shtetërore, dhe integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Qendrën Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC).

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Sapo jam informuar nga Zëvendës Presidenti Andrej Kovatchev mbi vendimin e Grupit të PPE në Parlamentin Europian që mbështet kërkesën e Komisionerit të Zgjerimit Várhelyi për “mobilizimin e mbështetjes për vendet e Ballkanit Perëndimor përmes IPA, fleksibilitet të rregullave të ndihmës shtetërore, dhe integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Qendrën Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC). Gjithashtu Grupi i PPE i kërkon Bashkimit Europian “të punojë me institucionet financiare të gjejnë mjete dhe mundësi për të financuar” vendet e Ballkanit Perëndimor.

Tre ditë më parë edhe grupi i S&D u shpreh në favor të përfshirjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në mekanizmat e BE për përballimin e pandemisë së Covid-19.

1 komente në “Balla tregon vendimin e marrë në PE: BE s’do ta lërë vetëm Ballkanin Perëndimor në këtë situatë të vështirë”

  1. trimi says:

    Prandaj sduhet tju besoh ju politikanve, BE po perpelitet per vdekje ju thoni do ndihmoje BE!!!!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje